Ledion Liço përplaset me Rudina Xhungën: Të përcollëm për në dritaren e fundit….

1 Prill 2017, 10:38Sociale TEMA
Ledion Liço përplaset me Rudina Xhungën: Të

Një shkrim i botuar në “Dritare.net” ku shkruhej se spektaklit të “Voice of Albania” i ka rënë audienca, ka sjellë reagimin e ashpër të Ledion Liços ndaj Rudina Xhungës.

Në portalin e drejtuar  nga Rudina, shkruhej se “Voice” nuk ka më të njëjtën shikueshmëri si më parë dhe se audienca ka rënë.

Por Ledioni i është përgjigjur gazetares përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive.

“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per top channel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.

9 komente në “Ledion Liço përplaset me Rudina Xhungën: Të përcollëm për në dritaren e fundit….”

  1. Spartaku says:

    Mire e ka Ledioni.Rudina Xhunga u perzu nga top channel per ne dritaren e fundit eshte e vertete.Ajo filloi te perçmont kete kanal qe i dha autoritetin e nje gazetare te mirenjohur.Sot ajo nuk shikohet.I ka rene audienca.

  2. sali says:

    niveli i jurise ne kete voice eshte diletant . ndersa ai i pari ishte me njeres vertete profesionale e te arsimuar ne kete dege.jo cdo njeri qe kendon mund te krijoje e vleresoje artistet e rinj

  3. Mirush says:

    Statistikat mor injorant janë të komplet kanalit ndersa ajo flet per programin që ti drejton.

  4. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Ky Ledjano i bon shum dam emsionit dhe Top Channelit
    Ky Ledjo asht gjysem grue e gjysm dordolec, dhe flet ,… si tarrallak.

  5. Bogonica says:

    Me Rudina Xhungen nuk kam njohje , e shoh si gjithe te tjeret nga ekrani.Per mua ajo eshte gazetare elegante me ndjeshmeri qytetare,zgjedh tema , probleme, personaxhe te caktuar dhe mbas intervistes se saj, del me nje mendim,perfiton dicka,packa se ajo nuk ka magjine te permbyse a te rregulloje kete boten shqiptare,e cila gdhihet ndryshe cdo dite.E me jam ketu tek intervistat e gazetareve televizive,eshte rasti te them mendimin tim per disa “gazetare te njohur”,te cilet studiot e tyre me te ftuar,me qellim apo nga pazotesia, i kthejne ne sherre midis te ftuarve, si dikur grate ne cezmen e lagjes.Ka nje rregull te pashkruar qe vjen nga Odat Shqiptare te burrave: “Fjala ne kuvend me radhe e me mend”.,kete aksiome qe vejn nga historia e popullit tone, si vlere kulturore nuk e respektojne “gazetaret e njohur”.Nga emisione te tilla qyetetari del nga emisionit del edhe me i coroditur se me pare.Respekte per gazetaren Xhunga!

  6. timo says:

    Kam respekt për të dy personat replikues si profesionistë të formuar por nuk kam ndërmend të flas për ta por dua të them opinion tim për voisin e sivjetëm ose më mirë për koçët e rij. Të them të vërtetën, nuk e kam ndjekur çdo javë por në ato net që e kam ndjekur kam përshtypjen se koçët e përsgjedhur për vlersimin dhe përpunimin e talenteve këngëtarë nuk janë në vendin e tyre dhe nuk ndjehen mirë në raport me kamerën. Ata i mundon,i pengon kamera të sillen natyrshëm. Prezenca e saj i kontrakton ose i nxjer jashtë të natyrshmes duke bërë veprime apo gjestikulime të pa sinkronizuara me fjalën. Më vjen shumë keq sepse, të katër për mua, janë këgëtarë këngët e të cilëve unë i dëgjoj me ëndje si në shtëpi ashtu dhe në makinë. Si me thënë, janë të sgjedhurit e mij.

  7. shqip says:

    E them shum sinqerisht qe e kam ndjekur “the voice..” qe ne fillim, dhe jam ndjekes i rregullt i top canalit. Eshte viti i pare qe nuk e shikoj “The voice”…. arsyeja jo Ledioni(edhe pse nuk kam ndonje simpati si gazetar, pasi per ledionin s’do e ndiqja as vitet e shkuara) por Juria sivjet eshte vertet shum amatore, kete e konstatova 20 min’ e para te nates se pare e as nuk kam marr mundimin ta shikoj me…. Megjithate respekte per top kanalin dhe gazetaren Xhunga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje