Erdogani kërkon votën e kurdëve për referendumin

2 Prill 2017, 19:05Bota TEMA

Pavarësisht përplasjeve të shumta, presidenti Recep Tayyip Erdogan u kërkoi edhe kurdëve që të votojnë “po” në referendumit e reformave që do të shumëfishojnë fuqitë e tij presidenciale.

Kreu i shtetit turk e përshkroi veten si “gardian të paqes”, ndërsa u drejtonte këtë apel banorëve kurdë të juglindjes së vendit, të tronditur nga konfliktet.

Partia prokurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ishin në mesin e shënjestrave të zemëratës së tij, të shfaqur qartë gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir.

“Këta mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të flasin për paqe. Por a e sjellin paqen fjalët boshe? A mund të vendosin paqen njerëz që vijnë rrotull me armë në duar? Ne jemi gardianët e vërtetë të paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, tha Erdogan.

Erdogani i pati nisur dikur bisedimet e paqes me PKK-në, por e përjashtoi mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave pas kolapsit të armëpushimit dyvjeçar, korrikun e 2015-s. Që prej atëherë, juglindja me shumicë kurde e Turqisë është tronditur nga disa prej luftimeve më intensive të 3 dekadave konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.

Argumenti i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen.

2 komente në “Erdogani kërkon votën e kurdëve për referendumin”

  1. alb sapun says:

    Po voten e grekeve do e kerkoj?!

  2. ALIT says:

    YT ! RRACE BAJGASH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje