Pas Metës edhe një aleat tjetër i Ramës: Pa opozitën nuk ka zgjedhje. Opozita të ketë sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo bën propozimin konkret për zgjidhjen e krizës politike në vend pas kushteve që ka vendosur Partia Demokratike.

Milo tha se duke qenë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duhet që palët të bien dakord duke dhënë këto katër opsione për zgjidhje:

1. Të emërohet si përfaqësue i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjene procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.

2. Të krijoihet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.

3. Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.

4. Numërimi i votës të jetë elektronik.

Deklarata te tilla ai i ka bere i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me disa kryetarë të partive të tjera aleate të PS dhe PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Pas Metës edhe një aleat tjetër i Ramës: Pa opozitën nuk ka zgjedhje. Opozita të ketë sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme”

  1. Beny says:

    Ore dhe ne qeveri te jene kriminelet e PD nuk i voton me askush. Une ne vendin e qeveris do te lija cdo gje nen komtrollin e hajduteve te PD dhe nuk do beja fushate elektorale fare. Ata per shume vite nuk do te jene me as ne opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *