Rama citon Hahn-in: Debati politik të bëhet në Parlament

1 Prill 2017, 14:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur reagimin e zyrës së Eurokomisionerit Johannes Hahn për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Në serinë e postimeve, që Kryeministri i quan “Kush gënjën?”, ai pasqyron komentin e bërë nga zyra e Johannes Hahn, e pyetur nga RTSH për takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Hahn.

Sipas zyrës së Hahn, është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit.

1 komente në “Rama citon Hahn-in: Debati politik të bëhet në Parlament”

  1. Qytetar says:

    Vazhdoni jeni në rrugën e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje