Rama-Meta, një dashuri-urrejtje dhe njeriu i çadrës që pret!

Nga Enkel Demi

Kanë kaluar katër vjet nga 1 prilli i mirënjohur i vitit 2013. Koalicioni që u thurr at’botë në Shkodër nuk mundi të vendosë mish. U tret, falë dietave të forta dhe mosmarrëveshjeve. Një pjesë e gazetarëve mundohen ta rrëmojnë armiqësinë e krijuar në qeveri tek numrat, interesat e prishura vendore apo qendrore, kombinimet e politikës së ditës e kështu me radhë. Madje, edhe njeriu i çadrës ka 40 ditë që pret, sepse e sheh krizën thjesht aritmetikë.

Në fakt, sherri është i thellë dhe ka lëshuar rrënjë në urrejtje. Ilir Meta dhe Edi Rama urrehen. Nuk kanë harruar asgjë, kurrë nuk i kanë vënë kapak mërisë së tyre. 21 janari, “një votë, një pallat” janë vetëm ato që shquhen dritës për diell. Këta dy njerëz do qetësohen vetëm, kur të shohin tjetrin të përmbysur. Ani, se në Shqipëri mendojnë që politika nuk ka ndjenja, ky është rasti që ka, madje njeh maja të këtilla emocionale, siç është urrejtja.

Atë 1 prill të vitit 2013 të dy i mbajti shpresa që pushteti i ardhshëm, ndarja e tij përsëmbari, kotja që të fal qeverisja do zbuste këtë ndjenjë kaq të fuqishme dhe mund ta vinte në gjumë, në harresë. Por, 1 prilli i rrenave qëlloi i tillë edhe në datën 2 prill dhe më tej, deri sot, kur janë thurrur katër vjet në këtë rrjetë të tmerrshme urrejtje. Nuk e shohin sho-shoqin më sy, e kanë zët, ndaj dhe nuk duan një marrëveshje të re. Lëvizja Socialiste për Integrim po bën gjithçka mos ta ketë këtë marrëveshje, Edi Rama nuk po luan asnjë gur që ta ketë këtë marrëveshje. Garantët e pikëpjekjes së katër viteve të shkuara kanë rënë. Nar Koka dje e ngrysi në polici, Koço Kokëdhima u shpall armik. Tani kanë mbetur vetëm ata të dy, të cilët ajo ngjarje e Shkodrës i lidhi jo në aleancë, por në vargonj torture. Tash, ora ka rënë. Janë të lirë të urrehen për qejf.

E mira është që askush mos të kërkojë më ndërmjetësinë e një marrëveshje, e cila nuk kapërdihet as në mëngjes, as në mbrëmje. Urrejtja e dy udhëheqësve është bërë kapilare dhe ka zënë çdo qelizë të dy partive. Socialistët dhe lësëistët atje poshtë e shtyjnë ditën duke i ngritur kurthe njëri-tjetrit. Diku bllokojnë buxhete bashkish, diku ndihmën ekonomike, diku i grabisin organizatat bazë, diku pushojnë nga puna drejtorë të mëdhenj a të vegjël. Pushteti është ndarë në llokma, ku të dyja palët po sillen me to si “tokë e xanun”. Askush nuk hyn tek pjesa e tjetrit, thua se janë ngritur klonet e kufirit të dikurshëm. Ministrat e qeverisë qysh në krye kanë qenë në skuadra të ndryshme, ndërsa kryetari i qeverisë ka katër vjet që duron si me qen’ kinez që letrat e ca kabineteve para se të shkojnë tek ai, kalojnë nga kryesia e Kuvendit.

Ndaj, kësaj here ka vetëm një mënyrë që kjo urrejtje mos të mbijë si bari i keq i fierit. Mos t’ia lypë kush një marrëveshje të re askujt. Palët të gjejnë guximin të ndryshojnë ligjin zgjedhor. E kthejnë Shqipërinë një zonë elektorale, caktojnë një prag dhe shkohet në zgjedhje. Pas tyre, numrat e vërtetë mund të diktojnë aleanca, qeveri me bazë të gjerë ose brenda së majtës, por gjithçka do të diktohet nga vullneti i qytetarëve i shprehur në votë dhe jo nga ndjenjat e dy njerëzve, sado të larta të jenë ndjenjat dhe sado të lartë të jenë njerëzit, tek e fundit janë vetëm dy shqiptarë që thjesht urrehen dhe kjo nuk është rrenë 1 prilli.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama-Meta, një dashuri-urrejtje dhe njeriu i çadrës që pret!”

  1. Ilo says:

    Greket shquhen per dinakeri por mesa duket kete semundje ua paskan rrasur edhe ju cameve ashtu sic ju rrasen edhe gjera te tjera ,dinakeri e gjall shaj pazarin PS Lsi qe te rriten aksionet e pazarit cam

  2. bureto says:

    “Palet te kene guximin te ndryshojne Ligjin (Kodin) Zgjedhor”, thote Enkeli. Dhe ka te drejte vetem se harron, qe keto pale, perfshire edhe PD pikerisht ato propozime qe perserit Enkeli (sepse jane parashtruara edhe here te tjera) nuk duan. Ato jane sanksionuar ne ndryshimet kushtetuese , per fat te keq edhe ato ne prillin e mallkuar te vitit 2008. Atebote Meta i trembur per vdekje se po e margjinalizonin nga politika u fut ne greve urie, kundra atyre ndryshimeve. Fati i tij (apo aleanca fluide me Berishen ne zgjedhjet e 2009) e shpetuan. I mjaftoi bashkeqeverisja e tij me Berishen, qeverisja me e keqe e ketyre 27 viteve, qe Meta jo vetem nderroi mendje, por gjate qeverisjes me Ramen, nuk denjoi as ta artikulonte si kusht bashkeqeverisjeje, anullimin e atij ndryshimi. Kishin votat dhe kohen e mjaftueshme qe ta benin. Pse nuk e bene? Sepse ate frike qe pati atehere tashme nuk e ka me. Ai eshte forcuar politikisht dhe bere me prone ashtu si dhe dy te tjeret, Ka tashme ‘feudin’ e vet qe quhet LSI (Levizja e Sigurimit te Interesave te Metes dhe Monikes. Meta eshte dhelper dhe me nuhatje ekselente prej biznesmeni politik. Ai nuk ka as parime e as ideale shtetformuese, ka vetem interesa private, ndaj dhe mbetet nje e keqe e madhe e politikes shqiptare. Rama duhet medoemos te shpetoje nga ai nese eshte burre duke marre nder sy rrezikun, edhe pse ky matematikisht eshte shume i vogel. Endrren kryeministrore e permbushi, tani te mendoje edhe per vendin. Shqiperia me Meten apo me Bashen (te dy mekatare) eshte para sfidave te medha. Nese populli mendon ndryshe, le t’i votoje ne qershor. E vetmja gje qe i ka mbetur demokratures tone. Vullneti i popullit. Te dalin vetem ne mejdan dhe t’i matin forcat. Mbas zgjedhjeve shohim e bejme. Keto lloij aleanca parazgjedhore, perfundimisht e kane shkaterruar politiken dhe me pas vendin, ndaj dhe nuk duhet te ndodhin me. Ndryshon puna me partite e vogla, te cilat per shkak te ligjit zgjedhor, qe e mbajne fort “te medhenjte” ne fuqi, i detyron te futen nen cadren e tyre. Meta si ‘kurvat’ diten refuzon i partneret dhe naten fle me ta. Te mos e pranoje, ne kete rast Rama, dhe te shkojne te ndare ne zgjedhje. Eshte dobesi e madhe e tij (edhe pse nuk njihet per ndonje ‘burre’ ne kuptimin qe i jepet shtetareve), nese do veproje ndryshe. O mbetet te vijoje punen, o i kalon edhe ai historise.

    1. Sheik Meta says:

      Plotesisht dakort me komentin tuaj. sidomos kur thua qe Meta ska asnje ideal por vetem interesa te ngushta private dhe mbi te gjitha per shpetimin e Metes nga drejtesia. Edhe President ai do patjeter per te vetmen arsye qe ti shpetoje drejtesise. Po iu “afrua”posti i Presidentit LSI SHPERBEHT PERFUNDIMISHT se Metes nuk i ka plasur kurre per Partine por vetem per karrigen e ngrohte dhe jo ate te burgut.

      Duhet te marre perfundimisht fund ky kancer i Shqiperise dhe kjo arrihet duke mos hyre ne zgjedhje ne aleance me keta bashkfajtore qelbsina.

  3. Eugen shehu says:

    Per te gjithe Ju analiste ,gazetare,dhe Parazito komentues dhe ne vecanti per ju pseudomediat me ne krye MB.
    TA THEMI TROC: EDI RAMA ORGANIZOI 21 JANARIN PER ILIR METEN (e donte ne Burg )!!!
    21 janari I NGECI PD S DHE RAMES I RA BIXHA NE DORE.
    EDI RAMA EDEHE BERISHEN E DONTE NE BURG !!!
    Dhe kto intriga te kopshit pa dreke po ja shet USA DHE BE spsh:NE BEJME SHTET.
    DHE QE TI BIEM SHQETO :
    SI TI PERKTHEJME DEKLARATAT E SAJE QORRIT (PER CA NJEREZ QE E KANE VENDIN PRAPA HEKURAVE)

  4. MEROgELBAZA says:

    O PLEHRA mERO , O PERSHTIROSJE FEKALE.kU I KE KOMENTET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *