Ironia e Ramës për ‘Qeverinë teknike’: Çadra e tallavasë, shto ujë dhe petulla…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur batutat dhe ironitë edhe pse fliste për protestën e opozitës dhe ‘çadrën e lirisë’. Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama tha se kishte marrë disa mesazhe për faktin se pse nuk kishte folur për një nga kërkesat e opozitës, siç është krijimi i qeverisë teknike.

Kreu i ekzekutivit tha se PD akuzon se vidhen zgjedhjet, në një kohë kur ato nuk janë mbajtur.

Më kanë ardhur sms nga brenda edhe jashtë salle se ‘s’na the një fjalë për qeverinë teknike’: Ne këtu në këtë parti kemi luftuar për votën e lirë më shumë se askush. Historia nisi m e studentët në 91, me PD.

Ne hymë një grevë urie, ndërsa ata kontestojnë zgjedhjet që nuk kanë ndodhur akoma. Kanë hyrë në një çadrë tallavaje. Tani më thoni mua a është budallallëk që e keni vënë re?

Hutohen dhe disa që mbajnë me muhabet miletin në banaqe lokalesh. Shto ujë dhe shto petulla nëpër kuzhina televizive. Uë them se kljo është fiks fare: hedh një budalla një gur në ujë dhe 100 të mençur e ndjekin pas.

Kjo opozitë, ai grusht njerëzit në çadër është kroi që kaq folur gjatë kësaj legjislature më shumë se shumica parlamentare. Kur opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që ato të bëhen vetëm kur do opozita? Demokracia nuk i detyron të gjithë që të hyjnë në zgjedhje kur nuk duan. Kjo është demokracia…” -tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama tha se i vjen keq për ata që votojnë PD, jo për ata që e drejtojnë. Rama tha se qeveria teknike, është guri i hedhur në lumin që ka marrë PD.

Misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë të drejtën e individit për të zgjedhur dhe tu zgjedhur. Nëse duan ta vdesin PD ata e kanë në dorë, ne nuk i ndihmojë dot ta mbajnë gjallë.

Keqardhje për ata që votojnë PD, jo për ata që e drejtojnë. Nuk kemi keqardhje nëse nuk ka opozitë për Saliun dhe çetën e tij.

Opozita është promovim i lirisë. Qeveria teknike, guri i hedhur në lumin që ka marrë PD. Shqipëria do bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor”- tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ironia e Ramës për ‘Qeverinë teknike’: Çadra e tallavasë, shto ujë dhe petulla…”

  1. Babalja says:

    Thuhet shto uje e shto miell ore kopaaan

  2. Babalja says:

    Thuhet shto uje e shto miell ore kopaaan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *