Sulmi ajror i avionëve irakianë vret 150 terroristë të IS

1 Prill 2017, 16:40Bota TEMA

Avionët luftarakë të Irakut kryen sulme ajrore në afërsi të qytetit Mosul, duke vrarë mbi 150 militantë të Shtetit Islamik.

Qeveria irakiane njofton se sulmet goditën tre baza të IS-it në Baaj, një qytet në verilindje të vendit, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Militantët, kishin ardhur nga Siria, e kjo tregon se terroristët ende kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm përmes kufijve.

Sulmet ajrore nga forcat irakiane dhe nga koalicioni ndërkombëtar që udhëheq SHBA-ja, kanë qenë qenësore në operacionin për rimarrjen e Mosulit nga IS-i.

1 komente në “Sulmi ajror i avionëve irakianë vret 150 terroristë të IS”

  1. krysho ludovik says:

    zbor po u bejne suniteve keta iranianet
    po ua bejne sumen “turbo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje