Suedia në gjurmët e Britanisë, mendon largimin nga BE

2 Prill 2017, 10:20Bota TEMA

Suedia është gati të ndjekë shembullin e Britanisë dhe të largohet nga BE deri në fund të kësaj dekade, kjo si pasojë e pakënaqësive të mëdha për drejtimin që po ndjek projekti evropian, thotë një deputet euroskeptik për mediat britanike.

Peter Lundgren, nga partia e djathtë demokratët suedezë tha se forcat anti-BE po shtohen në Stokholm dhe parashikon se do të ketë një referendum të stilit të Brexit-it për vendin e Suedisë në bllok, brenda pak vitesh.

Një sondazh i kryer në janar tregonte se 39 për qind e suedezëve janë aktualisht në favor të daljes nga blloku, numër ky pothuajse i barabartë me britanikët që kanë mbështetur Brexit-in para se David Cameron të shpallte referendumin. Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi, që do të mbahen në ose para 9 shtatorit të vitit të ardhshëm, do të jenë kështu një test i rëndësishëm për bashkimin evropian, që po përballet me një rritje frenetike të forcave populiste.

1 komente në “Suedia në gjurmët e Britanisë, mendon largimin nga BE”

  1. Suedezi i Vogel says:

    Po mire mo, deklaratat e partise naziste nxirrni ne gazete ju? Sverigedemokraterna, e perkthyer Demokratet Suedeze, perfaqesues i se ciles eshte ky Lundgren-i, qe me keni nxjerre ketu, eshte nje parti me rrenje ne levizjet naziste e raciste, por qe edhe sot perfaqeson ide ksenofobe e raciste. Nuk ma kishte marre mendja qe ju si gazete Tema, do te merrnit deklaratat e ketij kaqoli dhe kesaj partie per te treguar se cfare rruge eshte duke zgjedhur Suedia. Publikimi i kesaj deklarate do kishte qene normal, nese ju si gazete do kishti lajme rreth Suedise cdo dite dhe do shpalosnit gamen e gjere te ideve e pikepamjeve te politikaneve suedeze. Por te botoni nje here ne vit nje lajm rreth suedise, dhe ate direkt me nje deklarate te nje racisti, kjo eshte per te uluritur.
    Nje nder qellimet kryesore te Rusise kohet e fundit eshte promovimi dhe mbeshtetja me cdo kusht e partive ultra te djathta dhe te atyre qe jane per shkaterrimin e Unionit Evropian dhe NATO-s. Keto lloj partish mbeshteten nga Moska kohet e fundit, sepse ruset duan nje Evrope te shkermoqur dhe nje NATO te destabilizuar.
    Prandaj, mos bini ne kurthin e Moskes e cila lanson nderkombetarisht keto lloj lajmesh e deklaratash, si te ketij tipit, Lundgren-it. Mos te lejojme Mosken te luaje me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje