“Myslim, kërkoji ndjesë oficerit të policisë për dhunën, dhe liderit të opozitës për proçkën!”

1 Prill 2017, 17:47Sociale TEMA

Alfred Lela i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizit.

Ai shkruan se për një gjobë 10 mijë lekëshe të vjetra, Murrizi i prishi punë partisë së tij, me fyerjet dhe sulmin ndaj oficerit të policisë.

Myslim, për shtrembërimin e emrit ndjesë;

për gjërat e tjera që ti thua, të kuptoj, por kam përshtypjen se ti nuk e kupton gjuhën që flet, se përndryshe nuk do vazhdoje ta flisje.

Pjesë  e këtij moskuptimi, babelian, është fakti se quan ‘spiunim’ një thirrje të hapur.

Me këtë logjikë, a quhen ‘spiunime’ shkrimet dhe autointervistat që ti vetë bëje kundër Bashës te një gazetë.

Nëse kjo gazetë quhet shqiptarja.com, dhe të jepte hapësirë për të goditur opozitën dhe Bashën, kur ty të ‘ish ngritur’ për të bërë ‘opozitën e opozitës’, a e bën kjo gazetën dhe Bolinon të mirë atëherë, dhe të këqij tani kur publikojnë lajmin e dhunës verbale kundër një oficeri policie?

E kupton pra, Babelin në gjuhën dhe logjikën tënde, Myslim. Ata me të cilët rri, dhe as bashkëpronësia që ia mburr vetes, përkundër punëtorisë time, në një universitet, nuk do të të ndihmojnë për të gjetur çfarë domethënë ‘babel’. Nuk e dini, Myslim.

Kërkoje në Google!

Një nga gjërat që nuk mund të gjesh në Google është martirizimi: Ti u nise për martir demokracie Myslim, dhe re shehit i një 10 mijë lekëshi. Aq do të kish qenë gjoba për rripin e sigurimit. Por, ti deshe të kurseje 10 mijë lekë të vjetra, e të harxhoje 10 minuta fringo të reja pranverore, për një film me metrazh të shkurtër ‘persekutimi’, që t’u kthye kundër. Çfarë Tarantinoje në tentativë dhe i pafat je, Myslim!

Të gjithë e kërkojnë 10 minutëshin e tyre të famës, dhe ndonjëherë e marrin, Myslim. Edhe ti, por të qëlloi famë e keqe.

Një këshillë, Myslim: Kërkoi ndjesë oficerit të policisë, të cilin do ta mbroja edhe po të ishte nga ‘fshati’ yt. Sepse fshatrat, si në Fushë Krujë, si në Lushnjë, janë shqiptare, Myslim. Unë nuk i ndaj. Kërkoji ndjesë edhe kryetarit të partisë: Jo për shkrimet e dikurshme te shqiptarja e Bolinos, por për proçkën me metrazh të shkurtër të një dite të pafat pranverore.

Ndjesa, edhe pse e vonë, do të të ndihmojë më shumë se gjuha e gjatë dhe shfrimi qarkshkurtër!

Alfredi”, shkruan Lela.

12 komente në ““Myslim, kërkoji ndjesë oficerit të policisë për dhunën, dhe liderit të opozitës për proçkën!””

  1. Taras Bulba says:

    Po pse mor kelyshi i Bashes keshtu dashke ta kaloje me nje kerkese per falje jo mor jo ai duhet te dali para drejtesise per fyerje e kercenim ne krye te detyres ,ky Lushnjari i PD tregoje se cfare partie jeni mor funderina

    1. Loran shehu says:

      Harroj me te pyt ty o pederast komunist

    2. biometri says:

      Ore Lela
      Po ai lideri yt i opiztes beri thirrje per dhune
      Myslymi thjesht e zbatoi
      Tani si i zgjuar qe je dhe burre qe ua kendon te gjitheve sic i thone, pse nuk i kerkon liderrit Basha te kerkoj falje shqiptareve po ia kerkon Myslymit?

  2. Suzana says:

    O Alfred mos u lodh kot mo burre.

  3. Fredi says:

    O MYSLYM se shpejti do te pezullojne levizjen tende neper Evrope se je MYSLYMAN. Ti pershtatesh shume shpejt ne AFGANISTAN, Ata te adhurojne vetem nga emri qe ke.

  4. aqif tahipi says:

    Zoti fred ,mos u perpiq qe kete sjellje antishtet qe eshte normale ne shqup te na e paraqesesh si nje episod “10 minutesh” krejt rastesor.

  5. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Apo nuk e ka fajin 2M-ja mor jooo!E ka fajin 2B-ja!
    Sa te jete 2B-ja nuk do mbarohen ne Shqiperi 2M-te.

  6. E cfar faji ka myslym ani qe rrjedh nga nje fshat injorantesh dhe pa ofendim nga nje familje injorante. Nga keta lloj injorantesh duhet te ruhet shoqeria se keta kur fillojn te vjedhin i duket vetja me e zgjuar se te gjithe dhe kujtojne se u eshte ngren haku dhe fillojne shajne dhe mohojne edhe prejardhjen e tyre injorante. O mazllem shko dhe shiko ato bizneset qe ke hapur si karburante ne shenapremte dhe mos lufto me policet se nuk te ben luli deputet. Edhe ti o lele qerosi te thashe edhe diku tjeter tregoi keyij fshatarit qe ka mar kot cfar do ti ndodhte keyij birbos po te ishte ne amerik me kete sjellje. Po keta plehrat qe nga salehu deri tek me i thjeshti po tregojne injorancen e tyre qe nga fjalori deri tek cadra qe ka mar er gjith bulevardi

  7. Si te ndash 1 m," t says:

    Keto te Pd njelloj jane te gjithe Cfar ka ketu per tu habitur! Si te ndash nje mut ne disa pjese .
    Keta Meritojne te kene nga nje veshgjat sex M qe sa here te pellasin veshgjati tju japi ate te gjatin

  8. Spartaku says:

    Po Lulezim Basha,pse nuk prononcohet per sjelljen prej rrugaçi te Myslim Murrizit? Apo ka frike nga ai? te gjithe te pd-ke,jane injorant dhe kafhse me fytyre njeriu.Edhe duan te vijne ne pushtet keta muter.Kurre mos u befte mbare,se na felliqin dhe bjene ere e keqe e gjithe shqiperia.

  9. Luli says:

    PD duhet te rrije ne opozit te pakten 2 dekada ti dali era e keqe ndryshe shqiperia do vazhdoj te vije er

  10. Trimi says:

    Muslimi mbas faljes qe ka bere lehtsohet pak, por muslimi eshte koha e prashitjes dhe duhet te rrembej shaten te bej stazhin pastaj le te aplikoje prap per deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje