Meta e la me “gisht në gojë” Lulzim Bashën: Çfarë do bëjë PD-ja tani?

Darka e djeshme Rama-Meta është pritur me interes edhe nga çadra e PD-së, e cila ka pasur shpresa tek Ilir Meta.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas portalit Citynews të drejtuar nga gazetari i djathtë Elvi Fundo, Meta e la Bashën me gisht në gojë.

Partia Demorkatike prej 45 ditësh vazhdon protestën e saj në çadër, midis dy institucioneve që drejtohen nga Edi Rama dhe Ilir Meta, dy bashkëkryetarët e mazhorancës.

Por kjo protestë në fakt sytë i ka pasur tek Ilir Meta dhe shpresa se ky i fundit nuk do hyjë në zgjedhje pa PD dhe do braktisë Edi Ramën.

Një shpresë që me darkën dhe pazarin e mbyllur një natë më parë është shuar.

Lulzim Basha, deputetët apo eksponentët e PD të ushqyer nga gënjeshtra e Fahri Balliut se Meta po ikte nga Rama tashmë ngelën me gisht apo presh në gojë.

Ilir Meta nuk ikën nga Rama dhe marrëveshja duket të jetë e mbyllur midis të dyve, fakt që më shumë gjasa i jep më pak mundësi PD për të rrëzuar qeverinë, duke ditur brishtësinë e saj në parlament dhe numrat e pakët të deputetëve.

Ilir Meta ka bërë mjaft mirë llogaritë e tij. Ai nuk shkoi në asnjë parti, por priti tek LSI kush i lutej dhe kush i ofronte më shumë. Dhe qëndrimi i tij politikisht duket se vlen jo pak. Meta nuk kishte arsye të braktiste Ramën kur kishte riskun se ky i fundit mund te fitonte me Idrizin dhe Topin.

Së dyti, Meta në koalicion me Ramën, merr maksimumin e mandateve dhe përfaqësimi në pushtet mund ti shkojë 35%.

Ndërkohë si alternativë ka një opozitë që drejtohet nga një kryetar i dobët, ende i pabesueshëm, që i mungon elita dhe përfaqësimi i fortë politik. Çadra përballë zyrës nuk mundi ti mbushte mendjen Metës të braktiste Ramën, por ndodhi e kundërta e çoi me vrap tek Rama për të mbyllur çdo pazar të ngelur pezull.

Tashmë opozita është edhe më e pashpresë. Ilir Meta nuk e dha zgjidhjen, shpresa e vetme është tek ndërkombëtarët të cilët në shumë raste kanë kërkuar që PD të kthehet në parlament, megjithëse duan që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira. Por këto garanci për Lulzim Bashën, nuk duket se do vijnë nga qeveria teknike alternativë tani e mbyllur përfundimisht.

Pra e vetmja shpresë është që Basha të marrë garanci nga ndërkombëtarët dhe të gjendet zgjidhja për të dalë nga çadra, ose hapi ekstrem që mund të ishte “vrastar”, bojkoti përfundimtar i zgjedhjeve. Kjo e fundit apo shkatërrimi i procesit zgjedhor mund të kishin jo pak pasoja për vendin dhe opozitën, duket të jetë një rrugë pa krye. Por problemi më akatual politik ngelet si do dalë Lulzim Basha nga çadra, tani që shpresa Meta u venit, e la me gisht në gojë dhe ndërkombëtarët nuk duken shumë mbështetës”, shkruan ky portal.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Meta e la me “gisht në gojë” Lulzim Bashën: Çfarë do bëjë PD-ja tani?”

  1. Hasani says:

    E e kuptoni se ku keni arritur??? Te beje Fahri Balliu opoziten Shqiptare……

  2. Qytetar says:

    Aty te rrije.Ne jemi te vendosur ta shpartallojme perfundimisht ate parti qe ka vjedh por mbi te gjitha ate parti qe ka lyer duart me gjakun e shqiptareve.

  3. Bekimi says:

    Të mund zullumi një ditë. Po prisni se s’keni parë gjë akoma.
    Ajo kacolle, jo vetëm që do të shembet, por dot të digjet gjersa të shkrumbohet në hi. Me hi dua të them trarët pas hekurave. Kurse shufrat e bajgat do bëhen vërtet hi, pa asnjë vlerë. Do bëhet gazi i krejt Shqipërisë që ia patën ngrirë gazin në buzë për 26 vjetë.

  4. Spartaku says:

    Tani,prite Berishen dhe Bashen,kur t’i versulen Metes me akuza me monstruoze,per vrasjen e Tom Doshit etj krime.Kurse krimet makabre te tyre nuk i thon,bejne sikur nuk i din.Ata i din si dreqi por nuk i thon se kane frike.Meta duhet te jete i pergatitur karshi akuzave e shpifjeve te Berishes,Bashes,e qeneve te tjere te kasaj partie fashiste.Megjitheate ata vete thon e vete degjojne.Do jete mire per shqiperine,qe,pd-ke te mos mare pjese ne zgjedhje,se do shkaterrohet totalisht,Do shpetoijme nga ky stan me ujqer te terbuar.

  5. selim rroshi says:

    hehe
    Me mire keshtu. Te kete mendere Basha te beje nje poltike me reale ngaj popullit dhe ti mare votat vete pa Meten.
    Te jete i zoti te nxjere gomarin nga balta po mundi.
    Po fatkeqsisht ska bere Basha politike reale as si do luftoje krimin ne pushtet as si do shkaterroje monopolet gjkathithse as si do shduke korrupsionin as si do vere njerezit e zote ne drejtim te shtetit as si do jete shkeputur vete nga estblishmenti paralli i tranzicionit.
    Ndaj ikin njerezit se mire e qelbi tej e tej rilindja po as opozita spo jep prova reale qe do rregulloje gjerat.

  6. Arbi says:

    Prap ky fahri pilaci…pu pu pu.

  7. Arbi says:

    Prap ky fahri pilaci…pu pu pu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *