Deputetja e LSI-së shpërthen ndaj Klosit. Reagon ish- ministri: Po hiqni socialistë nga puna!

31 Mars 2017, 17:33Politika TEMA
Deputetja e LSI-së shpërthen ndaj Klosit. Reagon ish- ministri: Po

Deputetja bukuroshe e LSI-së, Silva Caka, ka shpërthyer në akuza ndaj ish-ministrit Blendi Klosi, të cilit i kujton edhe lojën e bixhozit.

“Përpjekja e Z. Klosi për t’ua shkarkuar qytetarëve të Beratit krizën e shkarkimit të tij si Ministër, është e pamoralshme.

Pas dështimit të bojkotit të papritur të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga këshilltarët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Beratit, të urdhëruar nga Z. Klosi, ai keqpërdori edhe kryetaren e Partisë Socialiste në Berat, për të shpifur ndaj punës së Bashkisë së Beratit dhe Kryetarit të saj.

Të gjithë jemi të çuditur si nga bojkoti i këshilltarëve të Partisë Socialiste, ashtu edhe nga shpifjet, pasi deri më sot, ne kemi patur bashkëpunim shumë të mirë me Partinë Socialiste dhe deputetët e saj, deri së fundmi, kur në këtë qark është deleguar Z. Klosi, e sidomos pas shkarkimit të tij nga Ministër.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese e transparente, pasi e ardhmja e Beratit, për ne nuk është një natë bixhozi”, shkruan ajo.

Por menjëherë pas akuzave të saj, ka reaguar Blendi Klosi, që e ka cilësuar të ulët mënyrën e reagimit të saj.

E dashur Silva, më vjen keq që ti ndërmerr një sulm personal ndaj meje, ndërkohë që unë kurrë nuk përgojoj, akuzoj, ofendoj as politikanë me bindje të kunderta, dhe jo më ty. Një kolege e respektuar, grua dhe nënë.

Por nuk mund të rri dot pa i’u përgjigjur jo akuzave apo ofendimeve të tua, por reagimit tënd joparimor pas qëndrimit të këshilltarëve bashkiakë të Beratit, në përpjekjen për t’i dhënë një mesazh publik kryetarit të Bashkisë.

Jo Silva. Kryetarja e PS Berat as nuk është keqperdorur nga dikush tjetër, as nuk ka shpifur ndaj punës së Bashkisë se Beratit apo kryetarit të bashkisë. Po të verifikosh rrethanat që e kane shtyrë PS Berat të mbajë këtë qëndrim, do të kuptosh se s’ke asnjë arsye të cuditesh. Përkundrazi. Të cuditurit janë socialistët që hiqen nga puna. Socialistët që vihen nën presion për t’u konvertuar në anëtarë të partisë suaj, sepse përndryshe hiqen nga puna. Socialistët që duhet të shpallin besnikërinë ndaj LSI në facebook se po nuk e bënë hiqen nga puna.

Kështu që e dashur kolege, mos u cudit hic që PS e Beratit mbron publikisht dinjitetin e njerëzve të saj, pasi nuk ka arritur dot ta sigurojë këtë mbrojtje në takime e biseda pafund me kryetarin e bashkisë. Mjaft me këtë loje se nuk ka asnjë kuptim që duke qene forca e parë e koalicionit edhe në Berat, dhe pasi kanë mbeshtetur fuqimisht Petrit Sinajn për t’u bërë kryetar, socialistët të trajtohen si qytetarë të dorës se dyte. T’u shkelet e drejta për punë dhe dinjiteti i tyre njerëzor.

Nëse dëshiron e nderuar kolege, të ulemi dhe diskutojmë me fakte në tavolinë dhe të degjojmë dëshmitë rrënqethëse të keqtrajtimit të socialistëve këtu në Berat, unë jam gati. Sepse për mua kjo aleancë është më e rëndësishme se fyerja publike që më ke bërë përmes mesazhit tënd. Por, dinjitetin e socialistëve të nëpërkëmbur, nuk më shkon për asnjë sekondë në mend ta negocioj.

Miqësisht

Blendi”, thuhet në reagimin e Klosit.

17 komente në “Deputetja e LSI-së shpërthen ndaj Klosit. Reagon ish- ministri: Po hiqni socialistë nga puna!”

  1. Arureli says:

    Kjo e bij e Maxit eshe e zgjuar shume…..

    1. Tarrasi says:

      Kjo ka shperthyer ne LSI qe kur antaresua … Pyesni Liken se ai i ka shume qejf pjeshkat e njoma

  2. sali says:

    Keta te LSI jane fara me e keqe qe ka mbetur pa u zhdukur ne shqiperi,neqofte se ne 2013 u zhduk Sala Tani duhet te zhduket e keqja tjeter me e madhe qe ka shqiperija me emrin LSI.kudo ne cdo reth ku jane keta ne fuqi ju kerkojne me force njerezve te punesuar nga keta qe te deklarojne se do votojne o dhe te derdhin contibute per lsi ku nuk dihet se ku vene

  3. Ollga Toronto says:

    LSI-ija eshte e ngjashme me PD-en,do qe te rritet si force politike nepermjet forces dhe mashtrimit,i heci me simotren e saj pd ne 2013-en,po e tenton me PS-en ne 2017-en. PS-eja duhet ti tregoj vendin,jo si deri tani,LSI godit dhe PS nuk pergjigjet.

  4. 21 says:

    Ka biba si dashnore, po ka dhe biba në politikë! Po që të gjesh një grua me mend është gjëja me e vështirë në parlamentin dhe politikën tonë!

  5. . says:

    Po kur n’a beni bukuroshe gjithe provincialet dhe maloket (e sajuara me fytyra te ballcamosura) qe zbriten pa leje apo pa rregull te armatosur me me kazma dhe arme ne duar duke shkaterruar dhe zabtuar toka dhe pronat e te tjereve ne Tirane …
    Atehere “NE” Tiransit e vertete jemi “Ylla – BOTE” … ha,ha,ha,ha,ha

  6. perkthyesi says:

    Ore Klos, pse tani po e merr vesh qe keta te LSI po punesojne njerez ne mase, ne menyre qe neser ti kene kontigjent te gatshem vote? Vazhdoni ju me avazin e vjeter, por mos kujtoni se jemi ende ne vitin 1992. LSI i a ka gjetur ilacin kesaj pune. Ca me te vjedhur, ca me blerje vote, te tjerat nepermjet punesimit. Verini gishtin kokes, se kjo force politike ka marre revansh te madh, dhe nuk eshte cudi t’ju kaloje! Atehere dhe fundi juaj dhe i ketij vendi do kete mbrritur!

  7. Bushi says:

    Kushe eshte kjo shinpaze? Duket se eshte nga ato injorantet e LSI-e.Si nuk i vjen turp kesaj edhe atij koke lopes Meta qe shfryhen kundra njerzeve te njejti koalicion.I bejne qejfin Berishes,Bashes,dhe pd-ke.Kjo lloje sjellje ka domethnien e saj.Daullet bjen per ata qe kane veshe e degjojne.Pra drejte pd-ke.Rruge e mbare u qofte.Shkofshi dhe mos u kthefshi.Hipokrizine tuaj ndaj ps-te do t’a paguani shtrenjet,se populli nuk do t’jua fale.

  8. Ledia says:

    Po kur u be edhe kjo recepsionistja deputete, analfabetet e LSI

  9. Treviso says:

    Kush eshte pa pune te shfrytezoje rastin e zgjedhjeve. Mjafton te shkoni tek LSI-ja me listen e gjate te familjareve, dajat, teset, hallat, mundesisht dhe komshijt qe te votojne kandidatin e saje.

  10. Meta says:

    Me sa behet stan me lepuj, aq behet dhe shtet me kalamaj.

  11. Lennard says:

    z:BLEDI E KENI FAJIN VETE:jO VETEM NE BERAT PO NE TE GJITHE QARQET ;BILE DHE NE TIRANE ;LSI-ISTET IA KANE LUAJTUR FENE DUKE PUSHUAR NJE PALE GJYNAQARESH DHE DUKE PUNESUAR BESNIKET E PARTISE ;ATA PO SHPERNDAJNE KARTAT E ANTARSIMIT DUKE U DHENE NGA 20 MIJE LEKE.Ata po sabotojne hapur reformat per te cilat ju keni punuar 3 vjet e gjysem.Ndajeni mendjen mire .Zagaret e LSI jane kunder Vetingut se u digjet suma nga Ky Proces.Ata jane zhytur gjer ne gryke me pislleqet e Korrupsionit.Beni sa ma pare Vetingun dhe ti fusni ne Hale keta Legene bashke me ata te Oborrit te Sali Serbit

  12. grand says:

    O Komandant legjonari shqiperise! O Bled! Pse i pergjigjesh? Nuk ekupton qe e folura e saj eshte abuzive, e folur bice! Flete shume dhe flet asgje! Deputet dhe antaresi e depersonalizuar! Njoh persona nga kjo parti qe ju marrin 30% te rroges per Partine dhe nuk ndihen! hetoni dhe deputetet, enjejta gje!
    Vijne edhe dyerve te pallatevbe se cdonjeri nga keta duhet te siguroj 10 votues, me adrese, email,telefon, dhe i testojne votuesit! mjere keta njerez, anetar te LSI! dhe cfare qe te mbaj vendin e punes, i kercenojne!
    O komandant i PS! Nxirre nje direktive dhe siguroji keta anetar te mjere se vecanerisht keta te mjere nuk do te hiqen nga puna nese fiton PS! Perkundrazi. Mjafte me kete depersonalizim naziskin te LSI? Njeqind here me mire beje marrvehje me pjesen e mire te PD! se sa me keta! Anti-integruesit!

  13. grand says:

    O Komandant legjonari shqiperise! O Bled! Pse i pergjigjesh? Nuk ekupton qe e folura e saj eshte abuzive, e folur buçe! Flete shume dhe flet asgje! Deputet dhe antaresi e depersonalizuar! Njoh persona nga kjo parti qe ju marrin 30% te rroges per Partine dhe nuk ndihen! hetoni dhe deputetet, e njejta gje!
    Vijne edhe dyerve te pallateve, se cdonjeri nga keta duhet te siguroj 10 votues, me adrese, email,telefon, dhe i testojne votuesit! mjere keta njerez, anetar te LSI! dhe cfare qe te mbaj vendin e punes, i kercenojne!
    O komandant i PS! Nxirre nje direktive dhe siguroji keta anetar te mjere se vecanerisht keta te mjere nuk do te hiqen nga puna nese fiton PS! Perkundrazi. Mjafte me kete depersonalizim naziskin te LSI? Njeqind here me mire beje marrveshje me pjesen e mire te PD! se sa me keta! Anti-integruesit!

  14. jkoreshi says:

    tani eshte momenti me I mire te sensibiizohet publiku dhe te demskohet hapur lsi.
    sa me I hapur dhe dinjitoz demaskimi, aq me pa kthim do jete gremisja e helmit meta.
    bjerini qeneve mos u lini kusur.

  15. Mazllëmi says:

    “Kanceri” i vërtetë i politikës aktuale shqiptare, është LSI-ja…! Por Rama dhe stafi i tij, nuk kanë bythë “të çlirohen nga kjo e keqe” dhe të dalin më vete…(sepse siç duket, “janë të dhjerrë”…)

  16. Marina says:

    Partia Socialiste ha te vetet. Ujqrit dhe ujkonjat qe mban ne krye te paret hane socialistet. Dhe nuk themi per injorantet, por njerez puntore e te perkushtuar. E pse atehere te mos mbeshtetin LSI qe u behet krahe ne caste te veshtira. E shkreta PS. Ne duar te pista ka mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje