VIDEO/ Edi Rama: Nuk ka pica për opozitën, data e zgjedhjeve 18 qershori. "Përlot" Erion Braçen përmes një surprize

2 Prill 2017, 10:50Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar nga Asambleja Kombëtare e PS-së se nuk ka asnjë shans për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Ai e ka theksuar disa herë datën e zgjedhjeve duke u treguar i prerë se 18 qershori do të jetë data kur shqiptarët do të votojnë.

Rama ka ftuar opozitën të dalë nga çadra dhe të ballafaqohet me popullin.

Shefi i qeverisë  pranoi edhe gabimet që mund të jenë bërë gjatë qeverisjes së tij duke thënë se ndjehet krenar për arritjet dhe kokëulur për gabimet.

Ai mes të tjerash renditi disa prej arritjeve pozitive të qeverisjes së tij duke pohuar se shumë është bërë dhe shumë mbetet për tu bërë.

Kryeministri në krye të fjalës së tij, i uroi ditëlindjen deputetit socialist Erion Braçe duke i bërë një dhuratë simbolike. Braçe tërhoqi dhuratën i përlotur.

“Shumë faleminderit motra dhe vëllezër, dua ta nis me një urim, urim për një socialist të flaktë, bashkëpuntor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik, i cili sot mbush sot 45 vjeç, Erion Braçe. Përveç të gjitha të tjera Erioni është edhe një Juventin i prerë dhe meqënëse Partia Socialiste është bërë si një juventus dhe vetëm flasin dhe akuzohet nga të tjerët se fiton me hile po i bëj dhuratën Erjonit për ditëlindje. Është albumi i juventusit që e kanë firmosur enkas për Ejionin. Bufoni dhe lojtarë të tjerë më rradhë. Juventusi do të luajë me Barcelonën, Barcelona do luajë me tjetër as njëra as tjetra nuk do shtyjë datën e lojës. Prandaj e ftoj Partisë Demokratike nuk do të shtyhet. Pavarësisht që shanset që Barcelona të kualifikohet janë 50 % këto të të Partisë Demokratike janë kur ishte ajo e Saliut. Flasim dhe kërcenojnë nga çadra në emër të popullit dhe nuk duan të dalin nga çadra në emër të populit, në 18 qershor janë zgjedhjet e populit dhe nuk do të shtyhen”, u shpreh Rama.

 

12 komente në “VIDEO/ Edi Rama: Nuk ka pica për opozitën, data e zgjedhjeve 18 qershori. “Përlot” Erion Braçen përmes një surprize”

  1. Faro says:

    Te lumte qe urove BRACEN e palodhur dhe perfaqesuesin me te drejte te popullit

    1. Lugati says:

      ktu jom dakort me tu o lugat KM..konja ripjelljes hudhi i koc ene mallengjehet i shkreti e ka per te bo gam gam ene 8 vjet te tjera.

      te qifsha burrin..o brace vetem burre ske per te qene naihere ti karakurve pallatesh

  2. Nina says:

    ?????????????????
    GËZUAR DITËLINDJEN ERJON!!!!

  3. ta says:

    edhe mua mu be qejfi,edhe 100 te tjera.

  4. Liu says:

    Une mendoj ti coje ca pica atyre te cadra se te tjerat pa diskutim qe nuk mund tja u plotesosh,sepse ata kerkojne qiqra ne hell zoti kryeminister. Edhe 100 vjec ERIONIT . E meriton Erioni nje urim special

  5. Meri says:

    URIME BRAÇES!!?

  6. Selim Rroshi says:

    Marshi i Barabait

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

    0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

    Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

    0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

  7. Treviso says:

    Pune te mbare ne fushate.

  8. DETARI Atlantidhes @ says:

    100 vjec ,Brace fantastiku !

  9. RROFTE PUSHTETI POPULLOR!!! URRAAAAA !!! says:

    CITATE NGA ALBUMI I P.P.SH:
    “PËR POPULLIN ME POPULLIN”.
    P.S.
    Sa gjëra bëhen në emrin tënd, o popull!

  10. Emiljano says:

    Rrofte partia me ne krye shokun ed rama

  11. lenzi says:

    Kini te drejte o femije kriminelesh(nuk u pushkatua asnje krimenel komuniste(edhe se futen ne dhe te gjalle demokratet e vitit 1945 pushkatuan. Internuan. Perdhunuan dhe sot i kemi ne krye te shtetit por se shpejti ju minj komunistesh do te jepni llogarine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje