Pas darkës me Ramën, Meta drekon më Shpëtim Idrizin

3 Prill 2017, 16:40Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka drekuar sot me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ata kanë drekuar në një restorant peshku në Tiranë.

Dreka me Idrizin vjen pas darkës me kryeministrin Rama, në të cilën thuhet se ata kanë rënë dakord për të vazhduar bashkë, edhe pse për momentin nuk ka asnjë gjë zyrtare.

Por me sa shihet, pas marrëdhënieve më Ramën, Meta është duke rregulluar edhe ato me Idrizin.

Kjo, për shkak se muajt e fundit, mes deputetëve të dy partive ka pasur replika dhe kundë replika të ashpra, pasi LSI e shihte PDIU-në si një parti që po përdorej nga Rama për t’i bërë pikërisht asaj presion.

2 komente në “Pas darkës me Ramën, Meta drekon më Shpëtim Idrizin”

  1. muharremi says:

    prape ke markata ??…po boll o burre i dheut

  2. Spartaku says:

    Per mendimin tim,eshte veprimi me i mire qe ka bere Ilir Meta.Ai ka drekuar me shpetim Idrizin,shenje e mire kjo per forcimin e koalicionit.Une mendoje,se, Idrizi eshte i nje partie si gjithe partite e tjera qe kerkojne te bejne koalicion me ate qe ka leverdi.Prandaj Meta ka bere mire qe e ka afruar Idrizin.Te bashkuar dhe me sinqeritet,do te behen te pathyeshem para presionit absurd te pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje