Zgjedhjet në Kavajë, Vasili: Garën do ta udhëheqë PS, LSI s’merr pjesë. Marrëveshja parazgjedhore?! Të jetë e ndershme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas deklaratës së nënkryetarit të LSI-së, Luan Ramës dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, që vjen nga radhët e kësaj partie, ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa i takon zgjedhjeve për kryetar bashkie në Kavajë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se në këtë garë nuk ka kandidat të LSI dhe se do të udhëhiqet nga PS.

“Kam të njëjtin qëndrim si Luan Rama, nuk do të shkojmë në zgjedhjet e Kavajës. Në këtë garë nuk ka kandidat të LSI, por është një garë që e udhëheq PS.

Do garantojmë idetë e plota për të pasur procese ligjore të rregullta.”, tha Vasili.

Po ashtu, Vasili është pyetur dhe për datën e shumëpërfolur, 1 prill, ditë kur është lidhur dhe marrëveshja PS-LSI, ndërsa shtoi se rëndësi ka që ajo të jetë e ndershme.

“Më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme. Duhet t’i qëndrojmë marrëveshjes deri në fund”, pohoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zgjedhjet në Kavajë, Vasili: Garën do ta udhëheqë PS, LSI s’merr pjesë. Marrëveshja parazgjedhore?! Të jetë e ndershme”

  1. dymi says:

    Rama ka nje fatkeqsi: kujton se ka bere nje marveshje te ndereshme.Po me ke e ks bere, me nje kurve “te ndershme”😂😂😂😂😂

  2. dymi says:

    Rama ka nje fatkeqsi: kujton se ka bere nje marveshje te ndereshme.Po me ke e ka bere, me nje kurve “te ndershme”😂😂😂😂😂

  3. hyseni says:

    Vertete kete marreveshje te ndershme kerkon populli. Por nuk do te pranohet kurre njemarreveshje si ajo e 1 prillit per nderjen e thelave te pushtetit, deri tek vendet e punes ne agjencite dhe institucionet qeveritare e lokale. Si mund te quhet marreveshje politike ndarja e vendeve te punes ne hipoteka, gjykata, agjencite minerare, elektrike, burgje, e shume e shume te tjera. Keto marreveshje jane maskaralleqe qe nuk mund te pranohen nga populli i thjeshte, i cili kerkon zbatimin e ligjit per punesimin ne cdo vend pune. LSI nuk duhet te lejohet ne asnje menyre qe te punesoje militantantet e saj, duke filluar nga ata qe nuk kane shkolle, ata qe shkollen e kane marre me dokumente fallso, apo jashte profileve, e shume cudira te tjera, s psh trombisti behet drejto i nje agjencie minerare, lloje lloje agronomi e veterenineri ne vende pune ku nuk kane asnje lloje pershtatje.

  4. arrif says:

    …… emo ska gje , ja per nja 2 ore del Luan Rama dhe thote se ne smorem pjese , se e kishim te sigurt fitoren po na vjen keq per PS .

  5. Anto_Neta says:

    Ne cdo institucion te drejtuar nga LSI vetem deshtime dhe humbje ka patur … hajduta verem per leke e ksn menfjen….. Do ishte mire te mos i jepej asnje akses kesaj partie ne zgjedhjet e ardhshme.. PS fiton e vetme👍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *