Hetimi për korrupsion, FIFA dorëzon dosjen te drejtësia

Federata ndërkombëtare e futbollit mbylli hetimet e saj 22 mujore në lidhje me skandalin e korrupsionit dhe dosjen e përpiluar e dorëzoi te autoritetet në Zvicër.

Nëpërmjet një komunikate, FIFA bëri të ditur se gjatë hetimeve të saj u kontrolluan mbi 2.5 milionë dokumente dhe se raporti i dorëzuar në organet e drejtësisë zvicerane ishte prej 1300 faqesh. Ajo  shtoi se ky raport do të dorëzohet edhe tek autoritetet amerikane të drejtësisë dhe se tani e gjithë vëmendja do të kthehet tek loja e futbollit

“Tani FIFA do të fokusohet te futbolli i luajtur për tifozët dhe të gjithë lojtarët në mbarë botën. Ne hymë në veprim me synimin që këtij sporti t’u kthejmë paratë e marra nga ata persona që tani do të dënohen për krime. Kemi kaluar nga mbrojtja në sulm. Të jetë e qartë për të gjithë, ata që abuzojnë me FIFA dhe futbollin për t’u pasuruar jo vetëm që do të përjashtohen përgjithmonë nga ky sport, por do të kthejnë edhe të gjitha paratë e fituara në mënyrë të paligjshme”, tha Gianni Infantino, President i FIFA-s.

FIFA i nisi hetimet e saj menjëherë pas akuzave të ngritura në vitin 2015 nga Prokuroria e SHBA në drejtim të dhjetëra drejtuesve të saj që ishin kryesisht nga Amerika Latine, që shkaktoi edhe skandalin më të madh në historinë 113-vjeçare të këtij institucioni.

Disa prej këtyre personave u shpallën fajtorë dhe janë në pritje të dënimit, disa janë duke u përballur në seancat gjyqësore,ndërsa të tjerët janë ende në vendet e tyre për t’iu përgjigjur drejtësisë. Mes emrave të përfshirë në skandal ishin edhe ata të ish presidentit të FIFA Sep Blatter e Sekretarit të përgjithshëm Jerome Valcke, të cilët janë përjashtuar respektivisht me 6 dhe 10 nga të gjitha aktivitetet.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *