Ish-ambasadori amerikan Arvizu, darkë me ministren e Mbrojtjes Kodheli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish Ambasadori amerikan në Tiranë, njëherësh zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve Alexandër Arvizu ka darkuar në ditët e para të ardhjes në Tiranë me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një nga restorantet e Tiranës në darkën mes Arvizu dhe Kodhelit kanë qënë prezentë dhe zyrtarë të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Arvizu i cili mban të rregullta e të forta lidhjet me Shqipërinë ku ai shërbeu për katër vjet, sa herë ka ardhur në Tiranë dhe me statusin e ri në DASH që mban, është takuar dhe ka bashkëbiseduar me Ministren e Mbrojtjes Kodheli për situatën në vend dhe Sigurinë.

Ministrja e Mbrojtjes gjatë tërë këtyre viteve ka pasur takime dhe bashkëpunime të ngushta me zyrtarët më të lartë të departamentit të Mbrojtjes së SHBA, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe shërbimeve të sigurisë së vendit më demokratik të botës.

Bashkëpunime që e kane kthyer Shqipërinë në një partner të besueshëm në luftën globale kundër terrorizmit dhe burim stabiliteti në rajon dhe në kufinjtë e Aleancës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *