Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Katër vite pasi vendosi t’i japë një shans Edi Ramës për të ardhur në pushtet, LSI po kalamendet gjatë nëse duhet t’i ripërtërijë besimin kryeministrit edhe për mandatin tjetër. Por, midis 1 prillit të vitit 2013 dhe këtij të sotmit ka një ndryshim shumë të madh.

Atëherë Ilir Meta, pas një takimi enigmatik kokë më kokë me Berishën, ku askush nuk mësoi se për çfarë i kishin dhënë besën njëri – tjetrit, doli publikisht të thoshte se koalicioni i panatyrshëm kishte mbërritur në fund. Me lehtësinë e një njeriu që nuk mban përgjegjësi për të shkuarën, Meta e përligji këtë ndarje me mbarimin e kontratës katër vjeçare.

Edhe termi që ai gjeti për të etiketuar lamtumirën i përkiste lëmit të tregtisë dhe biznesit. Kontrata kishte mbaruar, pazari kishte mbërritur në fund dhe gjithçka tjetër për të cilin e bezdisnin opinionistët dhe gazetarët i takonte punës së historianëve dhe arkeologëve.

Historianët, duhet të gjenin se pse gjatë mandatit që ai qeverisi me Berishën, Meta nuk tha asnjë fjalë kur gjykata mbylli aferën e rrugës së kombit dhe atë të Gërdecit, pa fajtorë politikë.

Historianët duhet të gjenin se përse për zhdukjen e Kosta Trebickës nuk u zbulua përgjegjës.

Historianët duhet të gjenin se përse privatizimet më të mëdha, Armo, Albpetrol, CEZ dështuan me turp.

Historianët duhet të gjenin se përse në 21 janar u vranë katër qytetarë të pafajshëm.

Historianët duhet të gjenin se përse kur njerëz të rëndësishëm të shtetit akuzoheshin si “horra dhe lavire bulevardi”, Meta nuk kishte fuqi të belbëzonte: “Kujdes, me qetësi dhe dashuri”.

Historianët duhet të gjenin se përse presidenti i republikës, që LSI ishte betuar se nuk do ta votonte kurrë, u kurorëzua me votat e saj.

LSI-a doli nga koalicioni, një mëngjes të bukur prilli (Lexo poshtë teksin dhe shiko videon), pa pasur guximin të artikulonte qoftë edhe një vërejtje për Berishën dhe PD. Me ftohtësinë e një tregëtari të sprovuar Meta u mjaftua të thotë se kontratës i kishte ardhur fundi.

Kurse ky 1 prill i katër viteve më pas është i ndryshëm. Tani vendin e arkeologëve dhe historianëve po e luajnë, Manjani, Koka, Tavo, Rama dhe Kryemadhi.

Ditë pas dite, ata e kanë bombarduar qeverinë e Ramës më keq se opozita.

Ishin ata që thanë të parët se gjendja e drogës është aq keq sa duhet futur ushtria.

Ishin ata që thanë se policia do përdoret për të vjedhur zgjedhjet.

Ishin ata që ngritën alarmin se me anë të reformës në drejtësi, Rama do të godasë rivalët politikë.

Ishin ata që hodhën poshtë reformën në arsim.

Ishin ata që e panë si rrezik dredhinë e Ramës për të mbushur Shqipërinë me plehra.

Ishain ata që goditën pareshtur ministrin më të suksesshëm, Saimir Tahiri.

Po atëherë pyetja që ngrihet është: A ka më kuptim që LSI të vazhdojë të qeverisë me Ramën, pasi nuk bie dakord në asnjë nga çështjet e mëdha me partnerin e tij të koalicionit?

A ka simetri që ai që u largua 1 prillin e katër viteve më parë pa bërë asnjë vërejtje për Berishën, të vazhdojë të qëndrojë me Ramën pas gjithë atyre që ka thënë?

A ka ndopak koherencë tek këto qëndrime kaq të ndryshme të LSI-së?

Në këtë ditë të njohur botërisht, Ilir Metës mund t’i mjaftonte dhe justifikimi i thjeshtë që përdori mandatin tjetër, për të thënë lamtumirë. Ai mund të përdorte argumentin e “fundit të kontratës” për t’u larguar. Po të donte mund të shkonte edhe më tej, të rendiste edhe njëherë gjithë vërejtjet e muajve të fundit që ia bënin legjitime përplasjen e derës.

Por Ilir Meta këtë 1 prill po heziton. Sepse nëse sjellja e tij prej biznesmeni ia justifikoi ndarjen me Berishën, biznesi i tij aktual ia vështirëson prishjen me Ramën.

Prandaj ndoshta është e kotë që Ilir Metës t’i kërkosh të prononcohet këtë ditë gënjeshtrash. Për të kjo mund të jetë thjeshtë një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat e vitit. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës”

  1. Suzana says:

    Edhe nje here bravo Bushat. Analizat e fundit po te trgojne me objektiv, siç ne fakt duhet te jete nje analist. Po mire kjo LSI nuk mban pergjgjesi per ato qe dalin e thone, Manjani, Koka, Kryemadhi. Apo kohe fushate, ky milet e ha, por jo kete here gjerat do shihen. Populli po i mat mire sukseset dhe deshtimet si dhe te dy shkaktaret. Me qetesi dhe dashuri ka me shume pergjgjesi. Ajo me se paku t’i thosh ndal qeverise, me se shumti te mos i votonte. Dhe e fundit por me e papranueshme per ta por me e moralshme, te dilnin dy vjet para nga qeveria. Sot eshte von, shume von madje me kosto per ta. Dhe kete LSI e kupton mire prandaj dhe nuk po vepron.

    1. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    2. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    3. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    4. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    5. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    6. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    7. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

    8. undefined says:

      Bushsati mendon shumemire realist

  2. Ilir says:

    Andi, ta gezojne 1 Priilin te gjithe politikanet, deputete dhe kryetare gjithfaresh, te gjithe bosat e krijuar keto 26 vjetet e fundit !

  3. Qytetar says:

    Ik ore bajgë e ndyrë.

  4. Kalemi .al says:

    PO KY IDJOTI HISTORIANIN E NGATERRON ME GAZETARIN INVESTIGATIV APO ME PROKURORIN

  5. Devolliu says:

    Sheiku Like Floriri, ky hajdut me çizme e me bllok, i ka borxh jetën Sali Kriminelit pasi ai e shpëtoi nga burgu duke urdhëruar gjingjonërat e gjykatave të tij që videoskandalin 700 mijë dollarësh të Likes, me figurë e me zë, ta quajnë “nuk egziston fakti”.

  6. Profili says:

    Shkrim i kot. Duke radhitur disa ceshtje te bujshme ne Shqiperi, nuk ke thene asgje. Pastaj si duhet te gjenden /krijohen shumicat politike sipas jush? Vota legjitimon, LSI u konsolidua si force e trete dhe do bej politike dhe sipas interesave te saj si subjekt. U merrni kohen njerzve me lloqe.

  7. kleptofagos says:

    Analiza eshte shume e sakte dhe deshmon hipokrizine dhe mungesen e personalitetit politik te Ilir Metes kryesisht, por edhe te krejt politikes shqiptare ne pergjithesi. Shfrytezimi qe i behet aktivitetit te partive politike, duke i transformuar ne sipermarrje private qe sherbejne vetem per bizneset personale, familjare dhe te antareve te klanit, deshmon se demagogjia e tyre per gjoja idealet kombetare dhe interesat e popullit jane mashtrime dhe fasada te perkoheshme. Mjafton te hetosh pasurite personale te grumbulluara nga keta individe gjate 26 viteve, qe te vertetosh se ke te besh jo me udheheqes apo burra shteti por me hajdute dhe mashtrues ordinere.

  8. Admirimi says:

    Sakte Bushat. Nje analize e kthjellet, pa ngerce. Nje analist i admirushem, ler te qene i pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *