RREFIMI: Kush ishte shoqja e klasës e Enver Hoxhës, që u pushkatua me urdhrin e tij

Shkrimtari Agron Tufa, në një status të tijin në “Facebook” propozon që Fakultetit të Shkencave të Natyrës t’i vendoset emri i Sabiha Kasimatit, vajza e pushkatuar pa gjyq më 26 shkurt të vitit 1951.

KasimatiKasimati ka qenë shoqja e klasës në lice e Enver Hoxhës, biologe e fashme që studjoi në Itali dhe që refuzoi punën atje për t’u kthyer në atdhe.

Por si qëndron historia e saj?

Më poshtë Tufa tregon pushkatimin e Kasimatit.

Historia

Sabiha Kasimati (1912-1951), mbaroi Liceun e Korçës (në të njëjtën klasë me diktatorin E. Hoxha). Shteti shqiptar i akordoi bursë studimi në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike, të cilin e përfundoi me sukses me notat 30′/30′, me lavdërim (trenta su trenta con lode). Në verën e vitit 1941 mbrojti edhe doktoratën. Katedra i ofroi vendin e asistentes në ihtiologjinë fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye në atdhe.

Mbas disa vitesh pune me pasion, u detyrua të shkonte në Itali për kura shëndetësore në një sanatorium të Torinos. Pas shërimit, aty nga viti 1945 u kthye në atdhe. Nisi punën në Institutin e Shkencave, siç quhej atëherë bërthama e parë shkencore, që drejtohej nga prof. Selaudin Toto.

Sabihaja ishte një intelektuale e kompletuar, që kishte studiuar në Perëndim, një filozofe dhe biologe që e njihte mirë thelbin dhe shfaqjen e panatyrshme e çnjerëzore të sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej në Shqipëri.

Ajo u dëshpërua thellësisht nga goditjet e rënda që po u jepeshin intelektualëve të vendit, veçanërisht atyre që kishin studiuar në Perëndim, mjaft nga të cilët ishin kolegët e saj. Gjyqet ushtarake dënonin me pushkatime dhe burgime të rënda elitën shqiptare.

Ajo u trondit veçanërisht nga pushkatimi i drejtorit të saj, shkencëtarit Selaudin Toto, si edhe i intelektualëve opozitarë Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, prof. Stanislav Zuberit etj, veçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Kështu, Sabihaja filloi të shprehte pakënaqësinë për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës.

Këto pakënaqësi të saj, si edhe prejardhja nga një familje e madhe, tërësisht intelektuale dhe demokratike, bënë që emri i Sabihasë të futej në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”. Sabihaja u arrestua më 20.02.1951. Ajo bënte pjesë në listën e Sektorit të Dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të përpiluar nga kapiten Rasim Dedja.

Përbri emrit të saj ishte vënë një kryq, që do të thoshte se ajo do të pushkatohej.

Përpiluesi i listave të zeza rrëfen: “Vlerësimi për personat që do të pushkatoheshin dhe që janë pushkatuar në fakt, është bërë direkt nga udhëheqja e Ministrisë, që në atë kohë ka qenë Mehmet Shehu me dy zëvendësministrat e tij – Kadri Hazbiu dhe Mihallaq Ziçishti. Them për këta të fundit, se këta mbulonin Sigurimin. Mehmet Shehu ishte ministër i Brendshëm, direkt i interesuar për ngjarjen. Ai propozoi në mbledhjen e Byrosë Politike që të pushkatoheshin pa gjyq 10-15 persona dhe Byroja ia miratoi, pra, i kishte duart e lira. Por, jo pa komandantin. Pa miratimin e diktatorit nuk bëhej asgjë. Enver Hoxha ia miratoi të gjitha veprimet dhe emrat e viktimave që kishte përzgjedhur. Por Enveri shtoi nga ana e tij emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Manush Peshkëpisë, Qemal Kasoruhos, të cilët ishin nga treva e Gjirokastrës dhe ai i njihte personalisht.

Për pushkatimin e saj dhe 22 intelektualëve të tjerë kishte vendosur Byroja Politike e KQ të PPSH, me vendimin e datës 20 shkurt 1951. Nuk ka shembull në gjithë vendet e Lindjes komuniste, që të vendoste për të vrarë njerëz Byroja Politike, madje, pa gjyq dhe duke shkelur edhe ligjet e asaj kohe!

Ajo nuk e pranoi akuzën për akte terroriste, për pjesëmarrje në organizata terroriste, për vënie në shërbim të agjenturave të huaja, por pranoi me burrëri se, si intelektuale, ishte kundër pushtetit totalitar dhe ideologjisë së tij komuniste:

“Kam qenë kundër pushtetit popullor, sepse nuk pajtohet me ideologjinë time. Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit se me akte revolucionare të arrihej në socializëm. Jam lidhur me një grup shokësh, të cilët kanë qenë armiq të Partisë Komuniste…”

Sabihaja ishte një demokrate e vërtetë europiane. Në mesnatën e datës 26 shkurt 1951, të lidhur me tela me gjemba, bashkë me 21 burra nga e gjithë Shqipëria, i pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të përbashkët, pranë Urës së Beshirit. Fshatarët kanë dëgjuar britmat e saj, derisa dha shpirt. Eshtrat e saj sot prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në një varr të përbashkët me 22 martirët e pushkatuar atë natë të përgjakshme.

REMOTE_ADDR:[]

45 komente në “RREFIMI: Kush ishte shoqja e klasës e Enver Hoxhës, që u pushkatua me urdhrin e tij”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Një gjë nuk. kuptoj..e nxirrni herë pas here. qoftëlargun hoxha me shkrime nga më të ndryshmet në media..jam i sigurtë që ju nostalgjikët e qoftëlargut enver kërkoni ti servirni brezit të ri një enver “burrshtetas”,”kollos”,”gju më gju me poopullin” etj mirëpo realiteti do ti kthejë në bumerang përpjekjet tuaja pasi ai qoftëlargu ishte vetëm. një diktator shpirtzi,burracak,frikacak dhe vetëm i qelbur..tek e fundit çmund të presësh nga një person që u bë hasha nga vetë babai i tij…vazhdoni të jetoni me hipokrizinë mbi legjendën e enverit ju ish. sekretarët dhe ju jagot e përkëdhelur të kotecit të enverit vazhdoni por gjumin nuuk do ta bëni asnjëherë të qetë sepse nuk ju lënë ushtria. e fantazmave që pushkatoi dhe persekutoi ai “kollosi” juaj dhe ju shërbëtorët e tij..këto shkrime të ligështojnë shpirtin, shqiptarët sa për respekt të të gjithë. atyre. që u pushkatuan dhe u burgosën padrejtësisht duhet ta nxjerrin qoftëlargun nga varri ta pushkatojnë simbolikisht(kockat) ti dhjesin brënda në arkivol dhe ta betonojnë diku në thellësi të maleve ..respekte znj së nderuar Kasimati

    1. pthuuuu says:

      Zhaku u zhulosur,Enveri nuk ishte asgje,por nje dicka ama nuk mund t’ja mohosh : ISHTE SHKERDHYES I RACES SUAJ TE NDYRE TE KOLABORACIONISTEVE!
      Pthuuuuuuuuuu…

  2. Durim says:

    C’te thuash?! E tmerrshme. U vrane engjej si kjo dhe sa e sa intelektuale te tjere te pafajshem dhe iu hap rruga hipokriteve te paskrupull si Sali Berisha qe vazhdon gjemen e komunizmit qe nga 1992. Zoti e ka mallkuar ate popull.

    1. eeeeej says:

      Durim durim po truri te paska ik per lesh. Jo cdo gje qe fluturon hahet o trupeshk 😛

  3. Perendimi says:

    Ne ate liste per tu pushkatuar ka qene edhe i madhi Eqrem Cabej. te cilit me pare i kishin pushkatuar vellane e tij avokat S. Cabejin. Per, por per hir te se vertetes ishte Enver Hoxha qe e ka fshire emrin e tij nga ajo liste, duke njohur aftesite e ij te jashtezakonshme.
    Interesant eshte edhe fakti qe kater personat (Kasimati, Selfo, Peshkepia dhe Kasoruho), per te cilet flet z. Tufa jane intelektuae gjirokastrite dhe me sa dihet nga Gjirokastra ka qene gjysma e inteektualeve te pushkatuar.autori i

  4. Qytetari Manual says:

    Po Enveri ishte i 1908-tes, cne ne te njejten klase te shkolles se mesme me nje vajze 4 vjet me te vogel? Se dihet qe Enveri nuk e ka mbaruar arsimin e larte. por qe te kete mbetur ne klase 4 here pa mbaruar shkollen e mesme, kjo duket si e pamundur.
    Bote e cuditshme.

  5. qyqa mi Xhevrije says:

    PIRDH PIRDH SE LIROHESH!
    Muhabet tufistash 😛

    1. Qyqa mi Nexhi says:

      E mo enverista,s’ju vjen mire kur ju a cveshin monstren he ?
      Ta ruani te “paster” figuren e Dulle kriminelit.
      Me vrap maskarej,roje ke varri ! Shpejt ! Me grushtin latrt !
      Edhe nje kove uje me vete se nuk i dihet,mos ju a pshurrin prap komandantin.

      1. qyqa mi Xhevrije says:

        Ca po thu mi lavire 😛 Ne se rrukm hic per FUNDERRINA si ju,thjesht tallim trapin me ju 😀 😀 😀

        1. bir selman i Xhevries says:

          moj lavirja e Xhevries me bucet e rraces tuaj ke tallur trapin partia,langaraqet enverist.

  6. Gopisti në pension says:

    Dulla do tja ketë lypur dhe kjo ska ka dhënë. Gjeti momentin dhe u hakmorr

    1. ca po thu o Shabono says:

      DEBIL! Mund te thuash se gjeti momentin dhe ja hypi,kjo po ka kuptim … 😛

  7. DALTON says:

    O injorant shqiptar ajo zonja mbaroi studimet per bio kimi ,perse ajo u mor me politike .

    1. PYKATON says:

      O injorant komunist,enveri nuk i mbaroj studimet pse u mor me politike.

      1. yp Xhixhi says:

        Se ishte i zgjuar,trim dhe ja futi PYKAVE si puna jote 😉

  8. Tarasi says:

    kur shkruhet per Enver Hoxhen,mos harroni pseudonimin Tarasi.
    Krimineli Tarasi urdheroj vrasjen e shoqes se tije te klases pa gjyq.
    Bythe qiri i partise dhe popullit.

  9. Thans L. Gjika says:

    Partitë politike të djathta si PD, PR, etj dhe të majta si PS, PSD, LSI, etj kur kanë ardhur në pushtet gjatë këtyre 26 vjetëve tranzicion, u mjaftuan vetëm me dhënien e disa dekoratave ndaj viktimave të shtetit diktatorial, ose dhe me gjetjen e eshtrave dhe varrimin e tyre te Vorrezt e Dëshmorëve. Asnjëra prej këtyre partive nuk caktoi fonde për studimin e jetës së atyre viktimave. Hartimi i studimeve shkencore për jetën, idetë e bëmat e tyre do të kishte ndihmuar popullin për t’u kthjelluar mbi dëmet dhe masakrat e PPSH-së dhe vlerat e atdhetarëve demokratë të së kaluarës. Shkrimtarët dhe artistët po të kishin lexuar vepra të tilla biografike do të merrnin nxitje për t’u frymëzuar e për të krijuar vepra të reja me aspekte të patrajtuar më parë nga jeta shqiptare.
    Shkurt partitë në pushtet me të tilla veprime, nuk realizuan njohjen dhe popullarizimin e jetës dhe bëmave të atyre figurave, që ishin quajtur e dënuar padrejtësisht si “armiq të popullit e atdheut”. Kështu të afërmit e viktimave dhe demokratët e vërtetë nuk morën kënaqësinë që meritonin. Po ashtu dhe 100.000 ish anëtarët e PPSH-së dhe 40.000 ish kandidatët e saj bashkë me mbi 100.000 ish bashkëpunëtorët e Sigurimit, si dhe pasardhësit e tyre, nuk u ndihmuan që të ndryshonin informacionin e mëparshëm me informacion të ri shkencor e artistik për t’u kthjelluar mbi politikën gjakatare antishqiptare të PPSH-së. Kështu, kjo pjesë e madhe e popullit tonë ka mbetur në vend numëro përsa i përket informacionit. Këtu duhet shtuar dhe frika që shkakton njohja e këtyre të vërtetave tek ish shërbëtorët e partisë shtet që morën pjesë në këto veprime amorale e gjakatare. Pra si pasojë e punës së dobët të partive politike, që mund të jetë e qëllimshme për të maskuar korrupsionin e tyre, populli ynë edhe sot vijon të jetë i ndarë në dy grupe të madha që e shikojnë njëri tjetrin sipas paragjykimeve të vjetra të PPSH-së. Demokratët shikohen e sulmohen prej anëtarëve e simpatizantëve të PS, PSD, LSI, etj si armiq të Shqipërisë, kurse anëtarët e këtyre partive dhe simpatizantët e tyre shikohen e sulmohen si armiq të demokracisë prej grupit tjetër. Kjo ndarje armiqësore e popullit të një shteti nuk haset në asnjë shtet të zhvilluar demokratik.
    Thënë shkurt partitë politike të Shqipërisë paskomuniste nuk janë as euro-demokratike dhe as euro-socialiste. Ato kanë punuar me synimin që ta mbajnë të droguar e skllav popullin shqiptar duke ia marrë votat për ta sunduar e plackitur…

  10. john says:

    Na vjen keq per ndodhine dhe fatin e keq te asaj femre. Por qe te thuash ti vesh emrin nje fakulteti emrin e saj me duket pak si shume. Se del pyetja? Po c’far shpikje apo studimi shkencor ka bere ajo qe ti veme emrin atif fakulteti? Ne rast se nisemi me vendosje emrash te gjithe te pushkatuarve do behemi si ne Kohen e Enverit qe cdo object, rruge, fabrike, shkolle, ….. kishte emrin e njerit. Ju lutem matuni mire kur thoni gjera te tilla. fakulteti eshte nje institucion I madh shkencor. Duhet te mbaj emrin e dikujt me tituj e pune shkencore, cmime nderkombetare,etj. Ju lutem mos u beni qesharak. se keshtu ulni dhe intelektualitetin tuaj si Agron Tufa.

  11. redi says:

    Rama, baballaret e atyre bushtrave qe ke ti ne qeveri , vrane kete zonje grua.
    Edhe nje burre to t’ja kish zili trimerine dhe integritetin.

  12. ta says:

    na nderuat juve profesorat shqiptari po hypi ne krye te vendit te vret edhe per nje pule.

  13. Tufisti says:

    Ore viç! Po si mund te kene qene ne nje klase ne liceun e Korçes, kur Enveri ka lindur ne 1908 dhe ajo ne 1912? Pra kane kater vjet diference. Mos di gje ti qe Enveri ka shkuar ne shkolle me vonese, apo Sabihaja ka shkuar me heret per aftesi te veçanta? Ky kerriç mendon se po te kene qene ne nje klase krimi behet dhe me i rende. Ai vrau te kunatin. Ky do te trondise njerezit me shoqen e klases. I rende eshte krimi dhe pa e renduar ti o Tufezim hajvanlleqesh.

  14. Lugati says:

    shif tashi si dalin ushtaret e mero bazes dhe niperit e sigurimsa tu justifiku ket ngjarje..perqendrohen te gjithe ke agron tufa dhe jo ke ngjarja zonjes…njisha jane si akrobat

    1. yp Xhixhi says:

      Ne e kena menjen vetem ke rocka e sat’ome mer MANALL 😀 😀 😀

  15. Nediri says:

    Gazetare koti jeni.Pse publikoni artikuj pa e lexuar deri nr fund.”Shoqja e klases te Enver Hoxhes”shkruhet ne titull.Zonja eshte viti lindjes 1912 Enver krimineli 1908 .Kjo zonje ja vlen te vleresohet por jo me mashtrime .

  16. Shqiptari Ilirise says:

    Ka nje pasaktesi.Enver Hoxha nuk ka qene nxenes ne Liceun francez por profesor.Ne vitet 36-39.

  17. Tirona says:

    Ne vitin 1941 kjo ka mbaruar studimet dhe doktoraturen ne nje shtet fasisht ku ne kete kohe Enver Hoxha me shume te rijn e te reja antifasisht luftonte ne ilegalitet kundra fasizmit…….
    Ne vitin 1941 kjo nuk pranon te qendroje ne Itali por kthehet dhe punon ne shqiperi ku e ne kete koheEnver Hoxha sebashku me mijra te rijn e te reja luftonin maleve per clirimin e vendit nga nazi-fasishtet…..
    Ne kete kohe kjo na smuret dhe shkon ne Itali per kurim dhe kthehet nje vit mbas Enver Hoxha sebashku me mijra te rijn e te reja kishin cliruar Shqiperine …..,
    Si pak e dyshimte periudha e kohe se studimit te saj ne Italine fasishte ….
    Si pak e dyshimte puna qe ka bere kjo ne administraten fasishte, ku ne kte kohe Enver Hoxha sebshku me mijra te rijn e te reja luftonin per clirimin e vendit….
    Si pak e dyshimte qendrimi i saj per kurim ne Italin fasishte dhe kthimi i saj mbas mbarimit te luftes……🕵️‍♀️🕵️‍♀️🕵️‍♀️🕶🕶🕶

    1. Thupra says:

      Si pak dyshim si qeroj mijra veta enveri,si pak dyshim qe i dolen gjithe shoket armiq,
      si pak dyshim qe u eleminua gjithe inteligjenca e atyre qe mbaruan jashte,si pak
      dyshim si e mbajti pushtetin diktatura. Pa dyshim qe perdori rrugen e krimit,pa dyshim
      qe pergjegjesi kryesor ishte vete Enver monstra.

      1. kuc he dreq says:

        Fare pa dyshim qe ju debilat antikomuniste jeni TRUSHPELARE dhe njerezit me idiote qe ekzistojne 😛
        Ju genjeni vetveten dhe jeni te lumtur! Mjerane 😛

        1. ec aty lavirja partise says:

          O kokeloqe enversit,te kane hedhur trute e gomarit monstrat qe kane mbarsur teteme.

          1. kuc he dreq says:

            Te dogji suma tyyyyy!? Laje lali laje 😀

    2. Lugati says:

      teke me mjes sot a dopie robo

  18. azis says:

    nuk e njohim fare kete figure, keq na vjen, por job cdo person qe eshte pushkatuar ne kohen e qotelargut do tu vendosim emrin institucioneve ,na cate koken me keto teori

  19. tonia says:

    Tufa eshte emer permbledhes per bagetite.Ky kryetar I bagetive le te lexoje ne arkive dosjet hetimore e gjyqesore te ketyre personave te denuar e te thote se perse jane akuzuar e gjetur fajtore nga gjykata gje qe hedh poshte genjeshtren e pa pa skrupull te Tufes se bagetive,se jane ekzekutuar pa gjyq.

    1. lambada says:

      Tufa e bagetive enveriste, monstra jepte urdhera.Ato zbatoheshin nga gjykata !

      1. Tanguli says:

        Se je ti TRAP kjo nuk do te thote se e verteta eshte ajo qe thua ti!

  20. tonia says:

    Zoti Tufa (qe eshte pergjithesim I emerit bageti) si “studjues “qe je e permend bile edhe dokumente do te te lutesha:a mund te botosh faksimilen e atij vendimi te B.Politike qe paska” vendosur” edhe pushkatimin pa gjyq te Kasimatit e te tjereve?Per nje te pushkatuar pa gjyq nuk mund te kete nje dosje gjyqesore.A ka dosje gjyqesore per Kasimatin e te tjeret qe permend ti?Po nuk bere kete dmth qe je nje genjeshtar I paskrupull.

  21. kasem gahinji says:

    po deklarimet se ka qene antikomuniste,se ka bashkepunuar me inelektuale te tjere(te gjitha te vena ne thonjeza)ku jane marre,nga c’dokumenta?pra,nuk eshte vrare pa vendim gjyqi.mos valle eshte thirrur dhe i eshte bere gjyqi para byrose politike?derisa flitet per firme te hoxhes,duhet te kete nje dokument te shkruar.nuk rritet vlera duke fallsifikuar,apo shpikur dokumenta.nese ka te tilla bejini publike,ti shohim dhe ti vleresojme.zoti tufa behet pak i besueshem.sic duket nuk ka nxjerre mesim nga shpifjet dhe manipulimet me zotin zhiti.keshtu nuk bn gje tjeter por shperdoron detyren.

  22. Z. Tufa po ben nje sherbim te madhe duke demaskuar krimet e perbindeshit Hoxha !Respekt per z. Tufa !

    1. Tanguli says:

      Spiunet e fashizmit kane marre denimin e merituar kudo ne bote!

  23. halli says:

    Hedh hajvani Tufa 1 gur ne lume, dhe yrraaa budallenjte me shkrime pa llogjike.
    Gjithe bota shikon perpara kurse ne ?!
    Dhe 1 tjeter gje. Te tilla gjera ngrihen gjithmone kur Kosova, Shqiptaret, kane halle te tjera.
    PSe????

    1. Kryqi says:

      Pse ? Sepse krimet e se kaluares reflektojne ne te ardhmen.
      Prandaj bota ecen perpara sepse KORIGJON te kaluaren.

      1. ca po thu o Shabono says:

        Po ti mor Kryq e ke korrigjuar te kaluaren tende te “djegies ne turren e druve”!? Po te kaluaren e bashkepunimit me fashizmin e ke korrigjuar!
        Jo per gje,por hajduti bertet kapeni hajdutin!!!

  24. Martin says:

    Kjo vajz me sa mbaj mend ne dokumentarin ne tv klan tallej me Enverin per menyren se si fliste … nje meri qe Enveri e kish mbajtur veth ne vesh deri sa shkoj ne pushtet dhe u hakmor… gjest jo shum fisnik nga ana e saj… por qe normalisht nuk vihet ne diskutin qe denimi me vdekje ka qe ne nje krim!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *