Drogës, luftë me parà. Strategjia: Shkollim, strehim, falje taksash

31 Mars 2017, 19:46Kronika TEMA

Qeveria do të ndërtojë shtëpitë e fermerëve të varfër si dhe do të paguajë shkollimin e fëmijëve të tyre për të parandaluar kultivimin e drogës.

Strategjia kundër kanabisit nuk parashikon vetëm goditjen e këtij fenomeni përmes forcës, por ajo përmban edhe një sërë masash ekonomike dhe sociale.

Sipas strategjisë, në Shqipëri është evidentuar një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh tokë, e cila ka rrezik të lartë që të mbillet me hashash. Për të ulur këtë risk strategjia propozon 14 masa ekonomiko-sociale për trajtimin e banorëve përreth këtyre zonave.

Masa e para është ajo e nxitjes së vetëpunësimit për fermerët në zonat me risk. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike, raporton TCH.

Po kështu, strategjia parashikon shtrirjen e programeve të strehimit edhe në zonat rurale, ku shteti do të ndërtojë vetë shtëpitë e familjeve fermere në nevojë.

Rritja e ndihmës financiare do të shoqërohet edhe me masa që nxisin shkollimin. Fëmijët e familjeve të varfëra që jetojnë në zonat e thella do të arsimohen në qendra urbane me shpenzime të shtetit.

Paralelisht, tekstet shkollore do të shpënrdahen falas. Në strategji qeveria ka parashikuar edhe një amnisti të pjesshme fiskale, e cila fal taksat e papaguara të tokës në zonat e rrezikuara si dhe do të heqë përfundimisht disa taksa të tjera, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme.

Nga ana tjetër, 10 për qind të buxhetit për mbështetjen e prodhimit bujqësor do të jepet si financim i drejtëpërdrejtë për fermerët e rrezikuar.

1 komente në “Drogës, luftë me parà. Strategjia: Shkollim, strehim, falje taksash”

  1. krysho ludovik says:

    dmth keta kane vene nga 50 milione te vjetra ne vit edhe tani qeveria do i paguaje te mos mbjellin
    po mire po ata qe qeveria nuk i quan ne rrezik cfare i ndalon te mbjellin vitin tjeter kur te shone sa mire u doli ketyre te tjereve?
    apo kjo eshte strategji leshi tope chanell qe beduini te justifikohet me numra para evropes kur ti duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje