Rama: Opozita nuk është monopol i PD. Jeni të lirë ta vrisni veten me Nardin dhe Vangjelin

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në rubrikën e komunikimin javor në FB i është përgjigjur kërkesave të PD­-së. Rama tha se është absurde të kërkohet qeveri teknike.

Ai bëri një analogji me grevën e PS­-së për zgjedhjet e 2009. Sipas Ramës PS-­ja në atë kohë kërkoi vetëm hetim të zgjedhjeve dhe jo qeveri teknike dhe se zgjedhjet e 2010­-s nuk u bojkotuan edhe pse u vodhën sipas tij me Ristanin.

Shqiptarët duan shtet dhe jo kaos. Kjo politika juaj kërkon të bëjë rrëmujë në Shqipëri. Ne bëmë grevë në vitin 2009 se ju na mohuat që të hetonim ato zgjedhje që i vodhët. Dhe prapë së prapë ne hymë në zgjedhjet e 2010­-s edhe pse i vodhët edhe ato”, tha Rama. Ai madje shtoi se PD- ­ja nese do te kryeje vetvrasje me Nardin dhe Vangjelin, eshte e lire ta beje se ka kush ben opozite per ta.

“Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD. Të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj nga frika nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu.

Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë dhe jo për grevë urie dhe nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë. Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë.

A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga alternativë në çadër

kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie. Mos ketë askush asnjë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitës nëse nuk vjen Saliu. Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar.

Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar. Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni”, deklaroi mes te tjerave kryeministri Edi Rama.

Rama: PD se mbështet as SHBA as BE, PS s’kërkoi qeveri teknike në 2009

Kryeministri tha se nga SHBA dhe BE dhe deri te PPE jo vetëm që nuk e mbështesin, por nuk e kuptojnë logjikën e PD.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Rama tha se në 2009 PS i kontestoi zgjedhjet dhe u fut në grevë urie, por nuk kërkoi qeveri teknike, ndërsa në 2011 ata që sot kontestojnë zgjedhjet që nuk janë zhvilluar vodhën zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

“Armiku i votës së lirë, Sali Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të vjedhura të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë urie dhe jo për qeveri teknike, as për të ribërë zgjedhjet, por për hetim parlamentar, për të rrëzuar murin që pengonte hapjen e kutive pas zgjedhjeve, ia dolëm pjesërisht, por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011 ku na vodhën me një KQZ dhe gjykatës të inkriminuar në Tiranë.

Sot vjedhësit e 2009 dhe 2011 kontestojnë zgjedhjet që ende nuk janë zhvilluar dhe kërcënojnë popullin që të votojë, një budallallëk i padëgjuar më parë” u shpreh Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...