“Donald Trump mund të inskenojë sulme terroriste për të rritur mbështetjen”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas rënies së ligjit të kujdesit shëndetësor dhe popullaritetit në ulje  të presidentit Trump në sondazhet e fundit, akademiku i krahut të majtë dhe intelektuali Noam Chomsky është duke bërë thirrje për vigjilencë ndaj “flamurit të rremë” për  sulme të mundshme terroriste që sipas tij mund të propagandohen për të mbështetur presidentin dhe nismat e tij për të hequr amerikanët të drejtave të tyre kushtetuese.

Sipas Chomsky, pasi votuesit do të shohin se  premtimet e tij janë “një kala rëre,” Trump do të shkojnë në masa ekstreme për të mbledhur mbështetje.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të përjashtojmë një lloj akti terrorist i inskenuar apo i supozuar, i cili mund të ndryshojë vendin në çast”, tha Chomsky në një intervistë me Alternet Jan Frel.

Chomski thotë se pasi gjërat të fillojnë të shkojnë keq, Trump do të duhet të gjejë objektiva të tjera për të treguar me gisht, emigrantët, terroristët, muslimanët dhe këdo tjetër. Sa për akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA-ve, Chomsky mendon se “kjo është e gjitha vetëm një shaka.” Duke mos përjashtuar mundësinë se ka pasur ndërhyrje nga ana e qeverisë ruse në zgjedhje ai thotë se vetë fakti që SHBA është e indinjuar do të shkaktojë të qeshura te  “gjysma e botës.”

Sipas mendimit të tij, “çfarëdo që rusët mund të kenë bërë, le të marrin akuzat më ekstreme, nuk balancojnë atë qe SHBA-së bën vazhdimisht në gjithë botën.

Aktualisht Senati në SHBA dhe Komisionet e Inteligjencës ne Dhomen e  Përfaqësuesve janë duke hetuar per ndërhyrjet ruse që sollëmn Presidentin Donald Trump në pushtet.

CIA, FBI dhe NSA kanë deklaruar se ata janë të bindur Presidenti rus Putin urdhëroi një fushatë denigrimi të  Sekretared Clinton gjatë zgjedhjeve.

http://www.haaretz.com/us-news/1.780287

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *