Historia shqiptare e shpjeguar brenda Unazës, postimi në “Facebook” që u bë viral...!

31 Mars 2017, 12:30Sociale TEMA

Një postim interesant i s’dihet se kujt në “Facebook” ka marrë mijëra ‘share’ për pak ditë në “Facebook”.

Autori e shpjegon historinë e Shqipërisë me qendra tregtare, monumente dhe vepra arkitekture. Të gjitha të përmbledhura brenda Unazës së kryeqytetit. Lexoni më poshtë:

Postimi i Plote:

Me inaugurimin e qendres Toptani shtohen mundesite per turizem te tipit te ri – Turizem Makbethian. Perfytyroni: autobuzi me turiste e nis nga hotel Plaza me shoqeruesin qe shpjegon: “Kjo eshte qendra Toptani. Esat Toptani u vra ne 1920 ne Paris”.

Pas 2 minutash: “Ky eshte sheshi Avni Rustemi. Rustemi ishte ai tipi qe vrau Esatin”.

Pas 5 minutash: “Ky eshte Bulevardi Zogu I. Ahmet Zogu ishte nipi i Esatit dhe vrau Avniun per tu hakmarre”.

Pas 5 minutash: “Ky eshte sheshi Fan Noli. Fan Noli ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avniun, beri revolucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e debuan dhe e denuan me vdekje ne mungese. Vecse Ahmeti u kthye pas gjashte muajsh, mori pushtetin, u be mbret dhe denoi Fan Nolin me vdekje ne mungese. Fan Noli ju kthye punes se priftit.”

Pas 2 minutash: “Kjo eshte Piramida, muzeu i Enverit qe mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet”.

Kthen koken nga ana tjeter: “Kjo eshte qeveria dhe kuvendi i Shqiperise. Keta i rane shkurt. I shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik”.

Dhe keshtu mbaron me happy-end historia e Shqiperise se pavarur…

 

1 komente në “Historia shqiptare e shpjeguar brenda Unazës, postimi në “Facebook” që u bë viral…!”

  1. Tirana says:

    Shkrimi eshte realist! Nuk dim me te vertet se cili eshte tradhetar e cili eshte patriot. Ne realitet populli e di ,po nuk i dine politikanet e ata te bashkive qe nuk lane tradhetar pa u vendosur emrin neper sheshe e rruge. Prandaj kete mish -mash e zgjith vetem : Te hiqen emrat e politikaneve ,te c’do periudhe ,nga sheshet e rruget. Te emertohen me figura aktoresh,muzikantesh, dietaresh te arsimit e kulktures,arkitekteve e tj. Kjo do te jete me e ndershme. Na mbyten me emertimet “Nene tereza” e cila meriton nje permendore ne Tirane e Kosove……… po jo ne ato institucione qe nuk ka lidhje fare Psh . aeroporti . Eshe e njellojte si emri i stadiumit “qemal Stafa ” ku Qemali nuk eshte permendur si sportist……… Lemsh e kemi bere vet bashkite …….. sipas politikes qe perfaqesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje