Partitë shqiptare në Luginë vendosin të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe partitë politike në Serbi kanë ftuar shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

Dhe kjo sepse kandidatët e mundshëm për president nuk kanë shfaqur aspak interesim për pozitën politike të shqiptarëve.

Kështu zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen të dielën në Serbi, nuk do t’i kenë votat e shqiptarëve.

Sipas të përditshmes kosovare “Zëri” Banorët e Luginës së Preshevës kanë deklaruar se do t’i bojkotojnë këto zgjedhje në shenjë revolte për mosrespektimin e të drejtave të tyre.

Partitë politike në Luginë kanë bërë të ditur se bojkoti nënkupton që asnjë kandidat serb apo program zgjedhor nuk përfshin pozitën politike të shqiptarëve.

Edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ky Këshill ka konstatuar se shqiptarët në mënyrë drastike diskriminohen nga pushteti qendror i Beogradit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *