Partizani, Starova: Fitore e merituar, janë tre pikë shumë të çmueshme

2 Prill 2017, 21:38Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas fitores së arritur kundër skuadrës së Skëndërbeut.

Numri një i stolit të kuq u shpreh se skuadra e tij arriti që të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme kundër një rivali direkt për titullin kampion.

Starova i komplimentoi të gjithë pas këtij suksesi, ku padyshim tha se ndeshja do analizohet për të nxjerrë anët negative dhe ato positive.

“E para duhet të them që kjo ishte një fitore e merituar, tre pikë shumë të çmueshme ndaj rivalit tonë më të fortë, siç është edhe Kukësi. Ndaj edhe ka vlerë. Kemi qenë rreth 7 pikë mbrapa, sot jemi 5 pikë para, llogariteni sa kemi fituar. Kemi bërë lojë të mirë e sigurisht që edhe kemi gabuar.Me të drejtë pas 1-0 u tërhoqëm por Skënderbeu nuk krijoi rast, ne gabuam në kundërzbritje, kemi thyer 4 aksione siç ishte i Cetkoviç, ka shpërdoruar Ekuban vazhdimisht, por të kishim shënuar golin e dytë, do të shihnit spektakël. Po të ndodhte larg qoftë të pësonim me të parët, do ta shihnit nga ne atë lojë, jo nga Skënderbeu.E përgjithshmja është fitore e mrekullueshme, komplimente gjithë çunave që u dhanë një fitore shumë të bukur tifozëve sot që kishin mbushur stadiumin. Por do analizojmë do nxjerrim anët pozitive dhe ato negative”, tha Staorva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje