Dy standardet, portali i Presidencës shmang foton e kryebashkiakut të Mirditës mikpritës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Portali zyrtar i presidentit të Republikës, ka mbajtur një qëndrim, me dy standarte në lidhje me veprimtarinë e datës 29 mars në Mirditë ku z. Bujar Nishani mori pjesë në Simpoziumin “Historia e Mirditës në mes të Katedraleve dhe Kapedanëve” dhe dekoroi disa prej personaliteteve historikë të kësaj krahine.

Kështu, ndryshe nga portali i bashkisë Mirditë, ku është dhënë në detaje dhe konform etikës së informimit e gjithë veprimtaria dhe vizita e Presidentit, me plot foto ku është fokusuar në plan të parë zoti President, ndryshe ka ndodhur me portalin e Presidentit, ku me dashje dhe në mënyrë të qëllimshme, është zhdukur fotoja e kryebashkiakut të Mirditës, z. Ndrecë Dedaj.

Bashkia Mirditë, dhe vetë kryetari Dedaj, iu përgjigj me korrektesë ftesës bashkëpunuese të Institucionit të Presidentit, duke hartuar një plan të gjëra masash organizative, si dhe duke furnizuar me lëndën e nevojshme historikë përmes sektorëve të vet, si dhe me një përshëndetje të vetë kryebashkiakut ku vlerësohej Institucioni i Presidentit për këto nderime.

Vetë kryebashkiaku zbatoi deri në një protokollin zyrtar për kësi rastesh, pa patur asnjë lloj ekuivoku, duke e konsideruar Presidentin e vendit si figura e lartë shtetërore e Unitetit të Popullit, ai e priti atë që në krye të herës në vizitën e tij, e shoqëroi në çdo moment duke i ndenjur afër sipas rregullit protokollar, gjë që është fokusuar edhe nga personat zyrtar të Presidencës në krah të Presidentit.

Por si për çudi, me të mbërritur në Tiranë, stafi i tij i informimit ka bërë “kujdes me porosi nga lart” që portreti i kryebashkiakut Dedaj, të mos figurojë askund në informacionin e përcjellë nga portali i Presidencës, duke bërë kujdes që mos shfaqet për as dhe një moment të vizitës!

Ndërkohë, krejt tjetër gjë ka ndodhur me portalin zyrtar të bashkisë Mirditë, ku fotoja e Presidentit krahas kryebashkiakut është vënë në mënyrë korrekte që nga pritja në shesh, Himni i Flamurit, ndjekja e simpoziumit në sallë, madje dhe fotot e lirshme me fëmijë dhe artistë të Ansamblit Mirdita.

E gjitha kjo ra ndesh me fjalën e Presidentit, ku u deklarua si faktor përbashkues dhe spikatës i unitetit të popullit, por që në fakt në prapamendje, veprohet ndryshe, duke inspiruar një anësim absurd politik qoftë dhe në portalin zyrtar të Institucionit, meqë kryebashkiaku i Mirditës vjen nga e majta!

Natyrisht, ky rast, që mbase duket i vogël në dukje, tregon se çfarë në realitet përfaqëson Institucioni i Presidentit të Republikës, qoftë dhe në një vizitë të tillë ku “uniteti dhe paanësimi politik” shitet si fasadë dhe hipokrizi!/TemA-m.a

Për më tepër ndiqni linket:

http://president.al/?p=40360

http://bashkiamirdite.gov.al/sq/presidenti-i-republikes-z-bujar-nishani-akordon-tituj-te-larte-nderi-per-figura-te-shquara-te-mirdites/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *