Flet Leonard Bombaj: 5 veta më hynë në shtëpi me pistoletë për Ajsin, atë e trafikonin

Vazhdon konflikti midis Leonard Bombajt dhe Ajsit.

Pas intervistes se disa diteve me pare qe dha Ajsi dhe ku tregoi versionin e saj te historise me Bombajn, ky i fundit i ftuar kete te premte ne Oktapodin e Turjan Hyskes ne Vizion Plus, vendos te flase per here te pare ne media per te treguar historine e tij me Ajsin.

‘’Është një histori e përfunduar kjo me Ajsin, është një histori ku prokuroria i ka mbaruar gjërat.

Unë nuk kam ndarë asnjë gjë me median përvecse kam bërë një libër në fund, kjo është historia. Unë marr përgjegjësinë përballë audiencës të them gjëra të provuara, jo gjëra që mund të jenë delire personle’’, nis rrefimin ai.

‘’Kjo histori përfundoi ku të gjithë së bashku, jo vetëm vajza, se ishin 5 veta bashkë me vajzën të cilët kanë hyrë në shtëpinë time me pistoletë, sepse e kisha përjashtuar ngaqë u zbulua se e kishin trafikuar gjithandej.

Këto që them janë të gjitha të provuara nga prokuroria, behet fjale per video, pamje, deshmi, deshmitar.

Vajzen e largova kur zbulova qe trafikohej’’, thote Bombaj.

‘’Mediat shpesh kanë dëshirë të hapin orekse të reja, por problemi është që duhet të përfundohet këtu.

Të gjithë këta persona duke futur dhe vajzën brenda, janë  dënuar me nga 3 vjet burg, ndërsa vajza 2 vjet.

Janë dënuar nga dy gjykata. Gjykata e shkallës së parë  të Krimeve të Rënda dhe nga Gjykata e Apelit’’.

‘’Ajo që kam pasur unë kujdes ka qenë se kisha të bëja me një adoleshente.

Ne media s’kam folur asnjehere per kete histori, por lashe qe te fliste gjykata.

Ky është një personazh që në emër të viktimave që ekzistojnë në Shqipëri, të dhunuar, të përdhunuar, të abuzuar nga njerëz perversë, vijnë dhe krijojnë personazhe të tilla, ku në emër të tyre duan të veshin rrobën e viktimës dhe ta shesin atë gjë.

Më thanë dy gjëra të vogla nga intervista që unë dua t’i sqaroj.

E para: Kam qeshur me librin e Leonard Bombës, thotë vajza.

Dy gjëra  të vogla që unë ja drejtoj nëpërmjet jush janë këto: Të vjen të qeshësh ty me këngën porno që ke kënduar dhe e ke shpërndarë vet në Youtube ?

Në librin e Leonard Bombaj është shkruar që është e provuar në prokurori, kur them e provuar është e provuar dhe me pamje.

Të vjen të qeshësh ty kur merrje në telefon babanë dhe i thoje jam te shtëpia e profesorit dhe jam këtu me gruan e tij, foli pak, dhe kalon telefonin në anë tjetër dhe imiton zërin e gruas time?’’, vazhdon ai.

‘’Vazhdojmë me një histori tjetër ku thotë se kujtoja se kisha një llogari bankare …

Kush është ai njeri që mund t’i hapi një llogari bankare një fëmije?

Si mund t’i hapësh një llogari bankare një fëmije kur prej 8 vitesh bën një shkollë falas te Sirea Film, kur ti ke veshur në trupin tënd veshje të cilat janë marrë nga shumë projekte, kur ti ke marrë cdo vit shporta familjare dhe përvec kësaj, kërkon të të hapet një llogari bankare.

Kemi të bëjmë me një krijesë ku kërkon të mbjellë memorje të trilluar’’.

‘’E fundit fare, provat që kam që janë dhe në prokurori por që janë dhe gjëra të tjera që nuk janë në dijeni  implikojnë keq njerëzit që i ka afër vetes së vet.

Ky është problem që unë kam, nuk e kam me vajzën, nuk kam më pikë problemi me të.

Po të jap një provë në atë provë nuk është ajo vetëm.

Ne donim të krijonim modelin e fëmijës shqiptar sic bëhej nëpër bote me Hannah Montanën, Selena Gomez, dhe këta fëmijë ishin shumë të talentuar.

Ajo që unë ndiej faj është se ne i ekspozuam me famën e tyre dhe ndoshta nuk i ruajtëm dot.

Por Boni nuk pati ndonjë problem me jetën e vet, Klea Huta nuk ka pasur kurrë problem me jetën e vet dhe është një nga vajzat super e respektuar në television.

Cfarë faji kemi ne kur ky fëmijë përdor talentin për mashtrim, për krim.

I bie që dhe ne do përplaseshim në një moment dhe i thame stop, kjo histori mbaron këtu.

Unë nuk kam për borxh ti jap llogari askujt, por ka ca përfaqësues ligjorë që do ta ndjekin këtë rrugë‘‘, mbyll rrefimin ai.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Flet Leonard Bombaj: 5 veta më hynë në shtëpi me pistoletë për Ajsin, atë e trafikonin”

  1. demo says:

    Prinder,ruani femijet nga “projektet imagjinare ” te Bombajt.Mos dergoni femijet ne xhami,ne kishe,!Mos dergoni femijet tek Bombaj.Ky pedofil do koven me benxine,jo me uje!

  2. lato says:

    Atention!Mbani femijet larg ekranit,kur del kjo ftyre!

  3. Alo ............ushnja says:

    Aman ore se na beri kerndine lepuri, kjo kafshe e eger . Alo ………ushnja alo ………………..ushnja

  4. berti says:

    http://shekulli.com.al/p.php?id=5180
    përderisa para disa ditësh kjo femra e ka riakuzuar Bombaj atëherë bën mirë që Bombaj ta rihedhë në gjyq dhe t’ia marër të gjitha kësaj here, aq më tepër që çupa nuk ështëmë e vogël por është bërë e rritut…

  5. Leon says:

    Pedofil muti..ti meriton burgun!!Flet per nje femer dikur femije qe ra ne duart e tua te qelbura!!Nese e trafikonin te kishe paditur..monster
    po ta pati qefi te njomen!!Uroj te ken te njejtin fat femijet tuaj nese ke..qelbesire mashkull

  6. Shqiptari Ilirise says:

    Akoma e nxirni ne ekran kete plere te neveriteshme?Shikojeni cfare surati ka dhe e kuptoni kush eshte.Ti mor bastard qe brockullit po te kish shtet dhe drejtesi tani do flisje nga qelia e burgut.Yyyyyy…zgjyre!!!!!

  7. Spartaku says:

    Shkrim jo shume i qart.Kushe eshte Ajsi? çfare ka te beje Leonardi me Ajsin? Po Ajsi ç’fare beri? Pse nuk sqarohen keto? Me qe i dini ju si eshte puna,i dim edhe ne? Jo.Une e lexova,por nuk kuptova ato qe thash me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *