Nishani flet për “presionet” e Ramës mbi dekretimin e Xhafajt, pse Meta mund të bëhet president dhe i rikthehet Zhitit: Nuk ishte në situatën e duhur…

1 Prill 2017, 18:58Politika TEMA

Bujar Nishani në intervistën e tij për News 24, ka komentuar edhe rastin e debateve për dekretimin e Fatmir Xhafajt, akuzave me Visar Zhitin dhe flet dhe për punën e qeverisë dhe pse Ilir Meta mund të jetë president.

Sot është 1 prilli, shënohen 4 vite koalicion PS-LSI. Çfarë maxhorance keni parë këto 4 vite?

Të jesh president, është gjë e bukur, përgjegjësi e madhe, por ka edhe kufizimet e saj, që të jesh jo thjesht politikisht korrekt, por të jesh serioz edhe të respektosh detyrimin tënd kushtetues. Ndaj do ishte e tepërt nëse fillon e bën gjykime politike për maxhorancën apo për opozitën. Presidenti duhet të jetë një institucion i ftohtë që të jetë i gatshëm për të ofruar zgjidhjet e veta dhe gatishmëritë për zgjidhje. Unë mendoj që qytetarët shqiptarë janë ata që kanë të drejtën absolute për të vlerësuar si ka punuar një maxhorancë dhe se sa e vërtetë është një opozitë.

Çfarë suksesesh mund të njihni të kësaj mazhorance dhe çfarë dështimesh?

Le t’ja lemë qytetarëve për të numëruar edhe sukseset edhe dështimet. Une mendoj se ka patur dëshira, ka pasur objektiva, janë ndërmarrë reforma se si janë realizuar se sa të drejta kanë qenë ato hapa që janë ndërmarrë atë le ta vendosin qytetarët pastaj.

7 ditë të plota kanë pritur qytetarët shqiptarë deri në daljen tuaj në konferencë shtypi përsa i përket dekretimit të ministrave të rinj propozuar nga Rama. I shumëpërfolur ishte emri i Xhafajt. Çfarë përjetime keni pasur? U tha se ju do dilnit duke i thënë “Jo” dekretimit të tij, por ju bëtë të kundërtën pasi nuk ua linte Kushtetuta…

Unë nuk dua që të ushqej edhe të bie pre e skenarëve të thashethemnajës politike që krijohet apo edhe të ushqimit që i jepet thashethemnajës, por me background dhe me synime politike. Unë kam strikt detyrën edhe mundësinë dhe hapësirën dhe procedurën që i takon të ndjekë presidenti i Republikës. Pas ardhjes së propozimeve nga ana e kryeministrit kam kërkuar dhe kam pritur informacionin i institucioneve  që merren me garantimin e standardeve të sigurise së vendit.

Ishin ministra që emëroheshin për herë të parë në detyrë dhe kërkonin që patjetër institucionet e vendit të verifikonin integritetin e tyre në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare.  Dhe ka qenë afati dhe kushteta ndaj e parashikon një afat të tille që presidenti ka pritur të vijnë përgjigjet në lidhje me secilin prej individeve përkates dhe informues. Kanë ardhur ditën që unë kam dalë në konferencën për shtyp. Veç kësaj kam qenë në një shërbim jashtë vendit, por nuk ka qenë i lidhur shërbimi me kohën e konsumuar.

Koha e konsumuar ka qenë vetëm për të verifikuar info në lidhje me secilin prej personave. Une e kam bërë qëndrimin tim publik dhe më duhet të sqaroj edhe një element tjetër, që ka qenë edhe ky një element abuzimi dhe spekulimi. Duke e tentuar ta ndajnë në 2 pjesë qendrimin e Presidentit të Republikës është tentuar të ndahet qëndrimi i presidentit në dekret me qëndrimin e Presidentit në deklaratë. Po ju them që të dyja janë qëndrime presidenciale dhe të parashikuara në kushtetutën e vendit, dekreti është një e drejtë e Presidentit por që kushtetuta nuk ia njeh të drejtën Presidentit për të refuzuar propozimin e kryeministrit për ministra sepse në nenin 92 nuk është i parakshikuar emërimi dhe shkarkimi i ministrit.

Pra e drejta e emërimit të një ministri është e Kryeministrit dhe konfirmimin përfundimtar ia jep parlamenti. Pra dekreti është ushtrim i detyrës së përgjegjësisë që ka Presidenti, deklarata është ushtrim i së drejtës. Kushtetuta ia njeh të drejtën Presidentit t’i adresohet parlamentit në çdo kohë dhe për çdo çështje Presidenti që mendon se është e rëndësishme. Pasi kam bërë dekretimin une i jam adresuar kuvendit në të drejtën që më jep kushtetuta për çështjen e kandidaturës së Ministrit të brendshëm që unë e gjykoja si të papërshtatshme për shkak të rrethanave që asaj dite dhe vazhdojmë të ndodhemi. Pra dekreti ishte një detyrim, deklarata ishte një e drejtë.

Por, përtej konferencës, a ndjeni ju trysni pasi ishin ditë të vështira…

Është shumë e vështirë që sot të demonstrosh se ç’ka brenda qenies njeriu, por po ju them në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë që kam qenë shumë i qetë nuk kam patur asnjë dyzim përveç se pjesës që prisja nga institucionet e shtetit.

Nuk i kam përcjellë vetes as trysninë dhe as presionin. Patjeter që i ndiqja me shumë kujdes zhvillimet politike, opinionet e qytetareve, të njerëzve të medias të gazetarëve të analistëve, por që ditën e parë që kam pranuar të ulem në karrigen e Presidentit të Republikës. Pakti i parë ka qenë pakti me veten dhe pakti me veten është pakti më i vështirë që mund të ketë njeriu por është pakti më i fortë. Ndaj nuk kam patur asnjë presion asnjë komunikim me askënd me asnjë aktor, por ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimi që unë kam menduar dhe që kam besuar se zbatoj kushtetutën dhe që shpreh edhe mendimin tim politik.

Si rrallëherë në ditën e dekretimit munguan kamerat. Pse munguan kamerat dhe a ka pasur një shtrëngim duarsh mes jush dhe ministrit Xhafaj?

Pa dashur të hyj në debat, që pas ceremonisë së parë kur është betuar e gjithë qeveria, në ceremonitë e tjera në presidencë të pranishme kanë qenë kamerat e presidencës, edhe pjesa e arkivimit të stafit sepse ky është rregull i brendshëm i presidencës në aktivitete te tilla.

Aktiviteti ka qenë tërësisht strikt me çfarë shkruan protokolli i shtetit, dhe presidenti dhe stafi janë të detyruar të ndjekin strikt atë që të shkruar në protokollin e shtetit, dhe mos harrojmë që protokolli i shtetit është ndryshuar pak muaj më parë me një vendim qeverie. Nuk e kam bërë unë ndryshimin e protokollit, ndryshimin e ka bërë qeveria shqiptare e ka bërë Ministria e Jashtme unë kam ndjekur pikë për pikë atë që është shkruar në protokollin e shtetit por po ju them që patjetër në mënyrë në radhë të parë njerëzore por edhe institucionale kam uruar në mënyrë të drejtpërdrejt për sukses edhe punë të gjithë ministrat prezentë. Pastaj si u dha dora, si qëndroi njëri në fotografi dhe si qëndroi tjetri unë besoj se këto nuk janë çështje  të cilat i takojnë formatit të presidentit për t’u artikuluar por ka qenë një ceremoni korrekte serioze dhe dinjitoze për shtetitn shqiptar.

Dekretimi i Xhafajt rihapi debatin me zotin Zhiti, madje kishte dhe fyerje mes jush

Kurrë në jetën time nuk kam fyer nuk kam akuzar dhe as nuk do fyej dhe as nuk do akuzoj kërrkend. Patjetër që çdo fyerje e adresuar ndaj meje është e toleruar por çdo akuzë do të përballet me institucionet e shtetit dhe të ligjit, është shumë e thjeshtë.

A mund të shmangej ky debat?

S’kam hyrë në asnjë debat dhe s’kam bërë asnjë akuzë edhe asnjë fyerje.

Pse është refuzimi për z. Zhiti?

Ka patur një arsye shtetërore por ato që ishin arsye që unë mora vendimin kishin të bënin se pari me mos respektimin e procedurës nga ana  e qeverisë. Sepse ambasadori ndryshe nga ministri është emërtesë e Presidentit të Republikës. Refuzimi i qeverisë për të respektuar procedurën e emërtimit, së dyti disa artikulime të papranueshme të kanditaturës së propozuar për ambasadorë për Selinë e Shenjtë kundër Kishës Katolike për inkuizicion. Pra e papranueshme se si një njeri që ka një kuptim të tillë për Kishën të shkojë të ndërtojë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me atë të Vatikanit. Dhe së treti në takimin që më është kërkuar mes një deputeti të PD për të pritur në zyrë kandidatin për ambasador, konstatova që nuk ishte në situatën e duhur për të kryer këtë detyrë.

Si e konstatuat këtë?

Përgjatë bisedës së zhvilluar.

Për verifikimin e figurës së tij sa kohë ju është dashur?

Nuk kam kërkuar verifikim të figurës së tij se nuk kisha ndërmend ta dekretoja.

U përmend shumë një mesazh i mbërritur kundër figurës së tij?

Mesazhi ka ardhur pas debatit të bërë. Pra, pas artikulimeve të tij kundër presidentit, ka mbërritur dhe ai mesazh të cilin nuk doja ta bëja publik. Dhe nuk ka qenë ai mesazh arsyeja e mosdekretimit.

10 komente në “Nishani flet për “presionet” e Ramës mbi dekretimin e Xhafajt, pse Meta mund të bëhet president dhe i rikthehet Zhitit: Nuk ishte në situatën e duhur…”

  1. capi dhia says:

    Me ka cu nona me la gojen. Miresekeardh, po vec mut kena me te qiras.

  2. Treviso says:

    Sikur vendi te mos kishte pasur president shteti do ishte shume me mire, se sa nje cope mishi me dy sy qe, i sherbeu partise se tije me shume se kushdo tjeter. Bujar Nishani presidencen e ktheu ne çerdhen e PD-s. Pas dorzimit te detyres ku cope mishi me dy sy, mire eshte qe te gjendet nje godine tjeter per presidence, se aty nuk ben hajer njeri, pasi eshte infektuar.

  3. ak47 says:

    please, mos u merrni me kapterin, as nuk ia vlen fare ta komentosh

  4. thana says:

    Pse përdridhesh kështu zoti Nishani, thuaje troc: ata që më kanë vënë në këtë detyrë më detyruan të mos e pranoja kandidaturën e z. Visar Zhitit për ambasador të R.SH. pranë Selisë së Shenjtë, sepse ky Visari si njeri i përndjekur dhe shkrimtar shumë i talentuar, është rast ideal për të qenë President i Republikës. Thjesht unë nuk mund të punoj kundër interesave të mia e të atyre që më kanë vënë për president…

  5. PO,PO says:

    Presidenti kukull i vendit , ben diversion kunder koalicionit qeveritar ,
    per ta percare ate ! Nuk ka ndryshuar asgje , qyshse mori bekimin e
    bajraktarit te Vicidolit .

  6. Qytetari Digital says:

    Komplet idiot. Nje here thote “nuk kam hyre ne asnje debat” dhe pergjigjen e pyetjes se fundit e fillon me “mesazhi ka ardhur pas debatit te bere”.
    Ske cpret me shume.

  7. Sauku says:

    O Mehmet trego per sms e Frangajt qe te dha urdher te mos e dekretosh. Legen.

  8. Qytetar says:

    Si stë vjen turp?Po ku ke turp ti o i mjer.

  9. Qytetar says:

    Po pse prap i la mustaqet ky mo?

  10. Bushi says:

    Bujar Nishani do te ngelet ne histori presidenti me i paafte,pas Sali Berishes,qe ka qene presidenti me i keq. Mezi po presim qe te zhduket Nishani e te zgjidhet nje i mire,qe vertet te jete garant i kushtetutes,dhe i panshem.Nishani,ishte president i pd-ke dhe jo i shqiperise,pasi merte dhe zbatonte urdherat e Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje