Rama: Opozita nuk është monopol i PD. Jeni të lirë ta vrisni veten me Nardin dhe Vangjelin

2 Prill 2017, 18:23Politika TEMA

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në rubrikën e komunikimin javor në FB i është përgjigjur kërkesave të PD­-së. Rama tha se është absurde të kërkohet qeveri teknike.

Ai bëri një analogji me grevën e PS­-së për zgjedhjet e 2009. Sipas Ramës PS-­ja në atë kohë kërkoi vetëm hetim të zgjedhjeve dhe jo qeveri teknike dhe se zgjedhjet e 2010­-s nuk u bojkotuan edhe pse u vodhën sipas tij me Ristanin.

Shqiptarët duan shtet dhe jo kaos. Kjo politika juaj kërkon të bëjë rrëmujë në Shqipëri. Ne bëmë grevë në vitin 2009 se ju na mohuat që të hetonim ato zgjedhje që i vodhët. Dhe prapë së prapë ne hymë në zgjedhjet e 2010­-s edhe pse i vodhët edhe ato”, tha Rama. Ai madje shtoi se PD- ­ja nese do te kryeje vetvrasje me Nardin dhe Vangjelin, eshte e lire ta beje se ka kush ben opozite per ta.

“Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD. Të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj nga frika nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu.

Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë dhe jo për grevë urie dhe nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë. Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë.

A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga alternativë në çadër

kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie. Mos ketë askush asnjë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitës nëse nuk vjen Saliu. Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar.

Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar. Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni”, deklaroi mes te tjerave kryeministri Edi Rama.

Rama: PD se mbështet as SHBA as BE, PS s’kërkoi qeveri teknike në 2009

Kryeministri tha se nga SHBA dhe BE dhe deri te PPE jo vetëm që nuk e mbështesin, por nuk e kuptojnë logjikën e PD.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Rama tha se në 2009 PS i kontestoi zgjedhjet dhe u fut në grevë urie, por nuk kërkoi qeveri teknike, ndërsa në 2011 ata që sot kontestojnë zgjedhjet që nuk janë zhvilluar vodhën zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

“Armiku i votës së lirë, Sali Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të vjedhura të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë urie dhe jo për qeveri teknike, as për të ribërë zgjedhjet, por për hetim parlamentar, për të rrëzuar murin që pengonte hapjen e kutive pas zgjedhjeve, ia dolëm pjesërisht, por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011 ku na vodhën me një KQZ dhe gjykatës të inkriminuar në Tiranë.

Sot vjedhësit e 2009 dhe 2011 kontestojnë zgjedhjet që ende nuk janë zhvilluar dhe kërcënojnë popullin që të votojë, një budallallëk i padëgjuar më parë” u shpreh Rama.

13 komente në “Rama: Opozita nuk është monopol i PD. Jeni të lirë ta vrisni veten me Nardin dhe Vangjelin”

  1. Suela says:

    ????????????????????

    1. Edkari says:

      Ka filluar ti vijne nder mend vetvrasjet.
      Dan Klosi i dha zgjidhje po Edi Rama nuk do kete mundesi se kenaqesine do e kete Drejtesia Popullore.

      1. Xen deledashi says:

        Ik o beqir çadrash

    2. Adriatik says:

      Sa i ndyre qe eshte. Vangjel Dule i ndenji partner kur ishte ne opozite. Pastaj pasagjeri i erdoganit direkt me
      camet. Tani ben ironi. Komplet i pabes.

  2. Shqiptar says:

    Analize e sakte dhe e ftohte e situates politike ne Shqiperi. PD-ja nuk mundet te marre peng te ardhmen e vendit dhe aq me pak te kercenoje me destabilizim. Edi Rama e ka te qarte me mire se te gjithe kete te vertete. Faleminderit z.Kryeminister.

  3. Doni says:

    KEta kur erdhen ne pushtet e bene tiranen si mihane.hajdute rrugecer mashtrusa genkstere grumbulluan me te pa skrupullit vodhen gjithe pasurine e popullit dhe sot duan pushtet ne tvoline harrojne qe mbrapa nuk eshte kryeministri por jane votat enje milion njerezve qe votuan per kete parti.dhe qe do te behen kesaj radhe dy milion.

  4. fisheku says:

    Politike matematikore : thjeshte ne zgjedhje shkohet pa ftese por me kerkese, Daten e tyre dhe funksionimin e parashikon ligji dhe as shumica APO pakica. VOTEN e LIRE e jep sovrani (populli). Pas zgjedhjeve kemi nje shume fituese qe quhet mazhorance dhe ka te drejten e qeverisjes. Pjesa e tjeter qe fiton pakicen por i ka votat e mjaftueshme dhe futet ne Parlament eshte opozite dhe punon po ashtu sikur te ishte ne pozite per te mbajtur funksionimin e shtetit dhe per te perfaqesuar ata qe i dhane Voten ne komisione etj. Pjese tjeter eshte ajo politike jashteparlamentare dhe sindikatat,organizatat te ndryshme qe perfaqesojne grupime (APO Cadra) te ndryshme me interesa te ngushta.

  5. arben muhameti says:

    Pune e madhe po su fut kjo lloj opozite ne zgjedhje ,keni lsi opozite .Perpara Edi ,dite me te mira do kete per shqiperine .

  6. erion brace i verteti says:

    Dhe Dule u pergjigj “braggadocio” …

  7. tropojani c100 says:

    te lumte goja,mire u ke thene ketyre debilave qe kane kunder shba dhe europen e prap nuk zene mend ,opozite e tille me mire te vrase vehten kshu siç e ka nisur se nuk i duhet askujt nje opozite si kjo gjynafqare

  8. Pune e madhe says:

    Pune e madhe,qe nuk qenka e madhe,kjo puna e madhe,bile,kot qe e bejnte kaq te madhe.Ose Arben,ose Muhamet,te dy keto fjale,nuk qendrojne kurre,por ama kurre bashke (sepse njeri eshte me kryq,e tjetri me callme)Oh sa pune e madhe qenka te sajosh edhe emerin tend,more komentues koti.

  9. Leo says:

    Ky paska ndermend te beje opozite LSI dhe PDIU….prandaj ka filluar loja qe tani e te “kritikuarit” te qeverise nga LSI.
    Hajde film hajde. Ky do beje ate qe as Ramiz Alia nuk e beri….do na coje ne lufte civile!!!

  10. Luli says:

    @Leo
    Ja fut kot fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje