Taulant Balla dhe Saimir Tahiri të prerë: Vetëm Rama kryeministër, i dyti dhe Basha s'kanë asnjë shans.

2 Prill 2017, 15:48Politika TEMA

Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshmëri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI­së gjatë këtyre 2 javëve.

Drejtuesi i PS-­së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.

“Nuk ka ditë dhe takim që të mos dëgjoj nga një kërkesë apo lutje, mos hyni në zgjedhje me këtë apo atë parti dhe mos bëni koalicion me këtë apo atë parti.

Nuk ka koalicion me të rëndësishëm se aleanca me shqiptarët. Edhe vetëm do të fitojmë me të gjithë përballë PS do të fitojë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesi politik i Elbasanit, njëkohësisht n/kryetar i grupit të deputetëve të PS­së, Taulant Balla. Sipas tij janë vetëm 2 alternativat për kryeministër, e ndër to jo ilir Meta. “Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare dhe shumë të dashur të të gjitha shtabeve tona elektorale, në të gjithë Shqipërinë: në 12 qarqet, në 61 bashkitë dhe në 384 njësitë bashkiake!

Sot besoj se të gjithë jeni të qartë. Nisim zyrtarisht kontaktet në çdo derë, në çdo rrugicë për t’i thënë shqiptarëve që ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi e vetmja forcë në Shqipëri.

Ky paska qenë destini ynë, prej ditës së parë të kësaj partie, për të bërë shtet. Bëmë shtet në ‘97, po bëjmë shtet prej 2013. Por të gjithë e dinë që kemi ende shumë për të bërë, për sa i përket punësimit. Kemi punësuar 210 mijë, po ka plot shqiptarë që presin prej nesh një mundësi punësimi.

Ne jemi e vetmja forcë progresiste në Shqipëri, e vetmja anëtare e Partisë Socialiste Europiane. Dhe ne nuk mund të harrojmë asnjëherë, se një prej detyrimeve tona më të mëdha përpara shqiptarëve është mirëqenia.

Ne e dyfishuam fondin e ndihmës ekonomike, por e dimë fare mirë që ka plot familje; dhe unë i referohem Cërrikut, Belshit, Gramshit, Peqinit, Përrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, ku kemi shumë familje që kanë nevojë për më shumë ndihmë ekonomike.

Por është e sigurt që zgjedhjet që kemi përpara janë aq sa të vështira, aq dhe të lehta. Për sa të vështira e thamë, por janë dhe shumë të lehta. Kandidojnë 2 kandidatë për kryeministër, jo më shumë.

I pari dhe fituesi është Edi Rama; i dyti s’ka asnjë shans. Luli nuk ka shans, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ne jemi gati në 18 qershor për të fituar.

Mos harroni: në 18 qershor ka zgjidhje, ka zgjedhje dhe ne do të fitojmë” tha Balla ne fjalen e tij ne Asamblene e PS.

Përplasjet PS­LSI kanë qenë të shpeshta muajin e fundit, krahas kritikave nuk kanë munguar dhe zërat për Ilir Metën kryeministër.

2 komente në “Taulant Balla dhe Saimir Tahiri të prerë: Vetëm Rama kryeministër, i dyti dhe Basha s’kanë asnjë shans.”

  1. Toni says:

    Kurse shqiptaret mendojne qe i dyti duhet te pergjigjet para nje drejtesie te vertete per vjedhjet me bllok, me ze dhe figure.

  2. Treviso says:

    I pari dhe i dyti jo qe s’kane shans por duhet te perfundojne ne burg. Te dytit kur ti zhduket blloku i shenimeve nga ekrani munde te maje shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje