Koalicionet, Pollo thirrje në formë ftesë për LSI: Zgjidh fatin tënd, por…t’ju qëndrojë disa deklaratave…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PD-së, Genc Pollo tha se LSI duhet të luajë një rol konstruktiv në vendimin që ajo do të marrë për koalicionin, duke i qëndruar edhe disa deklarateve të saj.

Në “Orën e Intervistës”, Pollo u shpreh se rinovimi i koalicionit PS-LSI nuk do të kishte ndikim në qëndrimin e PD.

“Unë do ti lija LSI dhe PS ti shprehin vendimet me gojën e tyre. Pashë Ilir Metën të thoshte se ligji i arsimit të lartë ishte një dështim. Para 2.5 viteve i kemi reshtuar arsyet se pse ky ligj do sillte dështime dhe do merrte ne qafë maturantët, LSI e votoi, tani po e kritikon, por më mirë vonë se kurrë. Le ta leme LSI ta zgjedhë fatin e saj, do ishte e dëshirueshme që ajo të luante rol konstruktiv në përputhje me disa deklarata. Se çfarë vendimi merr dhe çfarë interesi ndjek atë e dinë zotërinjte që janë aty brenda. Kauza është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe PD do ta bëjë me të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë vend”, tha Pollo.

Nuk do të kishte asnjë ndikim tek PD ky rinovim?

Në qendrimin e PD nuk besoj, se çfarë bëjnë ata, jo vetëm LSI,  sa seriozë janë do ta provojnë me vendimin që do marrin, por edhe brenda PS ku nuk janë fort të lirë të shprehen, ka një ndrydhje në këtë situatë të cilën ka degraduar PS, por kuptohen shprehen më me vështirësi sesa kolegët e tyre qeveritare të PS. Në fund të fundit janë në atë parti dhe do pranojnë. Nëse LSI shprehet cik më lirshëm, aty shprehen, por më me murmurima.

PD e ka votuar rezoluten e PPE….ka akuza që nuk ka votuar?

Kam qenë në sallë, kam ngritur kartonin dhe kam votuar pro. Nuk ishin të katër anëtarët e delegacionit me të drejtë vote. Fatkeqësisht, media me disa përjashtime të respektuara veçoj këtu transmetimet e Ora Neës nga cadra e lirisë, media është e kapur si asnjëherë tjerër nga Edi Rama që nga koha e TVSH së vitit 1991. Qeveria teknike është një mjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveria teknike, ideja e një qeveria teknike modalitetet e të cilës mund të diskutiohen dhe negociohen me palët në pushtet është ajo që shifet si e nevojshme.

Ndërkombëtarët janë shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve…?

Ajo që ngrenë përfaqësuesit ndërkombëtarë është shumë pozitive që na ndihmojnë duke thënë se zgjedhjet janë në rrezik. Edi Rama pretendon se e ka komunitetin ndërkombëtar me vete, por kurrë nuk pretendon se zgjedhjet mund ti rrezikojë. Ai thotë që zgjedhjet janë normale, madje do jenë më të mirat në 25 vitet e fundit me klishenë e tij të zakonshme. Komuniteti ndërkombëtar thotë zgjedhjet janë në rrezik. Nëse PD kthehet në kuvend dhe voton pro një ligji kundër 5 ligjeve të tjera e kështu me radhë garantohen zgjedhjet kështu?!

Bojkoti nuk është veprim në vetëvete, çështja është si dilet në një zgjidhje politike, thjesht do kthehemi në Kuvend do votojmë, pro ose kundra ligjeve sipas rastit dhe do presim 18 qershorin, apo do kemi një zgjidhje dhe situatë tjetër politike?! Kjo shtrohet çështja, bojkoti në vetëvetë është diçka anësore në thelb, dhe kjo kryesorja që kemi nevojë për një zgjidhje politike dhe një qeveri  që të ngjalli besimin e publikut se të paktën zgjedhjet të bëhen mirë, kuptohet ka 2-3 detyra që ajo duhet ta bëjë, dhe një qeveri që e ka krijuar këtë problem në radhë të parë mbushjen e ofiqeve shtetërore me njerëz me të shkuar dhe të tashme kriminale dhe që e kanabizoi vendin pa masë nuk mund të jetë ajo vetë në pushtet zgjidhja e problemit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Koalicionet, Pollo thirrje në formë ftesë për LSI: Zgjidh fatin tënd, por…t’ju qëndrojë disa deklaratave…!”

  1. Qytetar says:

    Ik or bajge e ndyre e harrove Uren Vajgurore ne 97?Yyyyyyyyyy gjak prishur.Flet ti per arsimin e lart qe e ktheve ne kjoske.I pa aft.

  2. beni says:

    O genc pordha merre dhe leshein se e keni qir…. kete shtet dhe do e shperbeni fare.

  3. lond says:

    O pler o byth q…, boj gati avokatin se e di ku do perballesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *