DETAJET e darkës katër orëshe: Ja për çfarë ranë dakord Rama-Meta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA

Edi Rama dhe Ilir Meta duket se kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit edhe për 4 vitet e ardhshme, në darkën e djeshme.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se Rama dhe Meta kanë rënë dakord që të hyjnë në zgjedhje më 18 qershor.

Ata do bëjnë përpjekje t’i bëjnë një ofertë PD-së që të dalë nga çadra.

Oferta përfshin gjëra që kanë të bëjnë me transparencën e zgjedhjeve.

Por, PS dhe LSI nuk kanë ndërmend që t’i ofrojnë PD-së, qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh, siç kërkon Lulzim Basha me insistim.

PD me shumë gjasë nuk do të pranojë.

Kjo e zgjidh në parim çështjen e presidentit dhe mënyrën se si do të zgjidhet nga ky parlament.

Pas darkës së djeshme, tashmë nuk ka më dilema për vazhdimin e koalicionit PS-LSI, zgjedhjen e presidentit të rid he hyrjen në zgjedhje bashkë, më 18 qershor.

Në ditët në vijim pritet që të detajohet ajo për të cilën Rama dhe Meta kanë rënë dakord në darkën e 2 prillit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “DETAJET e darkës katër orëshe: Ja për çfarë ranë dakord Rama-Meta”

  1. sk says:

    Qe Meta eshte ne situate kritike, si kurdohere, dhe filloi perkedheljet ndaj Rames. Kjo eshte e njohur dhe dihet.
    Po Rama e beson?
    S’me besohet! Ai e di fort mire fabulen, macja dhe miu.

    1. Flori07 says:

      Me vjen keq qe mendoni ne kete menyre, dhe thoni se Meta ka filluar te levize guret nga frika. Ne e dijme mire qe LSI dhe Meta do fitojne fortesisht ne kete zgjedhje te reja parlamentare, dhe ju me pas do thoni te kunderten. Rama ka deshire qe gjithmone t’i kete krahet e ngrohta ne te dyja kahet, keshtu qe ju gaboheni! 🙂

  2. populli D.V. says:

    Meta do veje ne te semes ne 18 qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *