“Arratiset” Berisha, Basha mbledh në çadrën e PD familjarët e dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme në çadrën e protestës familjarët e dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991, ku u vranë 4 të rinj shkodranë. Duke vlerësuar sakrificën sublime që Shkodra ka bërë ndër vite, si qyteti që e ka paguar me çmimin më të lartë demokracinë, Basha tha se edhe sot vendi ndodhet në momente të vështira. Ai ritheksoi qëndrimin dhe vendosmërinë e demokrateve se deri në fitoren për zgjedhje të lira e republikë të re nuk ka tërheqje.

“Sot është dita e përkujtimit e nderimit për sakrificën më sublime. Shkodra përherë ka paguar çmim të lartë për demokracinë. Jemi krenar për çmimin e lartë që keni vendosur në altarin e demokracisë. Sot aleanca e krimit me pushtetin me aktuale se kurrë. Aleanca e krimit thotë se mund ketë zgjedhje pa opozitën. Përsëris sot se deri në fitore zotimi ynë mbetet zgjedhje të lira e republike e re. Sakrifica e 2 prillit sot më aktuale se kurrë, marrëzia do të marrë fund”, deklaroi Kreu i PD-së.

Paraditen e sotme, Basha ndodhej në Shkodër ky u përkujtuan dhe nderuan në 26-vjetorin e vrasjes, martirët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Basha kërkoi që misioni i 2 Prillit të shkojë deri në fund, pasi edhe sot demokracia është e kërcënuar.

“Ndaj më duket e përshtatshme dhe e domosdoshme, te përsëris përpara këtij altari frymëzues që përkujton sakrificën sublime të katër dëshmorëve tanë dhe që kujton sakrificën shekullore të shkodranëve dhe të shqiptarëve për liri dhe demokraci, se sot e deri në fitoren e betejës që kemi vendosur më 18 shkurt, zotimi ynë është dhe mbetet: zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardit europian dhe Republikë e Re e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë”, theksoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në ““Arratiset” Berisha, Basha mbledh në çadrën e PD familjarët e dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër”

  1. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  2. Spartaku says:

    Ju o maskarenj i vrate ata te rinje ne shkoder per te fajsuar te tjeret.Saliu me Azem Hajdarin i vran Arben Brocin me shoke,dhe sot Basha pa pike turpi shkon ne shkoder.

  3. gjetani says:

    VET i vrat per buj ne at koh mas shpine ne mes te turmes dhe me paturpesi po vet po i qani me lot krokodili , siç qani hajdarin , qe ja bet vet gropen vetem per pak pushtet , parti kriminelesh , mashtrusish dhe atishqiptaresh , i vrat mas shpine i moret ne qaf ,

  4. Drejtësia says:

    Po të mblidhet laku ske ku shkon.

  5. Lalas says:

    Luloqe behu gati! Mbani Salehun!

    Populli do vije t’ju shkule e tju dorrezoje aty ku e keni vendit!

    Ti vazhdo pellit por dije se dhe kjo, do të perdoret ndaj teje kur te gjykohesh shume shpejt.

    Dita po vjen…

  6. I MASHTRUARI says:

    Nuk ka cinizem me poshterues ndaj familjeve te viktimave te 2 prillit 1991 dhe
    per vete viktimat ! Gati e gjithe Shodra e din mire se kush i vrau ata djem te rinj
    te etur per liri e demokraci . E dine mire se ishte dora e UDB-se dhe agjentures
    servile te saj brenda e jashte Shqiperise , qe u mori jeten 4 te rinjve , por
    poshtersia dhe krimi me i rende eshte tek poshterimi qe iu behet atyre ne cdo
    pervjetor ! Eshte e pafaleshme per shume shkodrane , qe nuk duan t`ia dine
    fare per te verteten , ashtu si ndodhi , por si delet me koke ulur , vazhdojne
    te ndjekin pas ujkun !

  7. Isa says:

    O Lulush po ti ishe minister i brendshem kur u vrane 4 protestues ne mes te sheshit dhe del tani e na tregon perralla,Te rrosh vete se te ka ikur kosherja me gjithe blete

  8. Shkodrani says:

    Perse ka faj, saliu? Po ashtu ja donte puna, duheshin bere kurban disa ne Shkoder, se ndryshe nuk vinte demokracia alla berishiane e azemhajdarjane. Po me shum kan faj, familjaret e ketyre viktimave, qe edhe sot e kesaj dite i terheq per hundesh saliu me kelyshin e tij lulen. Turp e marre per ata familjare.

  9. emigranti says:

    per ato ideale qe u vrane ata ju te pd na zhgenjyet dhe na shkateruat cdo gje dhe tani ju qani hallin me keta sikur ju vjen keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *