Në SHBA, vajza e presidentit Ivanka Trump gjithnjë e më e pasur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vazhdojnë të fitojnë të ardhura qindra milionw dollarwshe falë  investimeve në fushën e pasurive të patundshme.

Që nga koha që Donald Trump fitoi presidencialet amerikane në muajin nëntor, perandoria e tij financiare u shqyrtua me hollësi nga ana e ekspertëve në këtë fushë, të cilët besojnë se përbën konflikt serioz interesi dhe ngrenë pikëpyetje të shumta mbi mungesën e një kufiri të qartë mes çështjeve të biznesit, atyre familjare si dhe funksioneve politike.

Dokumentet e publikuara të premten dëshmojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj, të cilët janë që të dy zyrtarisht këshilltarë të afërt të presidentit, ende marrin të ardhura nga pasuritë e tyre që vlerësohen mes shifrës 240 dhe 740 milionë dollarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Në SHBA, vajza e presidentit Ivanka Trump gjithnjë e më e pasur”

  1. jani says:

    Kjo ka lek sa gjysma e Zenit .zeni i babit ja fut per lek jo vetem Ivankes por dhe Trampit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *