Rrëfimi i Nard Kokës: 7 orët e darkës Rama-Meta në Lalëz

“1 prilli” ka mbetur në memorien e afërt politike si simbol i koalicionit aktual “Rama-Meta”. 4 vite më parë, të dy krerët e PS-së dhe LSI-së shpallën aleancën paraelektorale në zgjedhjet e qershorit të po atij viti.

Në fakt, aleanca u zyrtarizua më 3 prill, por më 1 prill Ilir Meta njoftoi kryeministrin Berisha se ai do ta linte koalicionin qeverisës për të kaluar në opozitë.

E vërteta është që marrëveshja Rama-Meta datonte prej së paku 1 vit më herët. Në mesin e majit 2012, Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan në një darkë “historike” 7-orëshe në gjirin e Lalzit.

Në vilë ishin vetëm 3 vetë: Rama, Meta dhe Leonard Koka, një personazh i njohur në Durrës, vëllai i ministrit të Mjedisit dhe ish-mik i ngushtë i Fatos Nanos.

Në korrik të 2012, Leonard Koka dha një intervistë të zgjeruar për “GSH”. Ai foli për jetën e tij, marrëdhëniet me politikanët dhe… s’mund të mos komentonte, atë që u quajt më pas si “koalicioni i ngjalave”.

Z. Koka, si ndodhi futja e vëllait tuaj, Lefterit në politikë? Ai kandidoi më 2009 si deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim…

Më telefonoi Ilir Meta. Ia mbaja mend numrin se shquhem për të kujtuar numra, dhe pashë 701 në fund. Në Tiranë shkova me Hakin, djalin e vogël.

Njiheshit më parë me të?

Jo shumë, ndaj pa u njohur më parë me njerëzit s’mund të arrish në konkluzione.

Çfarë ju tha?

Më tha se kishte dëshirë që Lefteri të konkuronte si kandidat i LSI-së. Unë isha i bindur që Teri duhet të kandidonte, por vendimi i takonte atij. Brenda vetes u ndjeva mirë por më duhej të flisja me të, dhe isha i bindur që s’do e kisha të lehtë.

Kur e diskutove me Lefterin?

Kur mbërrita në Durrës u takuam dhe i thashë propozimin e Ilirit. Refuzoi menjëherë. Çdo ditë i diskutoja të njëjtën bisedë derisa pas një muaji u bind. Ishte gëzim i madh për ne familjarët, kur ai u zgjodh nga populli.

Po momenti kur LSI deklaroi bashkëqeverisje me PD-në?

Lefteri e kishte shumë të vështirë, ashtu sikurse edhe ne. Doktori na kishte denigruar deri në palcë e tani i duhej të ishte në koalicion me të. E këshillova Lefterin të votonte pro zgjedhjes së LSI-së, jo sepse unë e dua doktorin, por sepse ai ishte vendimi i pjesës dominante të tyre. Megjithatë nuk e di nëse e dëgjoi apo jo këshillën time, por situata nuk varej nga vota e tij. Edhe largimin nga koalicioni nuk e doja, pra bashkimin e tij me PS-në. Ajo që Berisha bëri, pra kërkoi koalicion me LSI-në, ishte në një farë mënyre kërkim ndjese nga ana e tij, pasi do bashkëpunonte edhe me atë për të cilin çfarë nuk kishte thënë, po pranonte bashkëpunimin dhe me anëtarin e Zemunit.

Po Zemuni çfarë është e dini?

Me thënë të drejtën kur e dëgjova për herë të parë se dija, por më pas mësova se është një lagje në Beograd ndërsa çunat e saj, vranë kryeministrin serb. Ai mund të kishte përmendur dhe ndonjë klan tjetër nga Italia, por me sa di unë, Sala njeh më mirë Beogradin se sa perëndimin.

Po në raport me burrin e motrës, ndjeheshit në borxh pas burgosjes, pati ndonjë pasojë?

Burgosjen time e vuajti shumë vetëm familja ime, moma, dy cunat, gruaja dhe Lefteri që e vuajti dhe u detyrua të merrte vendime për të më shpëtuar mua. Motra ime që është gruaja e Agron Dukës, sigurisht që u dërrmua shpirtërisht, por pasoja patëm vetëm ne. Goni më vinte në burg bashkë me motrën madje shpesh më ka ardhur edhe Armando, vëllai i tij. Pavarësisht se duhet ta pranojmë që unë bëra burg edhe për ta, sepse unë bëra burgun e Zemunit jo si Nard.

Emri juaj u përfol si shkesi i Ramës me Metën për takimin e Gjirit të Lalzit. Shumë shpejt u harrua takimi mes tyre dhe u morën me ty?

Disa ish miq të mi gazetarë më përmendën për takimin dhe u morën gjatë me mua…

Në fakt ishit pjesë e takimit?

Po realisht kam qenë aty 7 orë dhe s’kam lëviz në asnjë moment. Dhe Edi Rama dhe, Ilir Meta donin të isha unë në atë takim, por këto që më përmendën emrin i kuptoj pse e bënë.

Pse e bënë?

Ato s’kishin gjë me mua si Nard, por e bënë sepse donin të ishin ata të zgjedhurit, të ishin ata në vendin tim.

Po pse ishe ti i përzgjedhuri, pse më i besuari nga palët?

Mendoj se unë jam i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Unë s’di ti transformoj, nuk i deformoj si fjalët e Edit për Ilirin dhe anasjelltas. Atyre i kishte ardhur dita me u taku me njëri-tjetrin se kanë qenë miq të vjetër dhe qëllova unë prezent, nuk ishte aq për tu fryrë, takimi, takimi.

Po kishte ngjala në fakt atë darkë?

Jo, jo nuk kishte ngjala, ngjala ka në Shëngjin (qesh).

Po me Ilir Metën si i keni marrëdhëniet?

E kam paragjykuar pa e njohur, në kohën që rrija me Fatosin, ndaj i kërkoj ndjesë sepse kur i njeh njerëzit personalisht atëherë e kupton si janë në të vërtetë. Të Iliri unë kam parë një familje tradicionale shqiptare dhe njeriu po ishte familjar, të jesh i sigurt që është edhe për të gjithë shqiptarët. Kur shkoj në shtëpinë e tij unë ndjehem shumë i lirshëm, ai ka familje shumë popullore, të dashur e mikpritëse. Ata nuk të presin me karkaleca apo po nuk i patën të shkojnë ti blejnë. Ato të ftojnë në tryezë me ato që kanë. Të duket vetja si në shtëpinë tënde. Ai ka një grua shumë të mirë e bujare e tre fëmijë të mrekullueshëm, sidomos Era që është fantastike.

Pas kaq vitesh, eksperienca e burgut, e të tjera me radhë, si ndjehesh për të ardhmen e fëmijëve të tu?

Unë si natyre nuk jam pesimist. Kam qenë dhe me hekura në dorë e kurrë s’jam dorëzuar. Kënaqësia ime është ti gëzoj fëmijët.

Djali juaj po mbaron shkollën në Angli, keni qejf të vij këtu apo të rri jashtë?

Dëshira ime është të vij këtu, por për fat Roni, ndan të njëjtën dëshirë me mua.

Klima politike si të duket, si njeri i thjeshtë që je por me shumë miq politikan?

Nuk e di si ju duket juve, mirë ju duket?

Ke dëshirë që djemtë e tu të merren me politikë?

Po kam shumë dëshirë dhe shoh që djali i madh Roni, është shumë i vëmendshëm ndaj saj. Nuk është se unë kam qejf që ai të merret me politikë sepse unë do përfitoj ndonjë gjë prej politikës, unë dua që fëmija im deri sa ka mundësi, të vej një tullë në zhvillimin e vendit tonë dhe, kur të shoh përpjekjet e fëmijëve të mi që të japin kontributin e tyre për Shqipërinë, do iki i qetë në botën tjetër. Mua s’më la njeri të vija një tullë për Shqipërinë, vëllai im e vuri dhe do vazhdoj të vejë, e në rrugën e tij të eci edhe tim bir. Unë e këshilloj brezin e ri, që nëse kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë, duhet ta bëjnë. Sa më shumë njerëz të rinj të merren me politikë, aq më shpejt do ikin të vjetrit nga kjo vorbull.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Rrëfimi i Nard Kokës: 7 orët e darkës Rama-Meta në Lalëz”

  1. Kris says:

    Por kam frike se mafia Sali-Like do te fitoje! Shqiptaret nuk jane akoma te pergatirur per te pranuar shtetin si themelin e demokracise dhe eecjen perpara si popull dhe si komb! Meta eshte i trembur deri ne palce nga drejtesia e re!Edhe Rama e di kete prandaj po luan me karten e vettingut sepse Likja preket direkt dhe lamtumire Monika pastaj!Doja te thoja edhe per nivelin e ciftit Meta nen nivelin mesatar! Nuk e di se sa pagoi ky cift per intervisten e Monikes! Mafia Sal -Meta do te vihet ne krye te pushtetit jo me zgjedhje por me “bisedime” me PD per te rexuar Ramen para zgjedhjeve me puc.

  2. LulCadra says:

    I hane Mune Rames.Populli eshte vigjilent .Ai e tregoi ne 2013 kur i dha 1 milion shuplaka SaliSerbit.Keshtu do ta pesoje dhe Like Floriri.Ata kujtojne se do ti blejne votat me parate e vjedhura.Po nuk kane per te arritur.urrejtja ndaj tyre eshte me e madhe se mosrealizimet e Rames.Like Floriri mund te behet me Sale Serbin ,po pas qafe e ka shpullen e SHBA qe e ka te hapur Dosjen e Tij si Kriminel Ordiner(Droge,Vrasje,Vjedhje etj.).Persa i perket ketij Karafilit qe del si sekser ,njihet se eshte nje kontrabandist i hershem .Ai tashti akuzon Drejtorin e Policise se Durresit per Droge ,gje qe e ka bere dhe e ben vete.Po na del dhe trim i madh sa hyn si cub ne Polici dhe gris procesverbalin e Gjobes se te birit .Shteti duhet te veproje ,qe keta langaraqe te marrin mesimin e duhur.dhe te behen dhe shembull per te tjeret.

  3. Treviso says:

    Bravo Nari. Sa te keq e ke opinjonin aq i mire je. Njerzit duhet te njohin nga afer qe te dine se, kush eshte Nari. Nari ka lindur per ti bere mire shoqerise por, qe ti besh mire njeres pale do demtosh pakashumepalen tjeter. Disa persona e kan shfrytezuar dobesine e Narit dhe e kane detyruar te behet viktime. Jam kunder LSI-se dhe kunder qendrimeve te presidentit te FFSH por, mbeshtes shpirtin e paster te çunit te Hakiut dhe babes se Hakiut.

  4. TORI,,, says:

    KU KA ARRITUR POLITIKA SHQIPTARE,,,,NO KOMENT,,,,,,NE DURRSAKET I DIM SHUM ME MIRE SE SI KAN RRJEDHUR NGJARJET E 25 VJET DEMOKRACI NE DURRES,,,,ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE POLITIKA SHQIPTARE KA REN KAQ POSHTE ME SEKSER TE KETIJ DHOJ,,,,,

  5. Edi says:

    Eh medet,Nari qe flet me gramatike….me ta bo mishin kokerr.Sidomos kur do te veje nje tu!le…..si ato te ambjentit tek pista e Vollges,pa folur per trafikun e kontrabanden…cte thuash me teper

  6. Kacominñho says:

    Ik ere kokrra injorantit meso te flasesh!! Do na bohet dhe Roni politikan se smjaftut ju rrac e dhime.

  7. T.T says:

    Putja eshte.A mundet nje shqiptare i thjesht te ket mundesi te ulet ne kete lloj restoranti me bashkeshorten apo me familjen.Dhe pergjigje eshte,,,,,Jo,,,keta lloj nerzish duhet te shkojne ne burg,nuk ka me turp te nxjeresh foto te tilla para nje populli qe ne vitin 2017 akoma ska uje te pishem e drita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *