Rusia do i shtyjë talibanët drejt pajtimit kombëtar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rusia ka nisur kontaktet me talibanët në Afganistan me qëllim që të shtyjë grupin islamik drejt pajtimit kombëtar.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, ambasadori rus në NATO, Aleksandr Grushko, ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po i ofron ndihmë talibanëve, duke thënë se “shumë shtete” mbajnë kontakte me këtë grup.

“Konsultimet që ne bëjmë, punën që e bëjmë, ne e bëjmë me pjesëmarrjen e qeverisjes qendrore të Afganistanit”, ka thënë ai.

Më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehu shqetësimin mbi komunikimet e Rusisë me talibanët.

“Nuk jam i gatshëm që tani të them se kjo gjë do të sjellë furnizime me armë apo ndonjë gjë të ngjashme por, sigurisht, këto aktivitete na shqetësojnë”, ka thënë Mattis.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *