Aministi për politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar? Rama: Përralla, mos u merrni me idiotësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm, për amnisti të politikanëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

Shqiptarja.com shkruante se Parlamenti shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra qytetarë të zakonshëm.

“Dosjet e pushtetarëve dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapen më kurrë, me qëllim për të rënduar pozitat e tyre.

Po ashtu, kush është dënuar një herë nga gjykata për një vepër të caktuar penale, pavarësisht zbulimit të provave dhe fakteve të reja, vendimi i gjykatës nuk mund të rishikohet më, me qëllim rëndimin e pozitës së të dënuarit.

Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale.

Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars”, shkruante kjo gazetë.

Lajmi ka shqetësuar komentuesit, të cilët e kanë pyetur Ramën nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Përralla. Pa merak,” shkruan Rama.

“Është një idiotësi që nuk ka lidhje me realitetin,” shprehet më tej Rama.

Në fakt, alarmi për “amnsitinë” që ka miratuar Kuvendi rreth veprave të gjykuara apo të falura, nuk është alarmant, por në një gjatësi vale me të drejtën europiane.

Është një procedurë normale që është mbështetur nga programi Euralius, ndryshe nga sa ka rrjedhur në shtyp.

Një zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare i tha gazetës TemA se: “Eshte e vertete qe ka patur debat per nenin lidhur me rishikimin e vendimit te pafajsesise dhe te atij kur kerkohet rendimi i denimit te te pandehurit”, por kjo nuk ka ndryshuar thelbin e problemit.

Ekspertet vendas dhe Euralius kane kembengulur se Shqiperia duhet te respektoje jurisprudencen e konsoliduar ne kete pike te GjEDNj, e cila nuk lejon rishikimin per vendimet e pafajesise dhe per ato per te cilat kerkohet  rendimi i pozites se te pandehurit”.

Por a mund të ëprfitoj nga kjo “amnisti”, ata që nuk janë gjykuar për arsye politike duke shtyrë gjykimin?

Zyrtari thotë se këtu flasim per rastet e vendimeve te gjykuara ne themel dhe ajo per ato vendime pushimi per efekt procedure, sic eshte p.sh vendimi i pushimit per rastin e rruges Durres- Kukes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Aministi për politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar? Rama: Përralla, mos u merrni me idiotësi”

  1. Brahoo says:

    O pordh edhe Vetingu. Jo se nuk ishte i pjerdhur por tani u dhje me ligj.

  2. MOKO says:

    Mos mbulo mutin me shure o Edvin. Ka per te dale kjo dhe po doli para 18 Qershoritke per te pare urejtjen e popullit qe do shfryhet ne mohimin e PS ne votime.Ne 4 vjet keni larguar me mijera njerez,keni armiqesuar,inteligjencen,keni larguar ekselencen e ketij vendi,keni injoruar te diturit dhe keni grabitur me kriminele,injorante,e keto llogaritine vota kunder apo abstenime.E sot doni te mbuloni poshtersine dhe tradhetine me te madhe,:faljen e hajnave,krimineleve,grabitesve,tradhetareve te trojeve,vresesve.NUK KA TRADHETI ME TE MADHE SE TE AMNISTOSH,NJEREZIT QE SHITEN TROJET SHQIPTARE.A KA ME TRADHETI? A KA ME TALLJE ME 3 MILION SHQIPTARET? FLISI ZOTE BAZE.

  3. ToniTR says:

    Sikur nuk duket dhe aq idiotesi!

  4. antiveiting says:

    Dmth. Ceshtjet e gjykuara dhe qe eshte mare vendim si Gerdeci, 21 Janari te cilat kane autor Kriminelin S.B mbyllen perfundimisht dhe nuk hapen me? Bravo shoku Rama dhe boll na cate trapin me veitingun dhe pordhe te tilla. Prape ja u imponuan 9 marsin e 1997. Haram votat qe te kemi dhene!

  5. pjeter says:

    kjo nuk eshte idiotesi pse njerzit alarmohen, eshte idiotesi qe ky ligj u aprovua perpara zgjedhjeve, tani rama eshte ne gjendje tja u mbylli gojen , dhe te heqe dyshimet qe nje pjese e mire e atyre qe perfitojne mund te kene lidhje apo interesa me ps?sepse nje qe nuk ishte i sigurt te votonte ps- tani fare mire mund te jet i sigurte qe nuk e voton, dote desha pergjigje, psh. kur nje zyrtar i korruptuar qe ka nje pasuri te dyshimte, dhe kamarr nje fare denimi,por jo sekuestrim te pasurise, sipas ketij ligji, ai e ka ka luar lumin, dhe fare mire mund ti gezoje pasurite e vjedhura edhe pse mund te dalin prova qe tregojne qarte vjedhjen qe i ka bere popullit, kete ligj e kane vendet perendimore, por atje ne ato vende ka nje sistem drejtesie te pavarur, dhe me nje pavarsi te konsoliduar, dhe nje ligj i tille eshte me se normale, nje person qe eshte procesuar per nje krim, nuk mund te procesohet perse dyti per te njejtin krim, ketu tek ne po e filloni nga se mbrapti, me vjen keq por eshte sikur po beni nje mur diten, dhe po ju e prishni naten, ka vetem dy shpjegime, o jeni budalla dhe nuk e keni idene se c’beni, ojeni te implikuar, sepse qe neser mund te gjykohet ndonje funksionar, dhe me parate qe ka mund ta bleje fare mire denimin, dhe loja eshte bere, eshte e mundur te ndodhe kjo? shume e mundur, jane po ata qe ishin ne drejtesine e kalbur prej vitesh, prandaj kjo loje bie era dreq.

  6. Spartaku says:

    Eshte anistia me e keqe,me e poshter,dhe me ofenduese ndaj popullit shqipetar.I gjithe populli pret te ndeshkohen kriminelet e 97,gerdecit,21 Janarit,kurse ju i falni.Epo çfare parlamenti eshte ky? Do ndikoi 100% keq ne zgjedhje.Mazhoranca nuk duhej t’a bente kete.

  7. Spartaku says:

    Eshte amistia me e keqe,me e poshter,dhe me ofenduese ndaj popullit shqipetar.I gjithe populli pret te ndeshkohen kriminelet e 97,gerdecit,21 Janarit,kurse ju i falni.Epo çfare parlamenti eshte ky? Do ndikoi 100% keq ne zgjedhje.Mazhoranca nuk duhej t’a bente kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *