Lubonja komenton koalicionin PS-LSI: Rama do të tregojë se nuk i nënshtrohet LSI-së

Analisti Fatos Lubonja tek sa komenton Ansamblenë Kombëtare të PS-së, ka thënë se Edi Rama do të tregojë se nuk i nënshtrohet LSI-së, por nga kjo e fundit ka më shumë pasiguri.

Ai gjykon se konfliktualiteti mes palëve është rritur dhe duhet të ketë një zgjidhje, pasi situata është në kurriz të shqiptarëve.

Më tej Lubonja tha se klasa politike nuk ka një “arbitër”.

“Tek LSI ka më shumë pasiguri. Rama do të tregojë se nuk i nënshtrohet LSI. Kjo situatë është në favor të Metës, pasi ka dy favore. Njëra është se një parti duhet të rrijë gjithmonë në pushtet dhe tjetra është se është faktor ndërmjetësi. Krizat ndonjëherë mund të shfrytëzohen. Unë mendoj se duhet të ketë një dialog dhe nuk mund të vazhdohet me këtë konfliktualitet i cili është thelluar. Ky konfliktualitet është në kurriz të të gjithëve ne. Duhet një lloj momenti që të rilindë gjithçka. Rilindje nuk po e përdor pasi nuk kemi rilinduar noj herë. Unë mendoj se as vullnet për dialog nuk ka. Kjo klasë politike e ka bërë profesion konfliktin. Kemi 25 vite që klasa politike nuk ka një ‘arbitër’ dhe këta duan të jenë edhe “lojtar” edhe ‘arbitër’ vetë. Këtë ata duan ta vazhdojnë. Pra duhet një “arbitër” tha Lubonja.

Ndërkohë i pyetur nëse ekziston një lloj krize mes PS dhe LSI dhe nëse duhet të vijojë koalicioni, Fatos Lubonja u shpreh se LSI ka pasur shumë kritika ndaj qeverisë dhe duhet ndryshim, pasi po shkohet drejt një qeverie “erdoganizmi”.

“Po të ndjekësh të gjitha qëndrimet që ka pasur LSI, ka shumë kritika ndaj qeverisë. Stabiliteti është në rrezik. Thonë që LSI ka 25% të administratës së vet. Thellimi i krizës duket dhe ka pasur një luftë nën brez, si dhe kërcënime dhe shantazhe. Është një politikë e korruptuar. Duhet ndryshim mendoj. Mund tju imponohet një situatë shqiptarëve dhe të shkohet në një situatë ‘erdoganizimi’. Në këtë luftë ka interesa. Unë mendoj se po qeveriset keq. Ky koalicion është në kundërshtim me premtimet që kanë bërë” u shpreh Fatos Lubonja.

Këto komente ai i bëri në rurikën “Opinion” në News 24 ku foli lidhur me situatën politike në vend.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Lubonja komenton koalicionin PS-LSI: Rama do të tregojë se nuk i nënshtrohet LSI-së”

  1. Çimi says:

    IK! LUBONJA!!
    Se na vjen erë telefoni ,prej teje!!👎👎👎

  2. Kris says:

    Jane disa analiste shkrimtare apo si mund t’i quajme! Mundet si” mbeturinat e fundit te komunizmit”! Keta jane nje grup njerezish,kryesisht intelektuale, qe linden u rriten dhe u edukuan ne kohen e Enverit,nga prinderit shoke te Enverit! Te ritur me nje mireqenie,pothuajse borgjeze,te edukuar me ndjenjen e supremacise mbi te tjeret, pesuan nje goditje nga sistemi komunist! Dhe tani jane kthyer ne nje jashteqitje sic ishi edhe dje! Narciste ,egoiste, te dashuruar me veten e tyre keta njerez jane kthyer ne paciente te Frojdit! Njerez vetem te llafeve dhe impotente ne dashuri keta ish bij blloku kane kaluar masen psiqike te se qenit njerez normale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *