Hoxha: Dua titullin me Partizanin, nuk dua të komentoj zgjedhjet e De Biasit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani-Skëndërbeu është super sfida e javës së 27-të të Kategorisë Superiore ku përballet dy skuadra rivale për të fituar titullin kampion.

Në konferencën për shtyp kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha, u shpreh se ky takim është mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, ku synimi do të jetë vetëm marrja e tre pikëve.

“Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja me Skënderbeun. Nuk mund të them për jetë a vdekje, por është shumë e vlefshme për ne. Kur merr pikë përballë kundërshtarit direkt, nuk merr vetëm ti pikë, por frenon dhe kundërshtarit. Duhet që në këtë ndeshje të kemi psikologjinë e duhur. Të futemi grup, të luajmë fort dhe me dëshirën për ta fituar ndeshjen, jam i bindur që do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Jemi përgatitur për t’ju përshtatur kësaj sfide përballë Skënderbeut. Kemi besim që ky është viti i duhur për Partizanin. Nuk është e thjeshtë të dalësh kampion edhe pse kemi vite që e kërkojmë dhe e dëshirojmë këtë gjë jo vetëm ne lojtarët por i gjithë populli i kuq”

Më tej, Hoxha u ndal dhe tek grumbullimi i tij me kombëtaren ku ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen me Italinë dhe Bosnje Hercegovinën.

29-vjecari tha se ishte përgatitur maksimalisht për sfidën me Italinë, por theksoi se respekton zgjedhjen e trajnerit.

“Jam i kënaqur që jam pjesë e ekipit kombëtar, luaj apo nuk luaj ato janë zgjedhje të trajnerit. Sigurisht është ndryshe për një 19-vjeçar dhe një portieri 29-vjeçar. Ndoshta aktivizimi i Strakoshës në një kampionat më të fortë mendoj se ishte edhe arsyeja e zgjedhjes së De Biasit. Sigurisht do të ishte mirë të luaja përballë Italisë. Isha përgatitur psikologjikisht shumë por dhe fizikisht për këtë takim. Shpresoj, ndoshta me Izraelin trajneri ka ndonjë ide tjetër. Nuk kam patur asnjë komunikim me De Biasin.”

Në fund i pyetur për të ardhmen e tij, Hoxha tha se momentalisht është i përqëndruar tek Partizani ku synon të fitojë titullin kampion, ndërsa më pas do të mendojë për të ardhmen.

“Është e vërtetë që kam patur disa oferta, por për momentin unë jam i përqëndruar tek Partizani dhe të fitoj titullin. Nëse fitojmë titullin, në fund të kampionatit do të flasim më tepër. Nëse ofertat janë konkrete, në të mirën time dhe të Partizanit, nuk besoj se do të më pengojnë të largohem”, përfundoi Hoxha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *