Frrok Çupi sulmon ashpër Nishanin: Tradhtoi PD-në dhe tani po iu lëpihet Ramës e Metës që ta zgjedhin prapë president

3 Prill 2017, 12:44Politika TEMA

Frrok Çupi, një gazetar i afërt i Berishës, ka sulmuar ashpër Bujar Nishanin.

Sipas tij, ky i fundit ka kaluar “ylberin” dhe ka tradhtuar PD-në.

Çupi shkruan se Nishani po i lëpihet Ramës e Metës, që ta bëjnë prapë president.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë për kanalin televiziv “Neës 24” ka thënë se është i gatshëm që “krizën politike në vend” ta zgjidhë me anë të “dialogut të palëve”.

Kriza politike në vend nënkupton “ngrirjen” e zhvillimeve politike, sidomos pas kërkesës së Opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme “me një qeveri teknike”. Dorëheqja e qeverisë Rama, për opozitën nuk është e negociueshme. Pas kësaj- sipas Opozitës- mund të fillojnë negociatat për krijimin e qeverisë teknike, formulën për krijimin e saj, anëtarët e kabinetit” teknik”, etj.  Por jo para këtij hapi.

Arsyeja pse Opozita e kryesuar nga Partia Demokratike kërkon “zgjedhje të lira” jashtë qeverisë Rama, dmth., përmes një qeverie teknike, është bërë e qartë si në vend edhe ndërkombëtarisht.  Arsyeja është se qeveria aktuale PS+LSI është e pabesueshme se mund të zhvillojë zgjedhje të ndershme. Për katër vjet qeveria është akuzuar për një “korrupsion galopant”- sipas edhe raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA. Ky korrupsion ka mundur të grumbullojë fonde të mëdha në xhepat e qeverisë, që me siguri do të përdoren për të blerë votat e zgjedhjeve parlamentare të  qershorit 2017. Edhe zgjedhjet e vitit 2013 kishin hijen e rëndë të blerjes së votave nga PS+LSI. Për këtë ranë edhe “dëshmorë” në fushën e dorëzimit të parave për votë.

Prej dy vjetësh vendi ynë është shpallur “Kolumbi e Europës” për shkak të kultivimit dhe trafikimit shtetëror të bimës narkotike. Sipas llogarive të bëra nga OSBE dhe shprehur përmes ambasadorit ët OSBE në Tiranë, mbi 2 miliardë euro të ardhura nga droga ndodhen në qarkullim “për blerjen e votave”. Në rrethanat e një shteti që prodhon dhe shet drogë pa “llogari”, nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme nën qeverinë që ka kryer krimin e drogës. Prandaj është kërkuar dhe kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i qeverisë teknike.

Prej më shumë se dy vjet, sipas kërkesës së Opozitës parlamentare dhe me një rezolutë të veçantë të Kuvendit, institucioni ligjvënës i Republikës, është shpallur “i kriminalizuar”. Edhe aleatët kryesorë të vendit, BE dhe SHBA, kanë pranuar se Kuvendi është i përbërë nga kriminelë, vrasës dhe trafikantë njerëzish e narkotikësh. Po edh pushteti lokal e administrata shtetërore është e mbushur me autorë krimi- sipas raportimeve të politikës së brendshme dhe përfaqësive perëndimore euroatlantike. Në këto kushte, Opozita ka kërkuar “qeveri teknike” sepse nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira nën një administratë, Kuvend dhe gjyqësor të inkriminuar. Presidenti e injoron Opozitën sikur ajo bën lodra fëmijësh dhe ky i jep një karamele.

Kërkesat e opozitës janë trupëzuar në një protestë qytetare që tashmë po mbush 45 ditë, në Bulevardin e Tiranës. Për këtë ngjarje janë vënë në dijeni BE, SHBA, PPE dhe institucione të demokracisë perëndimore. Betimi i Opozitës është “për jetë a vdekje” drejt zgjedhjeve të lira, përmes një qeverie teknike…

Presidenti i Republikës, Nishani, në intervistën televizive, ka thënë se “mund ta zgjidh krizën duke ulur palët në tavolinë”. Si do ta zgjidhin palët, me “urdhrin e peshkut”? Kaq e thjeshtë qenka që brenda një ditë të garantohen zgjedhje të ndershme nga “palët”? “Palë” ai ka quajtur partitë politike parlamentare, për të cilat ka shprehur lavdërime nga ato që në shqipen popullore i thonë “iu krehu bishtin”. Me siguri kjo është një sjellje presidenciale për “faktorët e shtetit” siç i quan, me isharete ndaj partive se do ta zgjedhin përsëri si President të Republikës. Por pa respektuar vullnetin politik të Opozitës, që është betuar për zgjedhje të ndershme.

Mbi të gjitha  ai ka folur sikur është mbi palët; në fakt është bërë palë duke marrë përsipër “misionin e PD” që nuk e thënka dot me gojën e vet se “kërkon kompromis”, por këtë ia ka thënë që ta thotë presidenti në “mexhlis”. Presidenti i Republikës, ndryshe nga çdo kryetar shteti në republikë Parlamentare, ka lëvizur prej origjinës së vet politike dhe ka kaluar në “besimin” tjetër politik. Pse? Me siguri analizat si  kanë dëshmuar, do të interpretojnë si “lëpirje për t’u zgjedhur President” me një mandat tjetër. Mandati po mbaron për pak ditë, dhe presidenti mund të lakmohet lehtësisht. Por a mund të jetë i besueshëm një president që kapërcen “ylberin” brenda ditës?”, shkruan Çupi.

19 komente në “Frrok Çupi sulmon ashpër Nishanin: Tradhtoi PD-në dhe tani po iu lëpihet Ramës e Metës që ta zgjedhin prapë president”

  1. uskania says:

    Or Çup!Je ti bythëlëpirësi i një çerek shekulli!

  2. andromeda says:

    Ky spiuni i asfalisë greke ia fut gjithmonë katundit, se malokrinë dhe zhulërinë e ka në ADN.

  3. Marku says:

    Shyqyr qe na hape syte Frrok,e dija president te republikes dhe jo kontraktor te PD-se kete Nishanin !Tani qe ti thua se kaloi ne anen tjeter po e kuptoj qe paska qene ne njeren ane dhe jo i paanshem sic ja kerkon kushtetuta !

  4. Tirana says:

    O Frrok! A te kujtohet c’ke thene per Sali Berishen ,kur ishe drejtor i ATSH-se? Mendohu pak ! Je vetem nje sharlatan me origjine nga Mirdita,po jo mirditor. Mirditoret priten Enver Hoxhen si burra malsie i thane ne sy se nuk jemi me ty,por po shohim se anien po e drejton drejt,ndaj do te mbeshtesim. Eshte biseda e zhvilluar me tre bajraktaret me ne ze te Mirdites. kete shkrim e kam lexuar ne gazete pas permbysjes se sistemit socialist…. Po ti nuk je burre edhe pse je nga malsia…..

  5. Bashiqi says:

    Berisha te kjan nanen ty cup e i thirrr babe

  6. mete says:

    Po sa te shemtuar i kane keta mender analistet dy By..at

  7. Besoj says:

    Si mos na mbushesh mendjen o sahanlepires I neveritur. Nishani cdo gje tradheton por jo Saliun.

  8. Drejtësia says:

    Nuk na duhet nishani juaj o bajgë e qelbur jo.
    E kemi vendosur se kë do bëjmë President nuk do pyesim partinë që ka lyer duart me gjakun e shqipëtarëve.

  9. Lalka says:

    Kur flet plehurina RupiÇupiRupi per republike te re te Luloqes…
    Beni gati leckat dhe julutem mbani Salehun se esht me tension dhe mbistres. Mbaheni dhe ruajeni, deri sa te shkoje ne burg, ku patjeter do ti sigurohen te gjitha te drejtat megjithese as ai as Luloqja e as RupiÇupiRupi nuk e meritojne… Spitali i burgut eshte rilindur keshtu qe pa merak…

  10. "horri i bulevardit" says:

    O sakati persident, ke harru Frrokun pa medalje, jepja tani se mbas zgjedhjes se presidentit tjater, dhe 18 qershorit, sdo ja degjojm me zerin ketij laskari.

  11. Aleko says:

    Mos eshte ky ai gazetarei qe berisha I vuri flaken gazetes se tij..ha ha ha nuk thone kot…Q ….nenen te te thone babe…cfare bythlepirje…dhe pastaj e quajne veten me krenari Mireditor”” a mjere ne ku jemi katandisur!…

  12. timo says:

    Zagari plak doli në qarkullim sa po Sala bëri thirjen “zagarë të të gjithë Shqipërisë tek çadra mblidhuni”. Duket ka dalë diku ndonjë lek. Qar… Era e lekut i ka mbleshur zagarët.

  13. Pallatet Agimi says:

    Ne se ky konsiderohet perfaqesues mediash, sa te drejte ka Rama qe flet i pezmatuar per kete medie, deri ne neveri.
    Ky Cupi, megjithese e njeh gazetarine, eshte turpi me i madh per gazetarine. I paskrupullt ne qendrimet e veta politike, i pa turpshem ne gjykimet e veta, i pa ndere ne analizat e tij, servil i qelbur deri ne peshtirosje. Nje hic si njeri e nje zero si shqiptar. Keta lloj syfetesh e qelbin per faqe te zeze Shqiperine. Nje mut si karakter, nje bajge si njeri e pa dyshim nje hale si intelektual. Sa me larg koleres!

  14. Çapi,çupi says:

    Nuk e kuptoj dote kete besnikerine tuaj,nuk Po flas edhe per rastin konkrete a mos duhet te qendrojene besnik edhe kur gabon edhe kur vjedh,vret? Njesoj si sh Enver qe kerkonte besnikeri te populli edhe pse I vriste sa qesharake!!!

  15. Emigranti says:

    Sa do qe ta shash nujarin, me fjal dhe me vepra ishte dhe mbeti edhe keto pas vite ushtar bindur i saliut qe e gradoi nga kapter ne gjeneral. e se ky i ashtuquajtur president, ter keto vite ka mbajtur shpaten e demokleut mbi koen e qeveris Rama, ti Cupi ishe dhe mbete nje servopruzhina nga me te felliqurit, me te ndyret si gazetar dhe ineveritshem si njeri.
    Sali Satanaja krahas qindra te keqiave qe u ka ber shqiptareve, urdheroi dhe dogji azeten KOHA JONE. THat e cnuk thate ne ate kohe kunder qeveris Berisha, bashke me lezhjanin. Me pas sikur te mos kishite dodhur asgje, edhe pse u arestuan, paska qen fallco, ky arestim. Nuk vonoi shum dhe filluat ti thurnit hymne nje krimineli qe dogji dhe vrau shqiptaret. U suall me ta sikur te ishte bajraktar me keq nga Zogu.
    Kan kaluar shum vite dhe ti ish komunisti i PPSH gazetari i zjart i Zerit te populli, qe na canje trapin me levdatat per rregjimin diktatorjal, te njejten gje, thuajse cdo dit i thur hymne nje PD , Sali Berishes e Lulezim Bashes , qe kerkon ta futin shqiperin dhe shqiptaret ne gjkderdhje, ta kethen mrapsh dekada te tera. Ste vjen turp te mbrosh nje parti qe saboton rreformen ne drejtesi, vettingun, qe aq shum kembengulin SHBA, Brukseli CDU dhe qeveria e Merkelit, sepse kan investuar para dhe specjalist per te miren e shqiptareve, demokracis dhe shtetit ligjor. Ndersa ti vazhdon ti biesh fyellit ne nje vrim mbron cadren e hajnave, qe ka braktisur parlamentin, komisjonet, mendon se problemet zgjidhen rrugeve neper cadra dhe jo ne parlament.
    Paska ber mir zoti Mero qe ta botoi kete shkrim , se me kete rast po e e lexoijme se esht shkruar tek Tema, se ndryshe, sta varim qillon, se te njohim cfar mostre qe je.

  16. Arber Iliri says:

    O Cup mbaj mend vetem se ne nje bisede ne tv nje nga pjesemarresit te tha se kishe qene spiun fronti ne lagje.Ne fakt je ngrit ne detyre mesa di je bere spiun i ASFALISE greke me 100% siguri.Ti e din se ku dhe si dhe sa je pagu, do ti nxjerim.Nuk eshte teori konspirative por realiteti i jot.

  17. artur says:

    Sa naiv tregohet Berisha qe nepermjet Cupit kujton se e rifut ne loje Nishanin si president.

  18. alphade says:

    Nuk i dorezojne kollaj Berisha-Basha – Iliri …pasurite e grabitura te
    shqiptareve ! Sidomos Berishovici me nje mal me krime mbi ku-
    rriz ! Kishim shume shprese te Ligji i Vettingut por nuk qenka e
    thene ! Shqiptaret u tradhetuan nga politikanet shqiptare ,drejtesia
    po se po , por edhe nga nderkombetaret : BE -ja dhe SHBA -ja !

  19. Ol says:

    Fare e mutit,me titull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje