Çeçenia dhe rreziku xhihadist për Putinin

3 Prill 2017, 20:29Bota TEMA

Eshtë lajm i disa ditëve më parë vrasja në Çeçeni e gjashtë ushtarëve të Gardës KOmbëtare Ruse. Sulmi ndodhi në fshatin e Naurskajas, në veriperëndim të Groznit, kryeqytet i vendit. Tre ushtarë të tjerë u plagosën rëndë. Sipas asaj që shkruan agjencia ruse e lajmeve Sputnik, që citon numrin një të Gardës Kombëtare Viktor Zolotov, nuk ka viktima mes civilëve.

“Gjatë përplasjes së armatosur, të gjithë anëtarët e grupit u neutralizuan. Kriminelët kishin armë zjarri dhe municione, në trupat e dy prej tyre u gjetën rripa me eksplozivë kamikazësh”, ka deklaruar Zolotov.

Një sulm islamik, i injoruar nga pjesa më e madhe e mediave, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, në një rajon që përbën një “kovaçanë” luftëtarësh të huaj dhe xhihadistësh.

Terroristë çeçenë që kthehen nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin menjëherë thirri një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, për të diskutuar çështjen. Prania e ISIS në Kaukaz është një shqetësim i madh, edhe pse është në koherencë me joshjen e njohur islamike të rajonit.

Vetëm dy ditë më parë, Valery Semerikov, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) – një aleancë ushtarake që bashkon Rusinë dhe shumë ish-shtete të tjera sovjetike – njoftoi praninë e 2.500 qytetarëve rusë, të cilët luftojnë me grupet xhihadiste në Siri.

Xhihadistët çeçenë vazhdojnë luftën kundër armikut rus

Shumica e këtyre militantëve janë të ardhur nga Kaukazi dhe, duke pasur parasysh ecurinë e konfliktit në favor të forcave besnike të Bashar al-Assadit, ishte vetëm një çështje kohe para se ata të ktheheshin në shtëpi dhe të vazhdonin prej aty, luftën e tyre kundër Rusisë. Shqetësimi që rrjedh nga prania e qytetarëve rusë në mesin e xhihadistëve në Siri, ka qenë një nga arsyet kryesore të ndërhyrjes ushtarake të Federatës Ruse në Siri, si e bëri të qartë presidenti Putin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator 2015.

Islamikët e Kaukazit

Edhe pse Isis është shfaqur në Kaukazin e Veriut, nuk ka gjasa që situata do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme, pavarësisht sulmit të rëndë pak ditë më parë. Kryengritja islamike e ndezur në Kaukaz, në ’90 dhe fillim të viteve 2000 të paktën pjesërisht u mposht. Megjithatë, duke pasur parasysh brutalitetin e treguar nga islamistët e Daesh, që nuk kursen as edhe civilët, forcat e sigurisë ruse dhe çeçene duhet të dyfishojnë vëmendjen dhe përpjekjet e tyre kundër terrorizmit.

Lufta çeçene për pavarësi ka kaluar, nga laike dhe nacionaliste, në islamiste dhe fanatike; një rajon nga i cili vijnë shumica e terroristëve, autorë të sulmeve të tmerrshme në të gjithë botën. Si Tamerlan dhe Dzhokar Tsarnaev dy vëllezërit çeçenë që në prill 2013 vendosën dy bomba në Boston gjatë maratonës së Bostonit, duke vrarë tre persona dhe plagosur pothuaj 300.

Këtu, jo rastësisht, vehabitët e Arabisë Saudite kanë financuar ndërtimin e shumë xhamive. Eshtë toka e Doku Umarovit, luftëtari çeçen, cili në vitin 2007 kishte shpallur lindjen e kalifatit në Kaukaz, edhe më përpara se Al Bagdadi të krijonte Isis, mes Sirisë dhe Irakut. Umarov ka pasur në duart e tij gjakun e qindra e rusëve të vrarë në shpërthimet në metro, aeroporte, rrugë”. Beteja kundër Isis vazhdon dhe përhapet në dyert e Rusisë së Putinit, në një rajon me tokë pjellore për islamizmin dhe fanatizmin fetar.

IlGiornale – bota.al

1 komente në “Çeçenia dhe rreziku xhihadist për Putinin”

  1. Projekti says:

    Xhihadistet ne Ceceni ngjasojne pak me terroristet greko-ortodokse te shekullit te 19, armatoloi dhe kléftis. Si xhihadistet e Cecenise, si terroristet greke perdorin dhunen. Ndryshimi eshte se xhihadistet ne Ceceni luftojne per liri. Vetem xhihadistet duhet te bejne kujdes qe te mos marrin gishtin e mesit ne fund si e moren terroristet e EOKA ne Qipro (jugu sa me shpejt i cliruar, shpresa vdes e fundit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje