Erdogan: BE është një bashkim kristian, ndaj nuk hyjmë dot prej 54 vjetësh

Presidenti i Turqisë Reccep tayyip Erdogan ka deklaruar  gjatë një mitingu në Ankara, se vendi i tij nuk ka qenë në gjendje të hyjë në BE për 54 vjet, vetëm pse është me shumicë myslimane.

E dini pse Turqia nuk ka qenë në gjendje të hyjë në BE për 54 vjet?

Arsyeja është absolutisht e qartë: BE-ja është një bashkim kristian”, tha ai.

Sakaq ai i ka kërkuar zgjedhësve turq në Europë, të sfidojnë “nipat e nazistëve” dhe të mbështesin referendumin e këtij muaji mbi ndryshimet kushtetuese.

“Unë u kërkoj vëllezërve tanë në Europë…kanë mbetur edhe 7 ditë. Gjithçka po shkon mirë për momentin. Shumë njerëz po votojnë. Numri i votave është më i lartë krahasuar me zgjedhjet e fundit, por le të jetë edhe më i lartë. Jepini përgjigjen e merituar nipave të nazizmit, që kanë imponuar shtypjen fashiste, duke votuar po”, tha Erdogan.

Këto komente të fundit të tij pritet të shkaktojnë edhe më shumë zemërim në Europë.

Erdogani, në mënyrë të përsëritur ka sulmuar vendet europiane, përfshirë Gjermaninë, gjatë fushatës, duke i akuzuar për taktikat e tyre naziste pas ndalimit të ministrave të tij që të flisnin në tubimet me zgjedhësit turq jashtë vendit.

Gjermania është zemëruar jo pak për referencën ndaj së kaluarës së saj, e Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se kjo duhet të ndalet.

Në fjalimin e mbajtur në provincën Rize, në Detin e Zi, Erdogani tha po ashtu se Turqia do të rivlerësojë procesin e anëtarësimit në BE pas referendumit.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Erdogan: BE është një bashkim kristian, ndaj nuk hyjmë dot prej 54 vjetësh”

  1. krysho ludovik says:

    te lumte qirje erdagoni
    tregoja vendin kaurrit te derrit
    thoji qe ti do besh bashkimin evropian te gjyzeleve
    mo harro te shtosh edhe angline aty

  2. sorkadhja says:

    Me ne fund u kuptua qe “Bashkimi Europian” eshte bashkim kristianizmit. Kjo eshte e ditur, por demagogjia ben punen e vet. Me ane te demokracise, demagogjia eshte nje “spiun” i fshete dhe i kamufluar: Pse valle ne vitin 1912 dhe me pare Fuqite e medha si rusia, anglia, franca e coptuan shqiperine? Sepse ishte shumice myslimane dhe i a falen trojet greqise dhe serbise ortodokse. Keto i kemi thene dhe sterthene. Bashkimi Europian, duke vepruar me demagogji, ka shkaterruar europen dhe poujt e saj do te vuajne skllaverine moderne, nen shtypjen e ortodoksise ruso-serbo-greke.rumune etj.Sorkadhja

    1. anticensurë says:

      o sokardhe qeke fantastik!!
      erdoganist gjithashtu!!
      vetëm mos e dridh si e drodhët kur bashkpunoi me putinin!!sepse kur rrëzoi avionin e putinit ju ja morët në gojë erdos,për triimërinë e tij dhe i hëngrët mutin putinit kur e drodhi erdogani!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *