Darka Rama-Meta jep efektin e parë, LSI futet në zgjedhjet e Kavajës

Darka Rama-Meta e së dielës ka dhënë efektin e parë.

LSI ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës.

Sot paradite në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë dërguar emrat për anëtarin e LSI në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.

Një akt që i jep fund bojkotit të LSI.

LSI deklaroi disa herë se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e Kavajës, pa opozitën.

Luan Rama tha se zgjedhjet pa opozitën, janë një farsë.

Por tashmë LSI ka ndryshuar qendrim.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...