FOTOT/ Zbulohet e dashura misterioze e Flori Mumajesit, është moderatorja e njohur

Transferimi i Flori Mumajesit nga Shqipëria në Kosovë ka bërë jo pak zhurmë në media, të cilat kanë aluduar edhe mbi motivet që e çuan kantautorin e famshëm drejt këtij vendimi.

Në fakt, artisti jo vetëm që u largua nga Shqipëria, por, edhe siç thuhet, ka blerë një shtëpi në Prishtinë.

Natyrisht, kjo iniciativë e Florit i la të gjithë me gojëhapur, sepse arsyet që e lidhnin me Shqipërinë ishin të shumta, nisur që nga familja, për të vazhduar me studion e tij “Three Dots”, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Burime të “Bluetooth” tregojnë se dashuria e ka çuar kantautorin drejt vendit fqinj.

Sipas burimeve, kantautori është duke bashkëjetuar me një prezantuese nga Kosova, në vilën e tij në një qendër rezidencash në periferi të Prishtinës.

Ai dhe bukuroshja në fjalë u bënë disa muaj që jetojnë bashkë dhe janë tejet të lumtur.

Sipas fqinjëve të tyre, Flori dhe moderatorja e famshme shihen gjithmonë bashkë dhe janë thuajse të pandashëm nga njëri-tjetri.

Por, ajo që e bën të pazakontë këtë lidhje është fakti se vajza që i ka fituar zemrën Flori Mumajesit është pikërisht Liberta Spahiu, moderatorja aq shumë e përfolur për një lidhje me Getoar Selimin, e, gjithashtu, edhe një nga mikeshat më të mira të Elvana Gjatës.

Këngëtarja dhe prezantuesja e “Prive” ka pasur një marrëdhënie të afërt me Elvanën, e cila deri pak kohë më parë thuhej se ka pasur një romancë me Flori Mumajesin, lidhje që, në fakt, nuk është konfirmuar kurrë nga protagonistët.

Sidoqoftë, ajo që është e qartë tani është fakti se Elvana nuk ka më asnjë kontakt me ish-bashkëpunëtorin e saj të shumë viteve, e ndoshta edhe me mikeshën e saj.

Nga ana tjetër, Liberta dhe Flori po jetojnë dashurinë, e dëshmi për këtë është edhe festa e ditëlindjes së prezantueses.

Vetëm në fillim të këtij viti, moderatorja festoi ditëlindjen e saj në një nga koncertet e Florit në Kosovë, i cili natyrisht e ka surprizuar duke kënduar për të.

Asokohe, askush nuk kishte dijeni për këtë lidhje, e me gjasë nuk kanë kuptuar mes vargjeve dedikimet e Flori Mumajesit për të dashurën e tij.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-1.jpg","attachment_id":"659670"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-2.jpg","attachment_id":"659671"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-3.jpg","attachment_id":"659672"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-4.jpg","attachment_id":"659673"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-5.jpg","attachment_id":"659674"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori.jpg","attachment_id":"659669"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/flori-6.jpg","attachment_id":"659675"}]

8 komente në “FOTOT/ Zbulohet e dashura misterioze e Flori Mumajesit, është moderatorja e njohur”

  1. Tiburon says:

    …ke vesh nallone

  2. REZI says:

    u Lodh dhe ky…kështu është kur të hyn në qejf vetja.

  3. T.T says:

    Kujt i plasi se ca bojn gabelt.

    1. kallashi says:

      po ti qe qu gabel mumajesin..do jesh nai kollovar qe te vje era perc..mo mir gabel tirone..sa kollovar ka gopi nones

      1. T.T says:

        Po ti Karlashi,paske zbrit n Tiron ene je tu pa boten,…shity face,futjani i turne me ket gabelin anej ka Afghanistan.

  4. ali vlora says:

    O gazetare leshi ! Po kusht ky palla me asnje kontribut publik qe ju e beni sikur shqiperia humbi nje shume te vlefshem.

  5. ariff says:

    …. e DEGJOVA edhe ne BBC , si krye lajm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *