Rama: Ja kushtet tona për një marrëveshje me PD. Por…harrojeni qeverinë teknike e shtyrjen e zgjedhjeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në TV Klan, në lidhje me disa nga çështjet kryesore në vend të zhvillimeve politike të kohëve të fundit, por pa anashkaluar edhe titullin e marrë “Komondant i Legjionit të Nderit”, dhënë nga Presidenti i Francës Fransua Holland.

Kryeministri Rama, përgjatë kësaj interviste, është pyetur për marrëdhënien e tij me aleatin kryesor në qeverisje LSI-në, krizën politike në vend, zgjedhjet e 18 qershorit, zgjedhjet në Kavajë, negociatat, kushtet dhe mundësinë që palët politike të ulen në një tryezë të përbashkët për dialog.

Z.Kryeministër pse e vendoset kandidatin e Kavajës, pa u konsultuar me LSI-në?

Kryeministri: Se kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidaturat nga Partia Seocialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë.

Kjo do të thotë se LSI-ja aludon në qëndrimin e saj?

Kryeministri: Më bëtë një pyetje dhe dhashë një përgjigje dhe ndërkohë normalisht siç funksionon marrëveshja e koalicionit, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin.

Duket se së fundi, sidomos ka shumë përplasje mediatike mes PS dhe LSI-së, për çfarë arsye?

Kryeministri: Unë nuk i vë re këto përplasje që shikoni ju, më duken gjëra të një rëndësie të dorës së dytë, për të mos thënë të dorës së tretë.

Nëse Partia Demokratike në zgjedhjet e qershorit vendos të mos hyjë, po kështu edhe LSI-ja që duket se ka hedhur ide të tilla, ju, do të hyni i vetëm në zgjedhje?

Kryeministri: Së pari, unë vazhdoj të besoj që të gjthë do të hynë në zgjedhje dhe së dyti; unë mbroj bindjen se zgjedhjet janë dita e popullit sovran, nuk janë dita e partive dhe respektimi i datës së zgjedhjeve është respektim i një lirie dhe i një të drejte themelore kushtetuese të popullit sovran për të gjykuar dhe për të zgjedhur. Kështu që, Partia Socialiste, as nuk e ka shtruar njëherë për diskutim nëse, duhet apo s’duhet, për të hyrë në zgjedhje.

Në rast se nuk ka një forcë tjetër politike përballë jush, a është kaq sovran populli atëherë, duke mos pasur alternativë tjetër?

Kryeministri: Populli duhet të gjykojë patjetër edhe faktin që një parti tjetër apo parti të tjera mund të refuzojnë të dalin para edhe gjykimit të tij dhe unë përfitoj nga rasti t’iu them të gjithë demoktratëve që Partia Socialiste është e gatshme të hapet edhe ndaj tyre dhe të nënshkruajë edhe me ta një kontratë katërvjeçare, në rast se Partia Demokratike nuk paraqitet, pastaj pas 4 vitesh ata të rivlerësojnë ofertat e partive dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre të lira dhe sovrane.

Kjo do të thotë se mundësia për një qeveri teknike nga ana juaj si është?

Kryeministri: Qeveria teknike nuk është një mundësi, ajo është një kërkesë politike e opozitës, e cila është në të drejtën e saj të kërkojë çdo gjë që dëshiron të kërkojë, por kjo nuk përbën as detyrimin më të vogël që ne të marrim në konsideratë këtë kërkesë apo kërkesa të kësaj natyre, sepse, ndërkohë ne kemi një kontratë me një milion shqiptarë dhe kontrata skadon me 18 qershor.

Në këtë klimë që ju sapo thatë, a ka shanse që zgjedhjet e 18 qershorit të shtyhen?

Kryeministri: Unë nuk thashë asgjë, pasi nuk shoh asnjë klimë të posaçme, unë shoh një situatë në të cilën PD-ja, e cila është në një krizë lidershipi, është në një krizë skuadre, në krizë programi, është në krizë alternative në tërësi, që nga dita e parë pas humbjes së pushtetit, synon t’a transferojë këtë krizë nga rrethi i ngushtë i elitës së saj në jetën politike dhe me gjasë edhe në jetën tonë shoqërore. Ky është një synim që nuk ka asnjë shans të ketë sukses. Sepse nuk reflekton ndonjë shqetësim popullor, por reflekton thjesht dhe vetëm një konfuzion të madh që e karakterizon PD-në, për fat të keq, gjatë këtyre viteve dhe që është kthyer në një ankth të madh për shkak të vettingut dhe patjetër edhe për shkak të paaftësisë për t’i dhënë njerëzve një ofertë reale, një ofertë të besueshme, një ofertë të votueshme.

Meqë përmendet vettingun, a do t’a votojë Partia Socialiste e vetme?

Kryeministri: Ne do të presim përfundimin e procesit që duhet të bëjë Avokati i Popullit dhe më pas do të ndërmarrim hapat e tjerë në varësi të vendimeve që kanë kohën e tyre, por sigurisht që PD-ja mund t’a vonojë, por nuk mund t’a pengojë popullin shqiptar në realizimin e kësaj aspirate më shumë se çerekshekullore për t’u çliruar nga kthetrat e një klike të korruptuar që sundon sistemin e drejtësisë.

Pra, do të votoni edhe vetëm. Ky është vendimi juaj, apo ende nuk e keni marrë?

Kryeministri: “Prat”, janë për ju. Unë kam përgjigjet e pyetjeve.

Një problem aktual i diskutuar është kanabisi. Në kohën kur ish-ministri Ylli Manjani, propozoi përfshirjen e ushtrisë në luftën ndaj kanabisit, duket se ka patur një kundërshtim nga ana juaj, ndërkohë që tashmë është hedhur kjo ide?

Kryeministri: Edhe ky është një spekulim i madh sepse nuk është kështu. Nuk është absolutisht pjesë e planit tonë kombëtar për luftën kundër kanabisit që të fusim ushtrinë në terren, por në këtë plan prezumohet një konvergim i të gjitha strukturave shtetërore të nivelit qendror apo vendor, për të siguruar një proces sa më të suksesshëm parandalimi dhe në këtë aspekt do të shfrytëzohen edhe kapacitetet vëzhguese të ushtrisë.

Z.kryeministër, pse nuk u mor parasysh kjo, në kohën kur u propozua nga ish-ministri Manjani?

Kryeministri: Më duket se pyetja nuk ka asnjë kuptim, sepse nuk është pjesë e vijës logjike të arsyetimit tonë ky lloj propozimi.

Ndërkohë, për t’u kthyer përsëri tek zgjedhjet, a ekziston ndonjë propabilitet po themi që të ketë një marrëveshje të gjerë për ndryshime elektorale, ku secila forcë të garojë e vetme pa një koalicion parazgjedhor?

Kryeministri: Ne kemi një Kushtetutë, kemi një Kod Zgjedhor dhe për aq sa na takon jemi të gatshëm prej muajsh që të votojmë të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR në raportin e zgjedhjeve të shkuara për të sjellë ato përmirësime që OSBE-ODIHR i konsideron të nevojshme.

Kemi hasur në një kundërshti të plotë nga ana e Partisë Demokratike, vazhdojmë të presim PD-në, madje jemi të hapur për çdo propozim, për çdo sygjerim dhe për çdo mekanizëm që PD-ja mund të gjykojë si të nevojshëm për të pasur ajo vetë më shumë garanci sipas saj, ne tani nuk kemi asgjë dhe po vlerësojmë mundësinë e implementimit të rekomandimeve OSBE-ODIHR-it, pa Partinë Demokratike, gjë e cila nuk është e dëshiruar dhe për këtë arsye, presim deri në sekondën e fundit atë, që mund t’a zgjerojë këtë paketë rekomandimesh, mund të sjellë propozime të reja, çdo gjë që PD e konsideron të arsyeshme për rregullat e lojës dhe që nuk është cenim i standardeve ndërkombëtare, gjë që e certifikon OSBE-ODIHR-i dhe jo ne. Ne jemi gati t’a pranojmë pa e diskutuar.

Edhe nëse kjo është një kërkesë për hyrje në zgjedhje pa koalicione?

Kryeministri: Unë nuk flas asnjëherë me “nëse”, sepse nëse-t nuk janë për mua janë për ju. Ku për arsye të profesionit duhet të merreni me nëset. Unë di të them vetëm kaq, që ne jemi të hapur për çdo gjë që Partia Demokratike do të sygjerojë, por duke marrë parasysh nivelin e zbatueshmërisë në njësinë e kohës që kemi në dispozicion dhe standardeve ndërkombëtare, ç’ka certifikohet nga ODIHR-i dhe jo nga ne. Sepse ne nuk mund të bëjmë gjykatësine propozimeve të PD-së në këtë rast.

A ekziston mundësia që të ketë një reduktim të numrit të deputetëve për këto zgjedhje?

Kryeministri: Gjithçka është e mundur, por kjo është një temë për të cilën unë nuk shoh më kohë të arsyeshme.

Kjo do të thotë që Kuvendi i pas 18 qershorit, do dalë po me një numër të tillë deputetësh?

Kryeministri: Do të thotë që unë nuk shoh kohë të arsyeshme, mbase të tjerët shohin. Përgjigja ime është se jemi shumë ngusht me kohën dhe do të presim Partinë Demokratike deri në sekondën e fundit për t’ia dhënë të gjitha shanset dhe, pastaj ne kemi punë me popullin dhe s’kemi punë me çadrën.

Z.Rama, kjo deklaratë e juaja për PD-në, është një ftesë për dialog edhe pas sugjerimeve të ndërkombëtarëve?

Kryeministri: Ftesa për dialog ka qenë e hapur gjithmonë, e kam përsëritur vazhdimisht, por sigurisht duke theksuar se për çfarë nuk mund të negociohet, që është data e zgjedhjeve, sepse ajo është data e popullit dhe jo e partive. Nuk kemi asgjë në dorë për të vendosur brenda një grupi përfaqësuesish të popullit, që populli të kalojë në plan të dytë dhe tekat tona të kalojnë në plan të parë. Si me qeverinë teknike që nuk negociohet për faktin që jemi nën një kontratë dhe kontrata respektohet deri me 18 qershor.

Që do të thotë se të tjerat mund të negociohen deri në çfarë pike?

Kryeministri: Çdo gjë tjetër është e negociueshme, pikat duhet t’i kërkojnë ata që nuk ndjehen mirë, ne ndjehemi shumë mirë dhe s’kemi asnjë problem të marrim në konsideratë çdo gjë që mund t’a bënte Partinë Demokratike të ndjehej më mirë. Por, sigurisht nuk mund të shkojmë përtej kompetencave tona.

Z.kryeministër, ju lutem edhe një pyetje të fundit jashtë politikës. Si ndjeheni që pas Ahmet Zogut, ju keni marrë titullin: “Komandant i Legjionit të Nderit në Francë”?

Kryeministri: Ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme sepse unë nuk dija për këtë gjë, për shkak se Franca ka një ligj që ndalon në periudhën zgjedhore prej 45 ditëve që kryeministri të bëjë aktivitete publike të një kategorie të caktuar dhe ceremonia u bë jo si zakonisht me kërkesë të Presidentit që nuk ndodhej për shkak të një vizite jashtë, ndërkohë që vizita ime ishte e programuar që prej vitit të shkuar dhe jam ndjerë vërtetë i lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata janë  dhe kjo nuk është patetizëm, por është një ndjesi e fortë që kam pasur. Sigurisht, ka qenë shumë emocion për mua, po sinqerisht, në atë moment nuk kam menduar për veten, por për njerëzit më të afërt dhe për ata të njohur dhe të panjohur, bashkëpunëtor apo mbështetës nga afër apo nga larg që më kanë besuar dhe më kanë dhënë privilegjin e madh që të kryej këtë detyrë, për të cilën kam marrë këtë vlerësim kaq të jashtëzakonshëm, që natyrisht është një burim i madh frymëzimi dhe energjie për të vazhduar kryerjen me vendosmëri të madhe të kësaj detyre me përgjegjësi shumë të lartë. Medalja mbetet vlerë në prehrin e nënës time, të gruas time dhe patjetër në gjoksin e fëmijëve tanë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Rama: Ja kushtet tona për një marrëveshje me PD. Por…harrojeni qeverinë teknike e shtyrjen e zgjedhjeve”

  1. Peco says:

    Une nuk e ndoqa opinionin ne TV. por te pakten keto qe lexova ketu flasin per nje korrektese politike shembullore. Ndaj them, duket e cuditeshme qe PD nuk bene as me te vogin propozim per mbarvajtjen e zgjedhjeve, por vetem kerkon qeveri teknike dhe largimin e Edi Rames nga pozicioni i kryeministrit. Dhe kete nuk e mbeshtet ne as me te voglen baze ligjore, por thjesht mbi supozimin se do te vidhnin zgjedhjet me parate e droges. Kjo eshte vertete qesharake.

    1. Meri says:

      Peco kjo qeveri eshte votuar nga populli dhe duhet ta coje vendin ne zgjedhjet e 18 qershorit pike. Nuk eshte ne krize. Tani jemi hipokrite po te besojme qe zgjedhjet e gjithe ketyre viteve te shkuara kane qene te ndershme se i ka garantuar PD ne pushtet. Ky eshte kulmi.

  2. Qytetar says:

    Ti je vite drite para gjithe te tjereve qe jane marre e do te merren me politike ne kete vend ndonjehere.

  3. Liu says:

    Pergjigje te sakta dhe me shume vlere ,shume kuptimplote ,je I paaritshem zoti kryeminister

  4. TR says:

    ec EDO ,,,,,bej shtet ligjor…..

  5. Bushi says:

    Vertete,kryeministri yne,Edi Rama,ndodhet me vite drite large te tjerev,per mençurine,largepamesine,tolerancen,dhe besnikerine ndaj popullit te tij shqipetare.Ai ka punuar e po punon mire,prandaj po mere vlersime te larta nga vendi dhe bota.Pd-ke dhe te gjithe ata qe rrethojne kete parti, jane fashista dhe perbehet nga njerez te papergjegjshem rrugeçer dhe fashista.Me Edi Ramen,populli shqiptare eshte me i sigurt per te shkuar perpara ne rrugen e vertete te demokracise.Prandaj duhet t’i besojme atij,dhe asnjehere Berishes dhe Bashes si dy kriminelet me te medhenje te kombit shqipetare.Ata e kane çuar shqiperine ne buze te gremines,dhe po presin momentin t’a hedhin ne gremine fare.Ata e kane frike vetinguen,dhe prandaj jane ne çader.

  6. Duke lexuar kete interviste ne TV KLAN, ne opinjon nga kryeministri Rama, bindesh plotesisht, se sa te drejt ka mazhoranca, qe kerkon me konsesus cbllokimin e e rreformes ne drejtesi, miratimin e vettingut. Ndersa PD, Basha e Berisha me qendrimet anti rreforme dhe pretendime jasht normalitetit dhe kushtetutes, duket se jan jasht orbite, Kjo duket ne qendrimin destruktiv qe mbajn ndaj mospjesmarjes ne parlament dhe kerkesat apsurde qe bejn ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Qellimi deri me tani esht i mbrapsht, ne dem te SHqiperis dhe shqiptareve, kur kerkojn te sabotojn rreformen ne drejtesi, vetingun dhe bojkotimin re zgjedhjeve te 18 qershorit. Deklaratat e nderkombetareve, SHBA, Bruksel, GJermanis dhe se fundi nga PPE te mbledhura e Malte,
    deshmojn per rrugen dashakeqe dhe pa krye ku esht futur PD me Lulezim Bashen dhe Sali Berishen. Qendrim ky anti kombetar, qe edhe ne emigranteve na indinjon, pa mas kur i degjojm dhe shikojm skena te ketilla.
    Ne emigrantet sikudo neper bot edhe ne SHBA, presim me padurim qe PD, te mar ne konsiderat sa me pare porosit dhe kerkesat, te ler sa me pare rrugen , cadren dhe te shkoji ne parlament, per miratimin e vettingut dhe ligjeve qe implementojn rrformen ne drejtesi. Po keshtu duam te shikojm bashkeatdhetaret tan me daten 18 Qershor te marin pjes ne votime dhe te zgjedhin alternativen me te mire per qevrisjen katervjecare.
    Dekorimin e kryeministrit Rama e shikojm, jo vetem nderim personal, por nder dhe emer te mire edhe per SHqiperin ne bote. Sa me shume dekorime te kete per bashkatdhetaret tane, aq me shume e me mire i behet Atdheut, kombit shqiptar. Te heqim dore nge egoizmi, cmira dhe dashakeqesia ne raste te ketilla.

  7. Shqiptari nga Kosova says:

    Te ishte opzita korrekte mbase kryeministri do duhej ti kushtonte me shume vemendje, por kesaj opozite destruktive deri ne antikombetarizem mos ia var zoti kryeminister..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *