Kryeministri Edi Rama të hënën vizitë në Mal të Zi

Të hënën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi ku pritet të takohet me homologun e tij malazez, Dushko Markoviç.

Ata do të takohen në Podgoricë, ndërsa në delegacion me kryeministrin Rama do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti Paulin Stërkaj.

Kryeministrat Rama dhe Markoviç do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe në të njëjtën kohë takim do të zhvillojnë edhe ministrat e Punëve të Jashtme.

Në përfundim, është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave Markoviç dhe Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kryeministri Edi Rama të hënën vizitë në Mal të Zi”

  1. E di se nuk kaq udheheqes politik shqiptare qe te takohesh ne Malesi me ta. Por me e mira eshte te vizitosh Muzeun e Shtjefen Ivezaj. Ne vitin 1990 mMalesia kishte pese shtepi Malazeze. Tani struktura e popullsise ka ndryshua 50%
    Duke ju nderua Saleh Berishes dhe Dekoratave te Malesoreve qe ju jep Nishani per “suksesin” qe kane arrijte.

  2. Drejtesia says:

    Apsolutisht eshte roli konstruktiv qe ndjek Qeveria Shqiptare ne rajon e me gjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *