Flet polici që u sulmua dhe fye rëndë nga kreu i PD: Çfarë ndodhi pasi fika kameran e trupit….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ditën e djeshme një video flagrante e kreut të Partisë Demokratike në Lushnje Myslim Murrizi, publikuar nga vetë zyrtari i PD-së, u përhap masivisht dhe ngjalli reagime të forta.

Video tregonte se si Murrizi i drejtohej me një fjalor të rëndë fyes punonjësit të policisë Agron Voga, i cili e konstatoi pa rrip sigurimi.

Agron Voga është babai i një vajze të vogël dhe është pjesë e Policisë së Shtetit prej 8 vitesh, ndërsa prej 3 vitesh i shërben Policisë Rrugore.

Voga rrëfen gjithçfarë ndodhi dje në një intervistë për newsbomb.al.

Përtej asaj që u pa me zë dhe figurë në video, çfarë ndodhi tjetër që ne s’e dimë ende?

Në momentin që fika kamerën, zotëria më kërcënoi, më shau dhe më tha : “Tani do e shohësh çfarë do ndodhë me ty”. Pas kësaj unë e kallëzova në komisariatin numër 1 dhe vazhdova punën.

A pati ndonjë moment kur ju menduat se mund ta humbnit kontrollin përballë gjithë serisë së fyerjeve e sharjeve të zyrtarit të PD-së?

Jo. Për asnjë moment. Kjo puna jonë është punë rutinë dhe ne raste të tilla kemi çdo ditë dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të biem pre e provokimeve. Jemi zbatues të ligjit dhe kaq.

Ju e dinit kush ishte shoferi që ndaluar, pra që ai ishte pikërisht Myslym Murrizi, pasi kryetari i PD-së pretendon se ndalimi i tij ishte politik.

Jo, nuk e njihja fare. Zotëria ishte pa rripin e sigurimit dhe procedura ligjore parashikonte gjobë. Thjesht po ndiqja procedurat.

Videoja është bërë virale tanimë dhe reagimet në rrjet kanë qenë masive. Shumë ju kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me ju. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Mendoj se kam bërë detyrën si duhet ndaj dhe reagimet kanë qenë pozitive. Nuk kam ndonjë ndjenjë krenarie për veten. Është thjesht respekti për uniformën që mbaj veshur dhe është detyra ime të sillem kështu me këdo.

A ishte kjo situata më e sikletshme me të cilën jeni përballur ndonjëherë?

Në fakt janë situata që përsëriten çdo ditë por ky rast duhet të shërbejë për të sensibilizuar të gjithë shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Është e vërtetë në fakt që raste të tilla përsëriten rëndomë ndonëse jo çdo ditë publikohen video të kësaj natyre por nga ana tjetër jo gjithmonë punonjësit e policisë mbajnë qëndrimin që ju mbajtët. A keni një mesazh për këta kolegë?

Ata e kanë të qartë që duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Asnjë punonjës i policisë nuk duhet ta humbasë kontrollin, pavarësisht se kë ka përballë dhe pavarësisht sa fyes mund të jetë personi që ka përballë.

Po për shoferët si zoti Myslym Murrizi keni një mesazh?

E kam për të gjithë shoferët. Pavarësisht se si pasojë e shkeljes mund të gjobiten, e rëndësishme është mos irritohen deri aty sa situata të përshkallëzohet. Ne nuk jemi në këtë detyrë për të vendosur gjoba por për t’i bërë të respektojnë ligjin dhe jo rrallëherë, kur e kemi parë të arsyeshme, jemi treguar mirëkuptues dhe kemi falur.

Po vetë zotit Murrizi doni t’i thoni diçka?

Unë s’kam asgjë personale me të por për të gjitha akuzat e bëra ndaj meje, do marrë një përgjigje ligjore. Do e çoj çështjen në Prokurori në mënyrë që situata të kësaj natyre mos përsëriten më.

Ju kanë kontaktuar eprorët tuaj pas publikimit të videos?

Po, kontakte kemi përditë.

Sigurisht, por referuar rastit në fjalë donim të dinim. Ç’ju kanë thënë?

Po, më kanë kontaktuar të gjithë drejtuesit dhe më kanë inkurajuar të vazhdoj punën e të zbatoj ligjin pa iu trembur gjuhës së askujt.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

24 komente në “Flet polici që u sulmua dhe fye rëndë nga kreu i PD: Çfarë ndodhi pasi fika kameran e trupit….”

  1. Dajti USA says:

    Respect Z.polic,me kafshet e Saliut,si ky Muslum Murrizi,keto ndodhi jane te pritshme,keta halabak nuk njohin shtet.

    1. genci says:

      alabaket sjan te saliut saliu eshte njeri prej alabakeve qe ka vendi por sa me shume alabak te jesh me shume pushtet ke ne shqiperi me vjen keq por jane ber te gjithe alabaket me nga 7 diplloma, dhe me shume miliona.

    2. xheJ eN Bi says:

      I lumte policit qe nuk e humbi durimin .
      Une qe e degjoja ne video u xhindosa ,po polici u tregua gjakeftohte tej mase.

  2. Moni says:

    Po ta kishe hequr zvarre nga makina, ta kishe shtrire ne asfalt dhe ti vije prangat qenit. Se ne SHBA ose ne Gjermani, sot Myslimit do ti kishin bere varrimin.

  3. tetanozi says:

    Respekte policit. profesionis i vertet. Krenar per ju.

  4. kasem gahinji says:

    te lumte,nje qendrim dinjitoz dhe pergjigje e mencur.

    1. Trimi says:

      Po per plerat e tilla eshte e nevojshme qe tju tregosh se cfar te gjen kur perdor ate fjalor ndaj policit ndaj vet shtetit

  5. Nick says:

    Ore ty te lumte qe nuk e humbe, se keta lloj kafshesh nxjerrin nga binaret dhe ata me te mençurit.
    Vetem shiko te mbrosh veten me ane te ligjit!
    Heren tjeter qe te te thone 1 te mijetat e asaj qe volli ky ndyresira, me shume qetesi, nxirre nga xhami dhe veri prangat!

  6. Lufter says:

    Ketu ne USA po t,i kundershtosh policit jo kaq sa ka bere ky injoranti i PD shkon ne burg menjehere pa e zvarritur ose neglizhuar te Llalla.

  7. Dritani USA says:

    Kafshet e Saliut,si Lyli dhe ky Mazllem Murrizi i Sulzotajt,qe eshte rritur me eren e plehut,keto gjera do presesh.Do falenderuar vetem per vidion,se ndryshe nuk do e mernim vesh se pd-eja e Lushnjes drejtohej nga nje Hajvan prej Sulzotaj.

  8. Rigoni says:

    Ky eshte shteti.

  9. PD-tyja Populli NUK te Do. says:

    Zoterinj,
    Rregullorja t’i jape te drejte Policit Rrugor qe pasi te marre ne dorezim dokumentacionin nga shoferi, polici te futet ne makinen e vet duke udhezuar me pare shoferin qe te mos dale nga makina e tij ne asnje rrethane ciladoqofte ajo dhe te jete i parkuar gjate gjithe kohes qe ndiqet procedura.

    Pasi te perfundoje gjobitja, fleta e gjobes se bashku me udhezime te tjera ti jepen shoferit dhe t’i komunikohen verberisht te drejtat e tij per ankimim, afatet kohore, dhe menyrat e kontaktit me autoritetin e qarkullimit rrugor.

    Kaq! Polici rrugor nuk ka perse te degjoje nje shofer te inatosur. Sigurisht, rasti ne fjale ka edhe nje precendent te shemtuar sepse shoferi nuk pranonte te dorezonte dokumentat dhe nderkohe hodhi nje bresheri ofezash. Ky rast te kthehet ne precedent gjyqesor dhe te arkivohet me masen e denimit si reference per raste te ngjashme ne te ardhmen.

    Mbroni punonjesit e qarkullimit rrugor me nje rregullore te minimizon kontaktet dhe dialogun me shoferet.

    1. Arberia says:

      Të lumtë! Ky është një sugjerim shumë i saktë dhe i drejtë.

  10. Gora says:

    Ne nje vend demokratik ky deputet mund dhe te shkarkohet, kurse policit duhet te demshperblehet ka fyer dinjitetin njerzor, ka abuzuar dhe me uniformn me ruajtsin e ligjit prokuroria duhet te he thoj zotrine, ne sduhet te qeverisim nga njeres te tille.

  11. Selim Rroshi says:

    Shume palle ky deputeti pd. Seshte trimeri te meresh me policin e rruges. Ai njeri e familjar eshte ne krye te punes se vet. Te zuri me shkelje ul koken qofsh jevg a deputet.
    Bile po te sillesh mire dhe te vene minimumin e gjobes se njerez jane policet e hallexhinj vete qe vujane si gjithe shqiptaret tranzicionin e pafund.

  12. Tut says:

    Respekt per ty,dhe per qendrimin dinjitoz.

  13. Bogonica says:

    Ne Amerike nuk guxon shoferi te dale nga makina,nje dore e mban ne timon,me doren tjeter nxerr dokumentat dhe ja jep policit, shikimin e mban drejt perpara pa guxuar te ktheje shikimin nga polici.Polici shkon ne makinen e tij,harton procesin dhe i tregon shoferit rruget e ankimimit.Zakonisht patrullat rrugore jane me dy police,njeri nga keta kontakton shoferin dhe i dyti ,me doren ne pistolete, eshte i gatshem per cdo levizje te shoferit,ndersa kur del nga makina shoferi i versulen te dy dhe e lidhin ne vend.Pastaj “o lele erdhi gjermani”.

  14. Sina says:

    RESPEKT PËR POLICINË E SHTETIT.!
    RRUGAÇI I PD, TË JAPË LLOGARI PARA LIGJIT.!

  15. lennard says:

    Respekt Policit ne krye te detyres.As Mos e caj zalloten per ndyresira te sojit te Myslimit te PD

  16. Arben says:

    Edhe neve na bere krenar.Me krenare se askush eshte ajo goce e vogel qe ke more djal azgan. Bravo qe nuk re ne llumin e llumrave te çadres qe po ju vjen fundi funderrinave

  17. Agron says:

    Ky polic me qendrimin e tij dhe me kete interviste me ben optimist. Ne mund te ngreme nje shtet serioz

  18. Toni USA says:

    Ne rradhe te pare kjo ngjarje te behet shembull per raste te tjera sepse ne qofte se ky qytetar qe ne kete rast nuk eshte thjesht i tille por i veshur me pushtet nga partia demokratike ku ai aderon dhe eshte pjese e saj te respektoj ligjin me teper sesa qytetaret e thjeshte dhe te japi shembullin e mire ( por ja qe ndodhi e kunderta) ne kete rast. Une ketu ku jetoj ne USA praktikohet denimi me vdekje ( death penalty ) po vrave te vret shteti por ne kete rast kemi nje situate ofendimi te figures se shtetit qe perfaqesohet me policine, ne qofte se ti ben debat dhe ofendon policin ( shtetin ) automatikisht arrestohesh nga 24-72 ore burg plus pervec gjobes se rrypit te sigurimit aplikohet edhe nje gjobe per fyerje te figures se shtetit dhe ne kete rast quhet krim ( felony ) e cila te ngelet ne rekordin tend per gjithe jeten. Prandaj mendohuni mire per veprimet tuaja qe beni dhe ofendoni policin qe perfaqeson shtetin dhe ligjet e tij. Respekte oficerit te policise per gjakftotesine qe tregoi ne kete situate.

  19. tirons says:

    bravo policit per gjakftohtesine. respekte vllaji. une per vete vallaj do kisha shperthy. kalbeni ne burg kte mazllëmin nja 1 vit, pleren.

  20. bill right says:

    Nuk ve ne dyshim dhe aprovoj plotesisht sjelljen e policit, por shefat e tyre qe kane mbushur tiranen me police per gjoba per ripat apo per telefonat vetem ekspozojne policin ne situata te tilla qe tashme jane rutine . Sa gjoba kane vene per parakalim te ndaluar apo ne kryqezim. Sa gjoba kane vene per hekura/karrige/mjete te tjera perpara banesave/dyqaneve per te rezervuar parking, sa gjoba kane vene per prinderit qe parkojne perpara shkollave siper vijave te bardha etj etj etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *