Sondazhet, Vuçiç fitues i zgjedhjeve presidenciale në Serbi me mbi 50%

2 Prill 2017, 20:00Rajoni TEMA

Serbët kanë votuar sot për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiç, shihet si favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Sipas sondazheve parazgjedhore, 47-vjeçari Vuçiç do ta fitojë raundin e parë me më shumë se 50 për qind të votave, megjithatë do të “kërcënohet” nga Luka Maksimović, 27-vjeçari i cili ka ngjallur vëmendje të madhe në mesin e rinisë serbe, ndërsa në fushatën zgjedhore është paraqitur me pseudonimin Ljubiša Preletačević – i Bardhi, duke parodizuar politikanët serbë.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiç pritet ta shtrijë pushtetin përmes rolit të tij në Partinë Progresive Serbe.

Zgjedhjet nuk pritet ta ndryshojnë qasjen e vendit pro-Bashkimit Evropian, institucion në të cilin Vuçiç e dëshiron Serbinë të integruar, dhe pro-Rusisë, shtet me të cilin serbët ndajnë besimin e tyre të krishterë ortodoks dhe trashëgiminë sllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje