Rama fton Metën: LSI të vendosë, partnteriteti s’matet me sulmet e disa njerëzve të LSI ndaj ministrave të PS si kofini pas të vjeli…

Kryeministri Rama tha sot në asamblenë e PS-së se marrëveshja me LSI-në i shërben vendit. Duke folur para anëtarëve të këtij forumi ai tha megjithatë se sulmet e disa eksponentëve të LSI-së për disa reforma si ajo e Arsimit të Lartë, janë si kofini para të vjelit të fushatës elektorale.

Partneritetin me LSI ka ndër ne që e përjetojnë si të ezauruar, ka të tjerë që e përjetojnë si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshme. Herë janë të drejta dhe herë jo, herë janë të justifikuar dhe herë jo. Hrë janë të ekzagjeruara dhe herë të sajuara.

Jashtë nesh i bien më shkurt, e quajnë një marrëveshje për pushtet. Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në bashkëqeverisjen e sotme, as në helmin që hedhin hera herës aleatët tonë të vegjël, matet me sa shumë progres tregojnë faktet dhe shifrat e çdo sektori”, tha Rama.

Sipas tij “matet me faktin kuptimplotë që nga fillimi i kësaj historie bashkëqeverisje, janë 210 mijë njerëz më shumë në punë në sektorin jo bujqësor dhe nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament. Matet me të vërtetën se sot falë reformës së arsimit të lartë, që e miratuam së bashku, jemi 3 vjet dritë larg kohës kur arsimi i lartë ishte një shkretëtirë. Nuk matet me sulmet e disa njerëzve të LSI-së ndaj reformës si kofini para të vjelave të fushatës elektorale. Nuk ka asnjë diskutim vlera dhe strategjia e partneritetit me LSI-në.

Shkojmë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit, për vetë fazën ku janë reformat dhe per vete fazen ku ndodhet procesi i të bërit shtet s’do ishte më e mira që partneriteti ynë qeverisës të ndërpritej, pavarësisht se ne do shkojmë në këto zgjedhje për të marrë cdo votë të mundshme për PS.

I takon palës tjetër LSI të vendosë në ditët në vijim pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshm, ndërkohë ne po diskutojmë me aletatët e tjerë, ndërkohë qe sdo diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, se Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS.

Cdo aleat duhet të jetë krenar dhe i nderuar që të jetë me ne në këtë betejë për të bërë shtet, jashtë kësaj rruge për të bërë shtet nuk ka nder, nuk ka krenari për asnjë parti. Nderi dhe krenaria janë këtu në këtë rrugë nën udhëheqjen e PS”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *