“E mora nga Kalaja e Dodës, gruaja më zhdëpi në dru”/ Historia e dhimbshme e durrsakut që ka mbetur rrugëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një 57­vjeçar nga Sukthi i Durrësit ka vendosur të sfidojë mentalitetin “e burrave të fortë” shqiptarë dhe të rrëfejë të gjitha peripecitë e jetës së tij, martesës së palumtur në moshën 37­vjeçare, divorcin për shkak të dhunës fizike që gruaja ushtronte, sëmundjen që e ndjek nga pas si hije dhe mungesën e një strehe ku të fusë kokën.

I sëmurë nga Epilepsia, Zabit Tota ka zgjedhur studion e emisionit

“Me Zemër të Hapur” në News 24 për të kërkuar ndihmë, që t’i gjendet një strehë, pasi pas divorcit ka mbetur rrugëve.

Si e njohe bashkëshorten?

Zabiti: Unë i lindur në Sukth më martuan dajat me një grua nga Kalaja e Dodës 18 vite më parë. Ditët e para shkuam mire Pse dajat?

Zabiti: Isha 37­vjeç, vija nga dy fatkeqesi në jetë, por dëgjova prindërit.

Gruaja kishte qenë e martuar kishte lënë nja 2 fëmijë andej. E mora erdhi në Sukth, i tërhoqa edhe njerëzit e sa, i tregova tokat ku të blinin, pior nuk ë dëgjova babain që më tha “Me mikun ha e pi, por rri larg”.

Megjithatë nuk ma prishi dhe vendosa t’i marr prindërit e gruas. Ajo çdo gjë e gjeti gati, me shtëpi me katandi, edhe tasin e groshit e gjeti gati, çdo gjë.

Ardhja e njerëzve të bashkëshortes suaj sollën probleme tek ju?

Zabiti: Po 5 vjet jetuam mirë, më pas lindën problemet. Pse grindeshit? Zabiti: Nuk ma varte, nuk më respektonte, përdorte llafet nga më të ndryrat…

Ti ke thyer mentalitetin shqiptar, vjen këtu dhe thua që nuk të ka dhunuar vetëm bashkëshortja, apo jo?

Zabiti: Jo vetëm ajo, por edhe prindërit e saj. Unë isha njeri i rregullt, as alkool asgjë, edhe kafen turke e pija në shtëpi, po ajo ishte në depresion ndaj vepronte ashtu.

Po ju e keni respektuar bashkëshorten?

Zabiti: Po. E kam çuar edhe në plazh o zonja gazetare, jam njeri i rregullt, familjar. Ajo nuk kujdesej fare.

Mos ndoshta e trajtoje si skllave se ka tentuar të vetëhelmohet?

Zabiti: Atë vendim e ka marrë nga nervat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““E mora nga Kalaja e Dodës, gruaja më zhdëpi në dru”/ Historia e dhimbshme e durrsakut që ka mbetur rrugëve”

  1. ** says:

    PO ku e gerrmove fisin e saliut o derzi , saliu dogji SHQIPERIN ti krkove te rregullosh familje me fisin e saliut pupupu , ti pse nuk thu je martu me arushen ,sa gjyna .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *