PS-LSI: 1 prill të dytë, apo prill të “thyer”!

TemA

Nesër mbushën plot katër vite kur kreu i PS Edi Rama dhe kreu i LSI Ilir Meta, nën kujdesin dhe të partnerëve të majtë socialistë e socialdemokratë evropianë arrin paktin parazgjedhor për të dalë bashkë në zgjedhjet e qershorit 2013. Një pakt që rezultoi efikas, duke fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet e 23 qershorit, me 83 deputetë.

Fitorja e së majtës së bashkuar u shoqërua jo vetëm me largimin nga pushteti të PD dhe aleatëve të djathtë që kishin qeverisur për tetë vite me radhë, katër vite dhe me njërin prej aleatëve të majtë Ilir Metën, por u shoqërua dhe me largimin e liderit historik të PD Sali Berisha.

Ardhja në pushtet dhe ndarja e “tortës” se pushtetit mes Ramës dhe Metës, përpos nxitjes së xhelozive të aleatëve të tjerë të majtë, apo akuzave të Bashës për korrupsion ende pa filluar punë, solli dhe futjen në punë të “kompanive” të basteve politike. Në të cilat individë të ndryshëm, që nga politikë e deri tek mediatikë vunë “bastet” e tyre se sa do të zgjasë “dashuria” Rama-Meta dhe ky koalicion, me dy bashkëkryetarë. Dhe nuk u zhgënjyen të gjithë ata që nuk përjashtonim përplasjen mes LSI dhe PS. E cila ndodhi pikërisht pak pas mbushjes së një vjetorit të marrëveshjes së 1 prillit mes Ramës dhe Metës.

Shkëndija e parë u dha nga superdeputeti socialist i qarkut të Shkodrës Tom Doshi. I cili akuzoi kreun e Kuvendit dhe të LSI Ilir Meta se kishte organizuar një skenar për eleminimin fizik të tij. Madje Doshi publikoi dhe një intervistë me njeriun që pretendonte se ishte paguar nga Meta për ta vrarë. Çështja ishte më e komplikuar se kaq, pasi u involvuan dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm Llalla, kryeministri Edi Rama dhe nuk kaloi pa shkaktuar një “frakturë” në radhët e koalicionit të majtë PS-LSI. Që u shoqërua jo vetëm me kalimin e çështjes në gjykatë ku është dhe sot e kësaj dite, por dhe me përjashtimin e Doshit nga grupi parlamentar i PS, përplasjen e tij me Ramën dhe qëndrimin larg zgjedhjeve vendore të qershorit të vitit 2015.

Por “fraktura” e marrëdhënieve mes LSI dhe PS prodhoi një klimë mosbesimi mes palëve, duke sjellë një tensionim të situatës, mosvotim të ligjeve dhe acarim të situatës dhe për shkak të ndarjes së “tortës” së pushtetit vendor, një fitore e sigurtë përballë një kundërshtari të dobët si Lulzim Basha i ri në krye të PD, nën hijen e Berishës së larguar formalisht.

Menjëherë pas zgjedhjeve vendore ku LSI humbi bashkinë Lezhë, Pogradec e Vorë kryesisht, humbje që dogji por dhe që shkaktoi një valë akuzash ndaj socialistëve për mosmbështetje, akuza të artikuluara fillimisht përmes Luan Ramës dhe më pas dhe nga eksponentë të tjerë të LSI. Përplasje që nuk u mbyllën dhe vijuar me kohë të plotë nga të dyja palët. Për të kulmuar në hapjen e hetimeve për aferën e CEZ dhe të DIA. Goditje që u dha ndaj Metës, si njeriu që sipas këtyre akuzave ka negociuar në Pragë që DIA e Kastriot Ismailajt të mblidhte borxhet e CEZ. Madje u publikuan dhe dëshmitë në arbitrazh por dhe të drejtorit ekzekutiv të asaj kohe Mataj, i cili tashmë është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë që prapa mbeti sërish hija e mosbesimit mes LSI dhe PS, që u përvijua më tej me akuza dhe kundërakuza.

Në qendër të vëmendjes ishin ministrat e Brendshëm dhe të Energjisë, që shërbyen dhe si “target” për opozitën që të shpresonin se do të kishte rënie të qeverisë me argumentin se Meta nuk i do Tahirin dhe Gjiknurin. Përplasje që erdhi duke u majisur, derisa në startimin e reformës në Drejtësi arriti pikën më të lartë. Filluan kalkulimet e numrave, qeverisje të Ramës me dhe pa Metën, me deputetë të PD apo të blerë, akuza për bllokim të reformës në drejtësi e deri tek deklaratat e Metës të llojit: se reforma në drejtësi pa opozitën do më bëjë të jap dorëheqjen dhe të iki nga koalicioni dhe deklarata të tilla. Madje dhe akuza ndaj socialistëve se përmendin gjithnjë burgun pas reformës në drejtësi. Situatë e acaruar e cila u shoqërua dhe më pas dhe me kërcënimet për qeveri teknike, madje u gjet dhe kandidati ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili e besoi dhe vetë me “kumbar” Koço Kokëdhimën e “adhnuar”.

Por ishte thjeshtë një provë force përballë Ramës. Që më pas u shoqërua dhe me largim ministrash, që nga Naço i drejtësisë e deri tek Manjani po i drejtësisë. Ndërkohë që në mes ka qëndruar gjithë lufta e heshtur mes PS dhe LSI për heqjen nga “pronësia” të supertrafikantit të drogës Klemend Balili. Por që është “kompensuar” shpesh nga LSI me akuzat ndaj PS për kanabizimin e vendit, duke shigjetuar ministrin Tahiri.

Tashmë që dhe ministri Tahiri është liruar nga detyra për t’u zëvendësuar me Xhafajn, kur Ministri i Drejtësi Petrit Vasili ka marrë përgjigjen pas shumë letrave për të ditur rolin e bordit të ONM, dilema është nëse do të vijohet me një koalicion parazgjedhor mes PS dhe LSI. Pa marrë parasysh zërat “personalë” të LSI por dhe ndonjë të PS që deklarohen që të dalin më mirë vetëm në zgjedhje. Pavarësisht akuzave për keqqeverisje, ligjet jo të mira si ai i Arsimit, kërcënimit të Monika Kryemadhit se do të marrë 40 deputetë, kërkesës që Kryeministër i vendit të jetë Ilir Meta, dy drejtuesit e lartë Rama dhe Meta ende nuk kanë folur përfundimisht.

Rama ia ka lënë LSI të vendosë për koalicionin, ndërsa Meta ia ka lënë forumeve të partisë së tij zgjedhjen e qëndrimit të koalicion dhe pas 18 qershorit apo ndonjë alternativë tjetër. Ndërkohë që sot është 4 vjetorit i marrëveshjes së 1 prillit mes Ramës dhe Metës, PS dhe LSI i kanë drejtuar sytë nga liderët e tyre, nëse do të ketë njjë 1 prill të “dytë” apo “prill të thyer” mes dy partive bashkëqeverisëse. Me “zemër” të ngrirë presin dhe në çadrën e protestës, Lulzim Basha dhe aleatët e tij, duke shpresuar për një “prill të thyer”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PS-LSI: 1 prill të dytë, apo prill të “thyer”!”

  1. Beni says:

    Aleanca eshte konsumuar teresisht dhe nuk ka me moral te perseritet Mire eshte qe ps dhe lsi te mason forcat si ta pavaruara sigurisht nese lsi nuk do te bojkotoje zgjedhjet e qershorit

  2. albania says:

    Ja si e mendoj une kete gje:
    LSI, duhet te kete aq tru sa te vazhdoje te mbetet ne koalicion me PS, jo sepse kjo eshte me e mira nga partite ne treg, por LSI-ja nuk mund te bashkohet me PD ne keto caste, jo nga Cadra e ngritur ne Bulevard, por nga gjuha qe po perdorin caderistet, me ne krye fare te ishit te Shqiperise Salih Karaxhixhi, dhe te Salihit te II, Lulqime Basha.

    Gjuha qe keta te dy kane perdorur kohet e fundit, do te beje qe Ilir Floriri te humbase shume ne elektorat, pervec sa siper, Iliri nuk ka interes qe militantet e tij parazite dhe hajdute, te humbasin vendin e punes ne administraten e shtetit dhe ne biznesin privat, ku jane punesuar me mijera LS-ist tek bizneset e PS.

    Prandaj, mendoj se interesi i ardhshem i Ilirit nuk eshte Saliu dhe Luli, qe nje dite mund te merren edhe si te pandehur nga drejtesia shqiptare, por jo kjo e tanishme. Me kete mendoj se nuk do te kete ndonje cudi me 1 Prill, pervec ndonje genjeshtre me ironi te Z. Meta.

    Thone se Iliri eshte bir kurve i madh, por kjo do te shihet ne daten 1 prill, 2017, qe ne oret e mengjesit.

    Te shikojme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *